Lexoni edhe:
Provokimet e strukturave ilegale kriminale në veri, sfidë serioze për shtetin
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Në fakt greva, është bërë akti më i paturpshëm që pas më tepër se tri dekadave, mund ti godiste përsëri në përmasa të tilla turpi dhe aspak morale, Kosovën, pas mbylljes së shkollave nga krimineli Millosheviq më 1991, kur arsimi u detyrua me dhunë, ti pezullonte të gjitha aktivitetet mësimore në të gjitha shkollat anë e mbanë Kosovës, deri më 1 tetor.
-Greva politike dhe fare e pa arsyeshme, nga e cila veçanërisht nxënësit, po ndihen skajshmëritë të keqpërdorur, jo vetëm prej sindikatave por edhe prej të ashtuquajturve mësimdhënës të manipuluar, puna dhe përgatitja e të cilëve, përveçse lë shumë, për të dëshiruar, të bënë të vajtosh me lot edhe për nivelin katastrofal të arsimit në Kosovë, tanimë po kuptohet nga të gjithë, se nuk bëhet për 100 euro, por krejt kjo aventurë e rrezikshme, bëhet për ti përmbushur egot e partive të inkriminuara dhe plotësuar dëshirat e Serbisë fashiste, që nxënësit shqiptar edhe pas hapjes së dyerve të shkollave tona për ta, të demotivohen deri në fund dhe humbin tërësisht interesimin, për mësim nxënie, nga të ashtuquajturit, “mësimdhënës" të cilët edhe ashtu, nuk kanë treguar asnjëherë aftësi as interesim të njëmendtë për mësimdhënie të vërtetë.
Provokimet e strukturave ilegale kriminale në veri, sfidë serioze për shtetinLexoni edhe:
Në fakt greva, është bërë akti më i paturpshëm që pas më tepër se tri dekadave, mund ti godiste përsëri në përmasa të tilla turpi dhe aspak morale, Kosovën, pas mbylljes së shkollave nga krimineli Millosheviq më 1991, kur arsimi u detyrua me dhunë, ti pezullonte të gjitha aktivitetet mësimore në të gjitha shkollat anë e mbanë Kosovës, deri më 1 tetor. Por ajo që në këtë situatë, vret më tepër ndërgjegjen e çdo shqiptari, që ia do të mirën këtij populli, fëmijëve tanë, ardhmërisë së tyre dhe shtetit të Kosovës, është fakti se tanimë nuk është Serbia as Millosheviqi që mbyllin shkollat tona, por janë shqipfolësi Rrahman Jashari me tufën e rrahmanë "morinëve" të dyshimtë, të mbledhur me porosi nga politika e inkriminuar rreth tij, e cila, tanimë po shihet hapur, se gjatë gjithë kohës, nuk ka qenë asnjëherë në shërbim të Kosovës, por në dorëzani të Aleksandër Vuçiqit, për ta shkatërruar tërësisht këtë vend dhe popull të shumëvuajtur, duke vrarë edhe dritën e syve të tij-arsimin, për të cilin ka ditur të derdh edhe gjak, gjatë viteve të okupimit, për ta pasur dhe arritur dijen dhe shkollimin, si gjithë popujt e tjerë.
Kështu që, nuk do shumë studim të gjatë, se greva aktuale në kurriz të fëmijëve minor, është e drejtuar drejtpërsëdrejti kundër nxënësve për shkatërrimin edhe të thërmive të fundit, që kanë ngelur nga atomi i quajtur arsim në Kosovë, grevë e organizuar nga të ashtuquajturat sindikata, me porosi dhe karakter plotësisht politik, si forma më e vrazhdët e shantazhit dhe goditjes ndaj, nxënësve të pafajshëm, prindërve, shtetit të Kosovës dhe institucioneve të zgjedhura demokratike me votën e lirë e legale të qytetarëve, më qëllim të krijimit të situatës destabilizuese në vend, dhe dobësimit të pozitave të Qeverisë, para vendimeve të mëdha që duhet të ndërmarrë shteti, në dialogun me Serbinë.
Madje situata e inskenuar greviste nga Rrrahman Morinët e rinj, është duke rrëshqitur deri në veprime të tilla penale e antiligjore, sa që kundër organizatorëve të dyshimtë të grevës të cilët të nxitur nga partitë e inkriminuara, pa fije turpi dhe ndjesi të pa përshkruar komoditeti, kanë hy edhe në javën e tretë, duke e pamundësuar qëllimisht edhe fillimin e këtij viti të ri shkollor. Prandaj veçanërisht lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të tyre, duhet të nisin urgjentisht hetimet nga prokuroria e shtetit dhe rrahmanët e rrahimët e inskenimit të grevave të orkestruara, sipas skenarëve të partive opozitare, SHIK-ut dhe shërbimeve të fshehta të Serbisë në Kosovë, të ndiqen penalisht për pengimin e kundërligjshëm të vitit të ri shkollor, shkeljen e ligjit dhe rregullave të arsimit në vend, të cilët tanimë po shihet publikisht se janë të nxitur nga politika e inkriminuar, për inskenime të një grevë multi-partiake opozitare, e cila është kthyer në goditjen më të rëndë kundër nxënësve, arsimimit të papenguar të gjeneratave të reja dhe rrezikimit të qëllimshëm të shkollave tona publike duke degjeneruar tërësisht nga qëllimi.
Grevë që duke nisur nga nxënësit, prindërit dhe mbi 90% e qytetarëve të vendit, po identifikohet si aventurë e nxitur nga partitë e rëna nga pushteti, e mbështetur vetëm nga Serbia dhe opozita e inkriminuar me qëllime puro politike, për ta dështuar tërësisht arsimin edhe ashtu të dobët e të pa reformuar në Kosovë, duke krijuar pakënaqësi të veçantë te nxënësit të cilët përveç dy viteve në pandemi, të kaluara jashtë bankave mësimore, tani që nga dita e parë e mësimit, nga të ashtuquajturat sindikata, po lihen qëllimisht edhe jashtë objekteve të tyre shkollore.
Aferë politike dhe fare e pa arsyeshme, nga e cila veçanërisht nxënësit, po ndihen skajshmëritë të keqpërdorur, jo vetëm nga sindikata por edhe nga të ashtuquajturit mësimdhënës të manipuluar, puna dhe përgatitja e të cilëve, përveçse që lë shumë, për të dëshiruar, të bënë të vajtosh me lot, edhe për nivelin katastrofal të arsimit në Kosovë, e cila po shihet hapur, se nuk bëhet për 100 euro, por për ti demotivuar deri në fund nxënësit shqiptar dhe humbur tërësisht interesimin e tyre, për mësim nxënie, edhe pasi të hapen dyert e shkollave për ta, nga të ashtuquajturit, "punëtorë të arsimit" të cilët nuk kanë treguar asnjëherë aftësi as interesim të njëmendtë për mësimdhënie.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".