Lexoni edhe:
Aventura më e re e opozitës po ndodhë në sinkron të plotë me kërcënimet e përditshme të Vuçiqit
Shkruan: Sociologu: Fadil Maloku
Qeveria, policia, ushtria dhe akademia e kanë haram gjumin, sepse po jetojmë në kohëra të pasigurisë rajonale e globale. Derisa akademikët serb bëjnë Projekte, si puna MEMORANDUMIT2, për dekadat e reja, akademikët shqiptar në këto orë të liga për kombin dhe shtetin, ende vetëkënaqen me paga të majme që u dhuroj ish pushteti dhe presin që të ngarkohen me "certifikata mbi varfërinë e mendjes" së tyre parazite dhe injorante.
Uashington e Bruksel, zgjohuni, se; Vuçiqi po bëhet gati si Putini, për një invazion befasues...! Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar nga ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç, mu në qendër të Nju Yorkut dhe ai rus Sergej Lavrov është një paralajmërim i qartë tashmë dhe tejet ogurzi, se Serbia është duke pritur vetëm momentin e prishjes së konstelacioneve ushtarake e politike kontinentale e globale, në mënyrë që me urdhërat dhe armatimin e Rusisë,të kryej një “blitzkrieg” ushtarak në Kosovë.
Krejt ata që mendojnë se, mbase KFOR-i është në Kosovë, Serbia s'ka me guxu me bë asnjë lëvizje ushtarake, e kanë gabim; sepse, asnjë ushtarë i KFOR-it nuk besoj që është i gatshëm të vdes për ideale kombëtare e shtetërore të një vendi të huaj!?. Qeveria, policia, ushtria dhe akademia e kanë haram gjumin, sepse po jetojmë në kohëra të pasigurisë rajonale e globale. Derisa akademikët serb bëjnë Projekte, si puna MEMORANDUMIT2, për dekadat e reja, akademikët shqiptar në këto orë të liga për kombin dhe shtetin, ende vetëkënaqen me paga të majme që u dhuroj ish pushteti dhe presin që të ngarkohen me "certifikata mbi varfërinë e mendjes" së tyre parazite dhe injorante. Gjithkund në botën e civilizuar, kur mbretërojnë kohëra krizash dhe shfaqen dilema hamletiane për fatin e kombit dhe shtetit, ushtarakë, politikanët dhe akademikët e vendit janë adresat e para për kërkimin e zgjidhjeve!
Në shoqëritë gjithëshqiptare, përkundër të gjitha problemeve politike, sociale, ekonomike, e kulturore, që metastazuan dhe u ricikluan në këtë fillim mileniumi e këndej, ata veç flenë e mrizojnë! Mrizimi, qoftë si status social por edhe si "meritokraci" kombëtare pa ndonjë update të theksuar padyshim flet shumë për një lloj skleroze, apatie, serviliteti madje edhe për një lloj çoroditje e varfërie të plotë të mendjes sonë!? Atrofia, papërgjegjësia, dembelia e konzumerizmi janë viruse tani të dukshme, që i kanë "pushtuar" këto kasta në Kosovë e Shqipëri!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".