Politikani,hajduti, gënjeshtari, krimineli e tradhtari bashkëpunojnë kundër drejtësisë

Politikani,hajduti, gënjeshtari, krimineli e tradhtari bashkëpunojnë kundër drejtësisë
Politikani,hajduti, gënjeshtari, krimineli e tradhtari bashkëpunojnë kundër drejtësisë

Skender Kapiti

  • 14 September 2022 - 16:13

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Zakonisht  e në tërësi pothuajse  të njëjtët individë janë edhe politikanë, edhe hajdutë ,edhe mashtrues  dhe madje edhe tradhtarë e kriminelë ose mbrojtës e bashkëortakë me njëri-tjerin.  

Prandaj në Shqipëri e Kosovë është shumë i vështirë ndërtimi dhe funksionimi i shtetit ligjor.

Politikani,  hajduti, gënjeshtari, krimineli  e tradhtari, edhe këta flasin në emër të drejtësisë, mundohen të justifikohen në emër të drejtësisë, japin  “leksione” të drejtësisë dhe mundohen të justifikohen e të mbrohen në emër të drejtësisë.

Politikanin, hajdutin, mashtruesin, genjeshtarin dhe tradhtarin i bën bashkë paraja dhe prandaj ata mbrojnë njëri-tjetrin.

 

Keta janë hipokrite të mëdhej,pasi ata në aleancë dhe në bashkëpunim të ngushtë mes tyre, ata bëjnë padrejtësitë më të mëdha , por që kërkojnë e mbrohen duke  mashtruar e gënjyer opinionin se ata kanë të drejtë.

Politikani, hajduti, gënjeshtari, krimineli dhe tradhtari  janë tejet djallëzorë dhe duhet guxim dhe vigjilencë intelektuale për të zbuluar e demaskuar djallëzitë e poshtërsitë e tyre.

Politikani, gënjeshtari, hajduti, krimineli e tradhtari përdorin me mjaft finesë sidomos në demokraci edhe talentin e korrupsionit, pra korruptimin  dhe manipulimin e opinionit, mediave dhe të institucioneve të shtetit.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".