![](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/23/200x200_lendet1663912255.jpg)
Lexoni edhe:
Lëndët e kontesteve civile në gjyqësorin e korruptuar presin me dekada për të marr epilogun e gjykimit të drejtë të përfunduar
Shkruan: ANALISTI: Hasan Preteni
Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka zgjedhë në krye të këtij mekanizmi një gjyqtar që në mënyrë ekskluzive po merret vetëm me “ mbrojtjen” e gjyqtarëve dhe me refuzimin e të gjitha iniciativave që vijnë nga Qeveria dhe nga Viktimat e Gjyqesorit kosovar. Janë kundër “ Vettingut”, janë kundër llogaridhënies, kundër zvogëlimit të pagave e kundër çdo atakimi të gjyqtarëve - jane avokate te gjyqtareve te korruptuar!
KGJK-ja nuk reagon kur nuk realizohet norma, që këta vetë e kanë caktuar, nuk ndërmarrin masa kundër jo efikasitetit, kundër neglizhencës dhe asnjë masë kundër atyre që po marrin vendime jo-meritore. Tani ky raport i KDI-së po flet vetëm për mos zgjidhjen e lëndëve ( realizim 66% ose 2/3 ) e çka të flasim ose cilët do të jenë raportet se si zgjidhen rastet!
Sa dënohen zyrtarët e Agjencisë Qendrore të Prokurimit e sa dënohen hajnat e pyjeve apo vjedhësit e pulave dhe të akumulatorëve. Këto çështjet administrativo-civile është keq se nuk po zgjidhen me Kanun si ato penalet, se nuk do te ankohej askush. Këshilli Gjyqësor si edhe organizatat sindikale në vend e kanë gjetur formulën. Zgjedhin në krye të institucionit-organizatës një hipokrit e matrapaz, një vagabond e ai-ajo do të ju mbron në raport me qytetaret Viktima dhe me qeverinë, i keshillon :mos punoni e mos veproni se ka kush “ avokon” për ju!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".