Lexoni edhe:
Afera e vilave në parkun nacional Brezovica, shembull i guximit për Prokurorinë Speciale se si duhet perballur me bandat e krimit!
Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava
Edhe ky segment i dështimit në gjyqësorin e Kosovës është një argument plus pse duhet të veprohet me urgjencë për miratimin dhe fillimin e zbatimit të Ligjit Vetting, për të cilin po kundërshtojnë akoma dhe rezistojnë jo vetëm një pjesë e opozitës, por edhe KPK-ja dhe KGJK-ja. Prandaj pa ndodhur spastrimi detaj i institucioneve të drejtësisë e sidomos të gjyqësorit dhe prokurorisë, gjithnjë do të ketë probleme edhe në të ardhmen me këto pengesa dhe mangësi që po na ripërsëriten tani e sa vite, prandaj po i kemi këto probleme që po na stërngarkohen me lëndë të pakryera dhe jo me efikasitet të dëshiruar të zgjidhjes së tyre.
Për ta pasur një shtet të fort funksional dhe të pastër ligjërisht, gjithsesi se duhet te funksionojnë institucionet e drejtësisë sikur qe është gjyqësori, prokuroria dhe tjerat institucione përcjellëse te drejtësisë. Pa një funksionim perfekt te këtyre institucioneve vështire se mundemi te lavdërohemi për drejtësi te suksesshme, prandaj ne te ardhmen meqenëse qartë shihet se këto institucione të drejtësisë nuk po funksionojnë si duhet, duhet të gjendet mënyra e funksionimit të suksesshëm, e jo si deri me tani që nga viti në vit vetëm janë në rritje lëndët e pazgjedhura dhe të pakryera.
Jo rastësisht lëndë të pakryera në shumice vijnë deri te vjetërsimi i tyre, sepse ato gjykime po zvarriten dhe stërzgjaten neper gjegjet e Kosovës, prandaj duhet të bëhet çmos të zbulohet një metodë ma efikase e përshpejtimit të gjykimeve të lëndëve të kontestueshme që gjenden nëpër gjykata në përgjithësi. Ndoshta kishte me qenë me rëndësi që në bazë të rregulloreve të krijohen kriteret e normava të gjykimeve efikase, të kryerjeve të lëndëve përfundimtare, dhe kush ngec në këto procese, edhe ta humb vendin e punës, prandaj duhet edhe e domosdoshme të gjendet formula e cila ndikon në përshpejtimin procesi të finalizimit të ligjit të Vettingut, që do të jetë mjeti i vetëm legal dhe funksional i disiplinimit dhe pastrimit të sistemit të drejtësisë nga manipulatorët, nga lidhjet kriminale e korruptive që janë fuqizuar nën ndikimin prej dy dekadash të krimit të organizuar.
Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të spastrohen njëherë e mirë nga njerëz të pa aftë dhe që nuk punojnë në të mirë të këtyre institucioneve të drejtësisë si deri më tani që i kanë pru në këtë gjendje këto institucione të drejtësisë. Prandaj mu ata gjykatës e prokuror po e kundërshtojnë ligjin e Vettingut. Mbi këto zhvillime duhet edhe të shtrohet pyetja se deri kur do të lejohet sistemi i drejtësisë në Kosovës, e në rastin më konkret, gjyqësori, që të shpërblehet me paga të majme dhe të ja bëjë avokatinë, padrejtësisë, krimit të organizuar dhe ti nënshtrohet zingjirit të gjatë të ndikimit të mafies.
Raporti më i ri i IKD-së për monitorimin e gjyqësorit zbulon shifra marramendëse të rritjes së lëndëve të pa kryera, e sidomos të atyre të fushës kontestimore, rasteve gjyqësore civile, që po barten vit pas viti. IKD konstaton se gjatë vitit të kaluar është shënuar rekord i ngritjes së numrit të lëndëve kontestimore të pa zgjidhura të cilat barten vit pas viti. Viti 2021 është mbyllur me mbi 85 mijë lëndë të pazgjidhura të cilat janë bartur nga viti pasues.
Sipas IKD-së, nga viti 2018 e deri në përfundim të vitit të kaluar është dyfishuar numri i lëndëve të natyrës civile. Kështu thuhet në raportin “Regresi i drejtësisë civile”, të Institutit të Kosovës për Drejtësi, ku veç tjerash është përmendur edhe mos efikasiteti i gjyqtarëve në trajtimin e këtyre lëndëve. Sipas IKD-së, gjyqtarët nuk kanë respektuar rregulloren e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kanë zgjidhur 115 lëndë më pak se sa që janë të obliguar. Në publikimin e raportit nga IKD thuhet se në punën e divizioneve civile ka një regres të caktuar në trajtimin e lëndëve.
Të gjithë hajnat që e vodhën shtetin dhe djersën e mërgimtarëve e kanë vendin në burgLexoni edhe:
“Në punën e divizioneve civile është gjetur se tanimë kemi të bëjmë me një regres të caktuar në kuptim të trajtimit të lëndëve. Krahas problematika të theksuara të cilat kanë qenë në sistemin e drejtësisë, në këto problematika jashtëzakonisht shumë ka ndikuar edhe aspekti i institucioneve të administratës publike. Mënyra se si i kanë administruar ato obligimet e tyre e ka rënduar edhe gjendjen në sistem të drejtësisë. Po ashtu kemi gjetur edhe qasje selektive në rastet gjyqësore dhe në zbatim të standardeve të kërkuara për një gjykim të drejtë”, konstaton raporti i monitorimit nga ana e IKD-s.
