Vdekja e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit është akti më i rëndë i kapjes së pushtetit nga politika në Kosovë

Vdekja e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit është akti më i rëndë i kapjes së pushtetit nga politika në Kosovë
Vdekja e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit është akti më i rëndë i kapjes së pushtetit nga politika në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 30 September 2022 - 14:31

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Vdekja e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit është shkelja më e rëndë e shtetit ligjor dhe të së drejtës demokratike nga vetë pushteti. Pikërisht pse është kështu, është e domosdoshme që nga drejtësia në Kosovë të pasqyrohet në tërësi vdekja e të ndjerit Astrit dhe nëse konstatohen shkelje apo akte kriminale kërkohet të merren masa të rënda penale. Nga raporti i bërë nga ekspertiza e mjekëve ligjor në Zvicër kanë dal elemente të dhunës së aplikuar mbi Astritin në burg.

Vetë ky fakt e obligon drejtësinë e Kosovës të ndërmarr hapa juridik mbi atë konstatim dhe të hapë procedurën mbi rastin dhe të merr në përgjegjësi përgjegjësit dhe udhëheqësit e keqpërdorimit të pozitës së shtetit me krim. Në kohën e ngjarjes së rëndë kriminale, Dhurata Hoxha ishte Ministre në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Kosovës. Nga vendi i ngjarjes janë marr kamerat -incizuese para se të vinte policia. Kështu ndodhë vetëm në urdhër nga lartë, përkatësisht nga ministri/a ose Kryeministri, Presidenti a ndonjë subjekt fizik i lartë në postet e shtetit. Kjo kërkohet të verifikohet dhe përgjegjësit, jo vetëm ish Ministria e Drejtësisë, por edhe të tjerët, në Qeveri, duhet domosdo të dalin para gjykatës dhe vetëm gjykata konstaton gjendjen reale. Çdo kush, pavarësisht pozitës, kërkohet të përgjigjet. Nga krimi nuk mund të iki askush. Është e pafalshme për Republikën e Kosovës që mos të pasqyron qartë vdekjen e Astriti. Disa fakte janë me rëndësi.

1. Familja Dehari donë drejtësi për djalin e vetë, Astrit Deharin, të cilin ku më sigurt se në burg, i vdiq në rrethana shumë të dyshimta.

2. Vetë shteti ligjor kërkon pasqyrim të tërësishëm të vdekjes së Astritit në burg. Asgjë nuk duhet lënë anash.

3. Vdekja në burg tregon se burgu në Kosovë nuk është vendi ku vuhet dënimi dhe ruhet i dënuari, por është vendi i qërimit të hesapeve nga politika.

4. Pasqyrimi i rastit ka ndikim pozitiv edhe në raportet ndërkombëtare dhe integruese të Republikës së Kosovës.

Këto janë fakte që tregojnë domosdoshmërinë e zbardhjes së rastit dhe të kapjes e të dënimit të kompetentëve.

Republikës i duhet kjo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".