Lexoni edhe:
Të korruptuarit nuk e duan verifikimin e pasurisë të fituar nga krimi që rrezikohet nga konfiskimi
Shkruan: ANALISTI: Reshat Badallaj
Përse nuk ju vije turp këtyre matrapazëve , këtyre banditëve e shkuar banditëve të dalin para popullit, përse nuk i vije turp kësaj bande të kësaj zezenaje që kanë marr rroga nga djersa e taksapaguesve, përse nuk i vije turp kësaj bande idiotësh të dalin para atyre familjeve që janë të vrarë nga kriminelët serbian, përse nuk i vije turp para atyre femrave të dhunuara? Jo, kanë të drejtë të mos ju vije turp sepse janë banditë pa fije karakteri e morali. Kjo bandë e kësaj kopeje nuk skuqen fare!
-Tashme dihet botërisht se çka ka bërë Serbia fashiste në Kosovë; gjenocid, krime, masakra, dhunime, vjedhje. Dogji tokën e Kosovës dhe bëri shkrumb e hi, dhe u dënua nga civilizimi i botes së qytetëruar në çdo cep të globit. Bandat kriminale të kasapit të Ballkanit Slobodan Milosheviqit,të Dragutin Mihajloviqit, që në Kosovë njihet si çetnik Drazha, të Zhelko Razhnjatoviqi-Arkanit,hordhitë çetniko-serbe dhe mercenaret rus, prenë me sakicë e me hanxhar koka shqiptarësh dhe bënë dekorime lampash në kafenetë me kafka shqiptarësh, vranë foshnja në gji nëne, dhunuan femra para burrave, fëmijëve të tyre... dhe më pastaj edhe i vranë që fotot trishtuese tronditën botën.
Vranë edhe djalë hasreti dhe bota e kuptoi këtë masakër,këtë krim vetëm nga populli shqiptar dhe gazetarët tanë e të huaj. Shih për këtë, a ka turp më të madh se sot të dalin dhe thonë publikisht se Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës nuk posedon materiale arkivore, të cilat dëshmojnë krimet e luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë. Dhe, më thoni a ka turp më të madh për këtë bandë idiotësh,rrugaçësh e vagabondësh, fjalën e kam për këtë bandë matrapazësh e dilinxhish të ASHAK-ut, të faqes së zezë e kurrë mos pafshin ditë të bardha sa të jetë toka e qielli.
Përse nuk ju vije turp këtyre matrapazëve , këtyre banditëve e shkuar banditëve të dalin para popullit, përse nuk i vije turp kësaj bande të kësaj zezanje që kanë marr rroga nga djersa e taksapaguesve, përse nuk i vije turp kësaj bande idiotësh të dalin para atyre familjeve që janë të vrarë nga kriminelët serbian, përse nuk i vije turp para atyre femrave të dhunuara? Jo, kanë të drejtë të mos ju vije turp sepse janë banditë pa fije karakteri e morali. Kjo bandë e kësaj kopeje nuk skuqen fare! Përse kanë heshtur dhe e kanë pranuar këtë turp? Kjo bandë e strehuar nën kulmin e kësaj zezenaje që quhet ASHAK, kanë qenë të politizuar dhe kanë vepruar vetëm si i kanë thënë kryebanditët e bandave politike dhe kanë heshtur.
Nuk kemi se çka zyrtarisht si kanë bërë shtetet tjera të ish-Jugosllavisë që e kanë pasqyruar botën me krimet dhe masakrat e Serbisë kriminale e fashiste, ndërkaq këta banditë të kësaj kopeje kanë heshtur, janë bërë sy e lesh, vesh shurdhër dhe me një fjalë kanë përkrahur krimet serbe në Kosovë, përndryshe pse? Shpresoj se organet e shtetit duhet të merren me këtë bandë të faqes së zezë për të dhënë përgjegjësi dhe bile të përgjigjen moralisht dhe të burgosen për vepër penale.
Duhet trazuar se s´bënë se nuk arsyetohet kjo zvarritje e këtyre faqezinjve që kanë marr rroga nga djersa e qytetarëve dhe kanë bërë aheng nëpër hotele luksoze dhe janë rrezitur nëpër plazhe evropiane duke bërë sevda. Kjo assesi nuk duhet lënë në harresë dhe të mos punohet me ngut për t´i dhenë pasqyrën e krimeve të Serbisë fashiste që ka bërë në Kosovë, të paktën duhet të marrin yrnek nga vende e ish -Jugosllavisë si vepruan ata. Dhe krejt në fund fare, turp të kenë për jetë e mot dhe haram gjaku i derdhur lum i popullit të Kosovës. Komentimi i mëtejmë është i panevojshëm,për këtë kope të kësaj zezenaje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".