IKD gjatë vitit 2021 kishte monitoruar 1166 raste të natyrës civile. 911 apo 78,1 për qind janë mbajtur, ndërsa 255 të tjera, apo 21,9 për qind janë shtyrë. Sipas këtyre të dhënave i bie që çdo e pesta seancë është e shtyrë. Kjo për arsyeje të ndryshme, ku ka kryesuar mungesa e paditësit, mirëpo, në shumë raste edhe për arsyeje të mungesës së gjykatësve. Seancat janë shtyrë në 24,7 për qind të rasteve. Konsiderohet se një nga problemet kryesore të drejtësisë civile në Kosovë e që supozohet se kjo ngarkesë ndikon edhe në cilësinë e vendimeve civile të nxjerra nga gjykata, IKD ka gjetur se viti 2021 ka shënuar një rekord të rritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura e të cilat barten vit pas viti. Nëse e analizohet kronologjikisht prej viti 2018 deri në fund të vitit 2021, numri i lëndëve te pazgjidhura pothuajse është dyfishuar. Ku derisa në vitin 2018 numri ka qenë 44,213 lëndë, në vitin 2021 ky numër është rritur në 85, 087 lëndë.
Sipas IKD-së faktor ndikues i rritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura është rritja ekspononciale e numrit të lëndëve të pranuara dhe stagnimi apo zvarritja ekstreme e procedimit të tyre për zgjidhje. “Vetëm gjatë vitit 2021 janë pranuar 43 mijë e 536 lëndë, apo shikuar me vitin 2018 kjo i bie më shumë se dyfishi i lëndëve të pranuara gjatë vitit 2018. Shkaktari kryesor i rritjes së numrit të lëndëve si dhe rëndimi kaq i madh i sistemit gjyqësor konsiderohet të jetë administrimi jo adekuat i institucioneve të cilat janë të obliguara të përmbushin detyrimet sipas kontratave kolektive. Mos zbatimi i obligimeve që rrjedhin nga kontratat kolektive nga ana e institucioneve administrative ka bërë që të drejtat që rrjedhin nga këto kontrata të fitohen vetëm përmes proceseve gjyqësore dhe kjo qasje ka rënduar tej mase sistemin e drejtësisë. Ku vetëm gjatë vitit të kaluar kanë qenë 40 për qind e lëndëve të kësaj natyre”, ka thënë ajo.
Më tej, u tha se kjo situatë rëndon edhe buxhetin e shtetit dhe numri i lëndëve të pazgjidhura i ka kontribuar edhe mos efikasiteti i gjyqtarëve. “Gjatë vitit 2021 kanë qenë rreth 108 gjyqtarë të cilët janë marrë me lëndë kontestimore. Ku nga një gjyqtar kanë arritur të zgjidhen rreth 214 lëndë. Sipas rregullores së KGjK-së, secili gjyqtar është i obliguar të zgjidh nga 329 lëndë brenda vitit. Në këtë mënyrë një mesatare, gjyqtarët kanë zgjidhur 115 lëndë më pak se sa obligimi i tyre sipas rregullores apo 2/3 e normën e tyre orientuese”, thuhet në raport. Një anomali tjetër e zbuluar nga monitorimi i gjyqësorit është për kohëzgjatjen e lëndëve të zgjidhura vetëm në shkallën e parë. “Mesatarja e kohëzgjatjes së lëndëve të zgjidhura vetëm në shkallën e parë rezulton të jetë 1261 ditë. Kjo i bie që për të marrë epilog një lëndë civile, vetëm në shkallë të parë qytetarët duhet të presin 4,3 vite.
Kosova duhet t’i arrestoj urgjentisht bandat në veriLexoni edhe:
Sipas të njëjtës formulë rezulton se edhe Gjykata e Apelit ka probleme të tilla të kohëzgjatjes së trajtimit të lëndëve. Dhe ka rezultuar në 681 ditë. Kështu nëse llogarisim në total, kohëzgjatja e një lënde civile nga dita e parashtrimit në shkallë të parë e deri në apel, ka rezultuar të jetë 5,3 vite”, thuhet aty. Po ashtu, në publikimin e raportit është thënë se gjatë monitorimit është vërejtur një rast kur është tejkaluar mesatarja e kohëzgjatjes së trajtimit. Ku për të njëjtën është pritur më shumë se 14 vjet. Problematikë në drejtësinë civile është edhe tërheqja e padive, ku sipas IKD ka pasur kundërligjshmëri dhe nuk është vepruar në raport me Ligjin e Procedurës Kontestimore.
Edhe ky segment i dështimit në gjyqësorin e Kosovës është një argument plus pse duhet të veprohet me urgjencë për miratimin dhe fillimin e zbatimit të Ligjit Vetting, për të cilin po kundërshtojnë akoma dhe rezistojnë jo vetëm një pjesë e opozitës, por edhe KPK-ja dhe KGJK-ja. Prandaj pa ndodhur spastrimi detaj i institucioneve të drejtësisë e sidomos të gjyqësorit dhe prokurorisë, gjithnjë do të ketë probleme edhe në të ardhmen me këto pengesa dhe mangësi që po na ripërsëriten tani e sa vite, prandaj po i kemi këto probleme që po na stërngarkohen me lëndë të pakryera dhe jo me efikasitet të dëshiruar të zgjidhjes së tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".