Lexoni edhe:
Qeveria Kurti e meriton të shpërblehet nga BE me vendimin për liberalizimin e vizave
Shkruan: ANALISTI: Skënder Mulliqi
Nuk po mundet njeriu të qëndron indiferent ndaj faktit, se si bota perëndimore akoma po i mbyllë sytë para marifeteve politike serbe, duke e bërë Vuçiqin shtetar të nivelit evropian. Perëndimoret mirë e dinë se nëse nuk i pranon popujt tjerë, nëse nuk e pranon shtetin tjetër, dhe pa asnjë shkas e okupon ushtarakisht duke shkaktuar gjenocid, siç e bëri këtë gjë Serbia në ish-Jugosllavi, dhe po e bën tash Rusia në Ukrainë, atëherë të gjitha këto janë fashizëm i kohës moderne.
-Bota Perëndimore e dinë gjithashtu se para disa kohësh pioni i Vuçiqit, Aleksandër Vulin kishte vizituar Moskën dhe ishte takua më Lavrovin, si kurse që ishte takuar Milorad Dodik më Putinin. Këto vizita iu paraprinë marrëveshjes të dy ministrave të punëve të jashtme të Rusisë dhe të Serbinë, në tubimin e Këshillit të Sigurimit, të OKB-së në Nju Jork. Asgjë nuk po ndryshon politika serbe , që BE-ja të përkëdhele kaq shumë Vuçiqin. Serbia po koketon më regjimin fashist të Moskës. Serbia dyfytyrëshe po lidhë marrëveshje skandaloze diplomatike më Rusinë. Serbia po e kërcënon rajoni e Ballkanit dhe Kosovën më luftë. Kur e gjithë bota perëndimore ka vu sanksione të rrepta Rusisë, Serbia e cila po përfiton nga Evropa, nuk po dëshiron të bënë këtë gjë .Ne nuk çuditemi së e dimë së kënd kanë në pushtet Serbia, eksponentët dhe kriminelet e kohës së Millosheviqit, Vuqiq, Daciq, Sheshel, Vulin, mos ti numërojmë të tjerët.
Qeveria Kurti e meriton të shpërblehet nga BE me vendimin për liberalizimin e vizaveLexoni edhe:
Aleksandër Vuçiqi është një njeri që është i sëmur .Ky njeri edhe udhëtojë për në Amerikë së bashku më sëmundjen e tij. Shumë “baglojë” për të bindur botën demokratike së NATO, kishte bombarduar gabimisht , Serbinë e kriminelit Millosheviq në luftë më Kosovën. Vuçiq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, u përpoq të jetë orator i mirë më ide të vjetra shoviniste serbe. Ky fjalimin e tij utopik e euforik e vetëquajt fjalim epokal.
E akuzojë NATO-në së ka bombarduar një shtet sovran, duke “harruar’ ky kriminel i vjetër dhe ri, për gjenocidin që kishte shkaktuar Serbia në Bosnje dhe në Kosovë. Ky pasardhës i çetnikizmit në fakt nuk tha asgjë të re, pos broçkullave politike. Edhe Vuçiq si Putini, ka kërkuar mobilizim, por çka e duhet se? Serbia nuk ka guxim dhe as nuk ka forca për luftë të re. Vuçiqit i kanë mbetur vetëm kërcënimet ndaj Kosovës për ta plotësuar egon e sëmur të tij .Dobësi e këtij njeriu, është së truri moti i ka huqur.
Serbia ka retarduar, së të retarduar e ka edhe kreun e saj, por hiq pa të retarduar nuk po tregohet as populli serb, që kurrë nuk u distancua nga idetë serbomëdha të Kishës Ortodokse Serbe,dhe Akademisë si kreatore të politikave fashiste , si ajo për Botën serbe…Ky është mobilizim për vetëvrasje të re, njëjtë siç e kishte bërë dikur dhe përjetuar Millosheviqi ,më rastin e shpërbërjes të ish-Jugosllavisë
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".