BE dhe SHBA-të kanë mundësi dhe duhet ta ndalin  dëmin ruso- serb në Ballkan dhe më gjerë

BE dhe SHBA-të kanë mundësi dhe duhet ta ndalin  dëmin ruso- serb në Ballkan dhe më gjerë
BE dhe SHBA-të kanë mundësi dhe duhet ta ndalin  dëmin ruso- serb në Ballkan dhe më gjerë

Muhamet Kelmendi

  • 29 September 2022 - 16:36

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

 

Në Konferencën e Ambasadorëve më 1913 iu aneksua Serbisë gjysma e territorit shqiptar, si dhe Qamëria Greqisë. Edhe më vonë qëndroi se Rusia e përkrah shtetit serb. Rusia e mbrojti dhe po e financon, sikundër edhe po e armatos me armë Serbinë. Në KS të OKB-së po e ndalon Rusia çdo iniciativë për çështjen e Kosovës.

 

Raportet midis Serbisë dhe Rusisë janë të ndërtuara mbi interesa të përbashkëta dhe historikisht ka qëndruar Rusia në anën e Serbisë. Vetë shteti serb është krijuar nga Rusia e përkrahur nga Franca. Me ndihmën e Rusisë dhe me përkrahjen e Francës u aneksua Kosova veriore deri te Nishi në Kongresin e Berlinit të vitit 1878. Po në këtë kohë iu aneksua Hoti e Gruda, Plava e Gucia, Tivari dhe Ulqini Malit te Zi. Në Konferencën e Ambasadorëve më 1913 iu aneksua Serbisë gjysma e territorit shqiptar, si dhe Çamëria Greqisë. Edhe më vonë qëndroi se Rusia e përkrah shtetit serb. Rusia e mbrojti dhe po e financon, sikundër edhe po e armatos me armë Serbinë. Në KS të OKB-së po e ndalon Rusia çdo iniciativë për çështjen e Kosovës. Me veto në KS të OKB-së e përkrah dhe e mbron Rusia Serbinë. Këtë po e bënë tash edhe Kina. Me Marrëveshjen e Rusisë me Serbinë për koordinimin e politikës së jashtme shkojnë së këndejmi disa qëllime ruso-serbe. Me këtë marrëveshje është pikësynimi: 1. Unifikimini i qëndrimeve në kuadër të raporteve të jashtme edhe në OKB në mes veti. 2. Unifikimi i qëndrimit ruso-serb për "Ballkanin e Hapur". 3. Mbrojtjen e politikës së njëjtë në raport me Ukrainën, në Ballkan,në Lindje të Afërt e më gjerë. 4. Unifikimin e interesave të përbashkëta në ekonomi,në financa dhe në mbrojtje të vendit. 5. Mos dënimi me sanksione ekonomike të shtetit ruse për agresion në Ukrainë. 6. Përkrahjen e referendumit rus në Ukraine dhe nesër atë serb në Kosovën veriore. 7. Armatosjen e mëtejshme të shtetit serb nga Rusia etj. Natyrisht se këto qëllime janë shumë të dëmshme dhe të rrezikshme për Ballkanin e më gjërë, për BE-në dhe paqen. BE dhe SHBA kanë mundësi për të kufizuar e mbrojtur në këtë pjesë te Evropës me masa konkrete. Këtu mendoj: 1. Në ngritjen e presionit ndaj Serbisë për të pranuar sanksionet dhe qëndrimet e BE-së dhe të perëndimit kundruall Rusisë. 2. Në dialog me shtetin e Kosovës kërkohet qartësi nga BE, siç e ka SHBA. BE duhet të pranon zyrtarisht shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Nuk duhet me dal, siç bënë Borel e Lajqak,me Kosovën si territor pa status. 3. BE duhet t'i ndali financat ndaj Serbisë dhe edhe procesin e anëtarësimit të shtetit serb në BE ta ndërlidh me njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia. 4. Kosova kërkohet të anëtarësohet në KE dhe në NATO, sikundër edhe të hapet perspektiva për anëtarësim në BE. 5. Kosova kërkohet të armatoset me armë nga perëndimi. Çështjet e theksuara e ndalin dëmin që mundë të sjelle kjo marrëveshje ruso-serbe. BE e ka në dorë këtë .

 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".