Lexoni edhe:
Të gjitha skandalet në drejtësi po e zbulojnë lidhjen e fuqishme me krimin
Shkruan: ANALISTI: Reshat Badallaj
Unë Reshat Sallah Badallaj, me emër dhe mbiemër, nga Zhuri i krahinës së Lumes, Republika e Shqipërisë, në këtë gazetë, pra në "Kosova Sot", dhe shkrimet e mia edhe në gazeta dhe Portale, andej Drinit që i kanë botuar, kam shkruar se tradhtarët shqiptarë këndej Drinit dhe andej, dhe bashkë me argatin e UDB-së serbe, klyshin e Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu,Hashim Thaçin e Brojës, Edvin Kristaq Ramen, po i bien sakicë e hanxhar Kosovës. Ndoshta ka pasur pak të atillë që ushqeheshin nga kuzhinat e Beligradit, nuk e besonin nga frika se "gospodari" i tyre nuk i jep më taxhi.
-Të gjithë ishim dëshmitar çka tha dje në Kuvendin e Serbisë, krimineli dhe njeriu më besnik në karrierën politike ndaj ish shefit të tij Slobodan Milosheviqit, Aleksandër Vuçiqi, kur foli për pazaret me trojet shqiptare, ndryshimin e kufijve, në bashkëpunim me tradhtarët shqipfolës, por kinse i paska ra pishman. Me rëndësi e pranoi atë Pazar publikisht.
Të gjitha skandalet në drejtësi po e zbulojnë lidhjen e fuqishme me kriminLexoni edhe:
Dje, në Kuvendin e Serbisë, krahu i djathtë i kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviqit, presidenti i tashëm i Serbisë Aleksandër Vuçiqi, pranoi hapur dhe publikisht tha se paska pasur pazare me copëtimin e Kosovës, por, ky gjakësor tani paska rënë pishman. Unë Reshat Sallah Badallaj, me emër dhe mbiemër, nga Zhuri i krahinës së Lumes, Republika e Shqipërisë, në këtë gazetë, pra në "Kosova Sot", dhe shkrimet e mia edhe në gazeta dhe Portale, andej Drinit që i kanë botuar, kam shkruar se tradhtarët shqiptarë këndej Drinit dhe andej, dhe bashkë me argatin e UDB-së serbe, klyshin e Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu,Hashim Thaçin e Brojës, Edvin Kristaq Ramen, po i bien sakicë e hanxhar Kosovës. Ndoshta ka pasur pak të atillë që ushqeheshin nga kuzhinat e Beligradit, nuk e besonin nga frika se "gospodari" i tyre nuk i jep më taxhi.
Dihet botërisht se as një komb në tërë globin nuk janë të copëtuar në pesë shtete dhe se shqiptarët kufizohen me tokat e tyre që na i copëtuan dhe na prenë me gërshërë hartash. Dhe merreni me mend se si edhe kjo ju duk pak tradhtarëve të kombit shqiptar, ditë të bardhë mos pafshin. Edhe pse dikur ishin dhe janë tokat tona deri te Molla e Kuqe, por të ndarë padrejtësisht, akoma dëshironin ta copëtonin Kosovën deri në palcë dhe t´i vejnë kufijtë deri në Prizren, vetëm për interesa të tyre personale. Kush i ka përcjell shkrimet e mia, unë, me vite kamë shkruar për kumbarën serb, udbashin me librezë zyrtare, Baton Haxhiun se ky këlysh e Jovica Stanishqit, ishte ndërsyer nga qarqet serbe është duke i ra hanxharë Kosovës prapa kurrizit dhe për aq tradhti të madhe që bëri në ndihmë të Serbisë fashiste, ata i benë mirënjohje, dhe po këtë këlysh e kanë shpallur edhe veteran të UÇK-së dhe bile kanë ngritur dolli për këtë "dukat" që i´a varen në qafë dhe jo vetëm kaq, por janë zgërdhi taman si zagarët e Ac Jovanit!!! Dhe, merreni me mend, ky udbash, që ishte dënuar me vdekje për tradhti të UÇK-së në Likoc të Drenicës, merr mirënjohje.
Pazaret që i bënin në dëm të Kosovës duke shëtitur nëpër hotelet më luksoze të Evropës, me para të taksapaguesve ku bënin aheng dhe sevda. Por unë ju them se Kosova nuk është pronë private ore shpirtzinj, po ju more shushunja dhe qelbësira keni menduar se toka sillet vetëm rreth këmbëve tuaja. Po, juve ju kam thënë qindra herë se keni për të mbetur bisht qeni. Shih për këtë, ka ndodhur që këtë e kanë përkrahur edhe disa nepërka, bile të pispillosura dilnin para kamerave. Publikisht e kam thënë se kam besuar dhe besoj deri në vdekje në të Madhin Zot, se këta tradhtar dhe mëkatar do i paguajnë mëkatet në këtë botë- dynja, për ta kuptuar më mirë soji i tyre çfarë kanë bërë. Tash veç kanë filluar dhe apo i shohin shenjat, nëse nuk i shohin e nëse duan do të ja jap shenjat konkrete! Fati i tyre, fati i zullumqarëve është i shkruar kështu dhe as rrasa e varrit nuk do të jua drejtoj kurrizin. Dhe një gjë është shumë e rëndësishme, shpesh herë ju kam thënë se nga kjo botë kanë me ikur për faqe të zezë, me turp dhe me damkën e tradhtisë.
Ca tradhtarë nuk e kanë besuar se ishin të verbuar nga hajnia dhe pushteti dhe kur e panë se iu zu bishti me derë, filluan të bëjnë pazare me tokën e përgjakur të Kosovës që gjakësorët serbi e kanë bërë edhe me lampa elektrike, në kafene e me kafka shqiptarësh,kanë dhunuar, jua kanë pirë gjakun me lugë djemve shtalb të Kosovës, dhe ata bënin dyzen ahengu me harmonike serbe që i mbeti në fyt këtij soji tradhtarësh që vetëm qentë do i´a përdhosin varrin me shumë lezet! Kam pasur për të shkruar shumë për këtë tradhti, por, kapak i vuri krimineli serb Aleksandër Vuçiqi dje në Kuvendin e Serbisë, se si me tradhtarët shqiptarë i kanë bërë pazaret me trojet shqiptare, por, tani tha se kanë ndryshuar gjërat, kjo i bie se i paska ra pishman. Por, kjo nuk përfundon këtu, kanë për tu zbardhur një nga një të gjitha të zezat e tyre. Por duhet ti pyesim se kush i paguan ato para të buxhetit të Kosovës që i keni bërë rrush e kumbulla nëpër hotelet më të shtrenjta të Evropës të shoqëruara me ato “dashnoret” e tyre? Dhe, krejt në fund fare, komentimi i mëtejmë është i panevojshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".