Krimet serbe të luftës i kanë amnistuar për 20 vjet ish pushtetarët e shantazhuar nga Serbia, ishin edhe të korruptuar

Krimet serbe të luftës i kanë amnistuar për 20 vjet ish pushtetarët e shantazhuar nga Serbia, ishin edhe të korruptuar
Krimet serbe të luftës i kanë amnistuar për 20 vjet ish pushtetarët e shantazhuar nga Serbia, ishin edhe të korruptuar

Naim Miftari

  • 18 September 2022 - 17:00

Shkruan: ANALISTI:Naim Miftari

 

Për krime te luftës është dashtë qysh 1999 me filluar seriozisht për tu marr dhe denoncuar, e ngritur padi, pasi kishte shumë fakte, shumë dëshmitar dhe ishin dëshmitë e freskëta,por si erdhën në  pushtet ish Komunistët dhe ish komandantët, e ndanë pushtetin dhe nuk ju interesonte më pse Kosovës ju kishin vrarë 15.000 civil, ju kishte përndjek 80% popullatës, ju kishin vrarë mijëra fëmijë ,dhunuar dhjetëra mijëra gra e burra, ju dogjën mbi 116000 shtëpi.

 

Përgjegjës për mos adresim të këtyre krimeve janë edhe personat kyq të instaluar në sistemin e drejtësisë. Edhe prokurorët e gjyqtarët i zgjodhën nga ish sistemi komunist dhe nga ish pushteti që ishte edhe pushtet i Millishevicit. Prapë këta komunistët që u bënë  demokrat brenda natës nuk më befasonin, por me befasonin ish komandantët tonë të luftës që posa morën pak pushtet e i bënë  do pare brenda natës dhe do sekretaresh, dashnore të tyre, e harruan luftën e harruan gjakun e mbi 2000 dëshmorëve, i harruan të gjitha. Kosova ka fakte për të kërkuar dhjetëra mijëra kriminel që ti dorëzoj Serbia, po flasim  për qindra mijëra krime të luftës për miliarda dollar dëmshpërblime.  Për dëmet e luftës Kosova nuk duhet ta falë e as amnistoj asnjë krim pasi Serbia po na akuzon rregullisht pa bërë  ne fare krime ndaj popullatës serbe apo kujt do qoftë tjetër. Serbia e ka imponuar   Gjykatën Speciale me një  propagandë të ndytë, prandaj edhe kjo gjykatë u bë nga Serbia dhe miqtë e saj, disa edhe të paguar me para të majme. Si duket shumë komandantë të luftës,  duke filluar nga Hashim Thaçi, ishin të zënë në zgrip me dosjet e UDB-së për bashkëpunimin e para luftës dhe gjatë luftës,  ishin të zënë edhe me dosjet e miqve të Serbisë, Rusia, Franca...dosje këto të pas luftës prandaj nuk u dëgjua kurrë seriozisht zëri i ish komandantëve por asi i ish komunistëve, që disa ishin edhe bashkëpunëtor të  Millosheviqit e Rrahman Morinës.

Qeveria e Albin Kurtit nuk e besoj  se do ti fal dhe len në harresë krimet e luftës siç i falen e i harruan qëllimisht qeveritë e deri djeshme.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".