Ngushëllime juve matrapaz,  e qofshi shëndosh për"Ballkanin e Hapur"!

Ngushëllime juve matrapaz,  e qofshi shëndosh për
Ngushëllime juve matrapaz,  e qofshi shëndosh për

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 09 September 2022 - 14:58

Shkruan: ANALISTI: Reshat Badallaj

Përse  ky këlyshi i Serbisë fashiste të Slobodan Milosheviqit, ftoi me telefon Zoran Tegeltija,i ardhur nga "Srpska Republika" dhe çka thanë Xhaferoviq dhe Komshiq, që përfaqësonin popullin boshnjak dhe kroat?Dritan Abozoviqi, ky qyqar,  ditë të bardhe mos paftë,  shkoi si langua i Kishës Ortodokse serbe, i shkarkuar dhe nuk ja vari askush. Perse vetëm Rusia e përkrahu dhe cili ishte qëndrimi i Amerikës e sidomos Fondacionit "Rockfellers Brothers" dhe çfarë selami i çoi Gabriel Escobar, në Ohër për këtë samit? Ky projekt jo vetëm që është anti shqiptar, por është edhe projekt anti evropian dhe antiamerikan, ndaj, ju qofshi shëndosh për këtë “kufomë” që ka dhënë shpirt njëherë e përgjithmonë. Ndërkaq, për “grobarët” e tradhtarët shqiptar shitur dhe disa këlysh që e përkrahin, vetëm qentë kanë me jua vizituar varrin! "Grobarët-varrhapurit" e Beogradit në krye më këlyshin e Slobodon Millosheviqit, që quhet Aleksandër Vuçiq, me vëllaun e tij dhe besnik që quhet Edvin Kristaq Rama dhe ca langonjtë të Kosovës, i hapen varrin Kosovës dhe shqiptarëve gjithandej me kinse "Mini Shengen ballkanik" për të mashtruar dhe hedhur karremin shqiptareve, humbi si uji  në zall. Kjo bandë e faqes së zezë e hëngrën çorbën e kuzhinave të Beogradit, të pangopur me idenë e Vasa Çubriloviqit, duke parë se u bënë horë, ndërruan emrin e kësaj murtaje të zezë dhe morri emrin e ri "BALLKANI I HAPUR" dhe këta "grobar" bashkë me tradhtarët dhe banditët nuk lanë gur e dru pa lëvizur për ti futur thike pas shpine Kosovës dhe jo vetëm kaq, por i shtynin përpara planet ogurzeza të serbomëdhenjve për t´i ra kazmë, sakicë e hanxhar Kosovës prapa kurrizit. Kjo  kufomë  e gjallë ka dhënë shpirt dhe varri i saj akoma është i hapur, por, kam bindjen se në këtë varr përpos projektit të tyre, do varrosen edhe "grobarët" që jua përgatiten shqiptarëve. Ky soj gjakësorësh harrojnë se një proverb shqiptar thotë:"Kur i´a bënë varrin tjetrit, bie vetë në të". Dhe, merreni me mend, duke parë se ky projekt antishqiptar po vdes, përpos Serbisë fashiste, Shqipërisë (po jo të shqiptarëve),po të Edvin Kristaq Ramës dhe Maqedonisë së Veriut, grobarët ftuan Italinë,Turqinë,Hungarinë, që të futen në këtë projekt! Këtë projekt vrasës e refuzuan me shumë të drejtë Kosova, Bosna dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, e kuptuan këtë hile dhe nuk u futën se e dinin se Serbia fashiste i përpinë dhe me fjalë të tjera e kuptuan hilen e fashizmit serb dhe zagarëve tradhtar  antishqiptar, duke bërë propagandë se kinse ka interesim të madh që këtij projekti t´i bashkohen edhe shtete tjera,krejt me qëllim që të derdhet ky uji në mullirin e fashizmit serbian. Kush ishte Zoran Tegeltija dhe përse e ftoi Aleksandër Vuçiqi dhe langonjtë e tij? "Grobarët" antishqiptar duke parë se po vdes ky projekt dhe të shtyrë nga Rusia cariste që nuk duhet të ndalën Aleksandër Vuçiqi,këlyshi i gjakësorit dhe kriminelit, Slobodan Millosheviq, i fton me telefon edhe këta njerëz antishqiptar dhe ata janë:Kryetari serb i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Zoran Tegeltija, ishte në samit si  ftuar i presidentit serb, pa asnjë mandat zyrtar dhe pa kompetencë ligjore dhe pa asnjë tagër që të fusë shtetin e Bosnje-Hercegovinës në nismën serbe. Mirëpo e vërteta është se Abazoviç është një kryeministër i shkarkuar nga parlamenti i Malit të Zi në gusht të këtij viti dhe nuk ka tagër ligjor të fusë Malin e Zi në nismën serbe. Abazoviç shkoi në Beograd si  i ftuar personal i presidentit serb Vuçiç dhe i kishës ortodokse serbe.Dy anëtarët e presidencës së përbashkët të Bosnjë-Hercegovinës, Xhaferoviç dhe Komsiç, që përfaqësojnë popullin boshnjak dhe popullin kroat, janë kundër “Ballkanit të hapur” serb dhe pa firmën e pa pëlqimin e tyre nuk mund të ketë asnjë lloj përfaqësimi zyrtar apo anëtarësimi të shtetit në atë nismë.

 ÇKA THA AMERIKA PER KETE PROJEKT ANTISHQIPATAR?

Sipas deklaratave zyrtare të diplomacisë së SHBA dhe të BE nisma e “Ballkanit të hapur” nuk mund të njihet dhe as të quhet e vlefshme nëse në të nuk marrin pjesë gjashtë shtetet përbërëse të Ballkanit Perëndimor. Duke parë se ky është një mision i pamundur, dhe për ta shpëtuar në një farë mënyre nismën serbe nga shkrirja, treshja e tre shteteve anëtare nxitoi në 2 shtator të dilte me blofin e ri diplomatik të ftesës për anëtarësim të shteteve të tjera jashtë Ballkanit Perëndimor. Karakterin anti europian të nismës serbe “Ballkan i hapur” e theksonte edhe një studim i Fondacionit amerikan “Rockfeller Brothers” i botuar në median “euroactiv” në 30 gusht: “Nisma “Ballkan i hapur” mund të ndikojë negativisht në rajon. Liderët e shteteve të përfshira në “Ballkanin e hapur” duket se e mirëpresin  idenë që ata nuk kanë pse mbështesin standardet evropiane brenda saj”. Samiti i fundit i mikroaleancës “Ballkan i hapur” prodhoi një lëvizje të re antieuropiane dhe antiamerikane. Kundërvënia e parë antiamerikane është ndaj të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili në 8 qershor 2022 i dërgoi samitit të tre krerëve të tre shteteve të “Ballkanit të hapur” në Ohër mesazhin e rëndësishëm që nisma e tyre të mbetet ekonomike dhe “ky nuk është projekt politik”.Dhe krejt në fund, mos harroni se Rusia, Serbia edhe Edvin Kristaq Rama, janë duke ndërsyer edhe një këlysh të tyre që jeton në Kosovë dhe gjithandej për të përkrahur këtë projekt antishqiptar,por, nuk ja var kush,ndonëse  është i rrezikshëm ky këlysh për të kafshuar helmueshëm!!!Sido që te jetë, ky projekt antishqiptar ka dhënë shpirt njëherë e përgjithmonë!

 P.S. Për këtë shkrim unë,Reshat Badallaj-Zhuriani, Zhur,krahina e Lumes, Republika e Shqipërisë, mbaj përgjegjësi morale,penale dhe juridike. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".