Lexoni edhe:
Një zbrazja e plotë e shtetit të Kosovës po troket te dera, kjo është ana tjetër e medaljes së liberalizimit të vizave
Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava
Vetë kjo nismë, dëshmon edhe njëherë më tepër se vetëm me izolim dhe ndërprerje të bashkëpunimit nga ana e SHBA-ve, do t`u ngushtohet edhe më shumë rrethi i veprimit, të gjitha shteteve dhe liderëve të tyre në Ballkanin perëndimor, të cilët janë pjesë e rrjeteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe bashkëjetojnë e bashkëpunojnë, me korrupsionin dhe krimin e organizuar, në vend se, ti luftojnë ato
Siç dihet tanimë nga opinioni i gjerë, që nga Prilli i këtij viti, Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja i Departamentit të Thesarit amerikan (OFAC), ka publikuar një numër të konsideruar me emra të vendosur në Listën e Zezë të SHBA-ve, për korrupsion dhe krim të organizuar në veri të Kosovës, ku përveç Milan Radojçiqit dhe dhëndrit të tij, Zvonko Veselinoviqit janë edhe i vëllai Zvonkos, Zharko Veselinoviq, Milan Mihajloviq, Zhelko Bojiq, Radovan Radiq, Sinisha Nedeljkoviq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Radule Steviq, Marko Rosiq, Milivoje Vuloviq etj.
Vetë kjo nismë, dëshmon edhe njëherë më tepër se vetëm me izolim dhe ndërprerje të bashkëpunimit nga ana e SHBA-ve, do t`u ngushtohet edhe më shumë rrethi i veprimit, të gjitha shteteve dhe liderëve të tyre në Ballkanin perëndimor, të cilët janë pjesë e rrjeteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe bashkëjetojnë e bashkëpunojnë, me korrupsionin dhe krimin e organizuar, në vend se, ti luftojnë ato. Për aq më tepër, edhe reagimet më të reja që vijnë nga SHBA, e përsëritin qëndrimin e tyre të prerë, se një ndër synimet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është çrrënjosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar në shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe largimi i ndikimit ruso kinez, nga ky rajon, ku bënë pjesë edhe Kosova.
Madje edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price në një konferencë për media, ka bërë me dije, se kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor një nga qëllimet kryesore amerikane, është të punojnë ngushtë me qeveritë e këtyre vendeve, për ta zhdukur korrupsionin, ndërsa aty ku nuk funksionon bashkëpunimi, metoda më e mirë për ta jetësuar këtë synim, është sanksionimi. Sipas z. Ned Price, Ballkani Perëndimor përveç se është tërheqës për botën perëndimore si një rajon dinamik, ai është atraktiv edhe për Rusinë e Kinën, prandaj këtu edhe ndeshen vlerat perëndimore me tendencat vulgare për ndikimin e rrjeteve kriminale të ndikuara nga lidhja ruso kineze e mafies se bllokut të lindjes.
Kështu që SHBA-ja, është e interesuar për të qenë partnerja kryesore e Ballkanit Perëndimor, prandaj kushtëzimet për integrim në BE dhe sanksionimi nga ana e SHBA-ve ndaj shteteve dhe liderëve politik të lidhur me krimin, do të jenë mjeti kryesor për disiplinim, demokratizim dhe instalim të frymës së mirëbesimit, bashkëpunimit dhe paqes në rajonin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Siç dihet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga prilli i këtij viti, kanë vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të të cilit janë kriminelët e njohur Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq.
Madje sipas Zyrës se Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviqit në Listën e Zezë të SHBA-ve, janë futur edhe i vëllai Zvonkos, Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radojçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq etj. Ky grup, sipas Departamentit të Thesarit i ka të regjistruara 11 biznese në Kosovë, 10 në Serbi, nga një në Kroaci dhe Bullgari.
Po në prill të këtij viti, SHBA ka vendosur sanksione edhe ndaj shtatë personave, nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilët është dëshmuar se kanë qenë të përfshirë në vepra kriminale e korruptive. Në mesin e tyre ishin dy shtetas të Shqipërisë, dy zyrtarë të Bosnjë e Hercegovinës, një shtetas i Malit të Zi dhe dy tjerë nga Maqedonia e Veriut, përfshirë edhe vet ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski. Gjatë vitit të kaluar, SHBA-ja përveç sanksionimit të disa zyrtarëve tjerë të Bosnjë e Hercegovinës, ka zgjeruar sanksionet edhe ndaj liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, për vepra korruptive.
Kështu që vetëm qasja e vendosur dhe serioze e SHBA-ve, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do të jetë, jo vetëm ndikuese, por edhe detyruese në përpjekjen e përforcuar të SHBA-ve, kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor si vendet më problematike në rajon, qëndrim i cili pritet të ndikojë edhe në raport me përshpejtimin e procesit të dialogut, Kosovë Serbi, për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, pajtim e normalizim të marrëdhënieve, njohje reciproke dhe integrim të lehtësuar në BE.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".