Këta liderët politik që janë të korruptuar vazhdojnë e shëtisin akoma të pa ndëshkuar

Këta liderët politik që janë të korruptuar vazhdojnë e shëtisin akoma të pa ndëshkuar
Këta liderët politik që janë të korruptuar vazhdojnë e shëtisin akoma të pa ndëshkuar

Blerim Burjani

  • 30 September 2022 - 18:35

Shkruan: ANALISTI: Blerim Burjani

 

Deri me tash ka pasur shumë paralajmërime, por ende nuk ka pasur lista të zeza   të izolimit e ndëshkimit, me emër e mbiemër, as nga SHBA e as nga BE. Fatkeqësia vazhdon të jetë e madhe për shtetin dhe qytetarët sepse nuk ka as distancim partiak nga njerëzit e korruptuar.

 

Në Kosove ka lider politik, ka pushtetar të të gjitha niveleve,  edhe kryetar komunash, të përfshirë në korrupsion ndër vite, por deri më tash nuk ka ndonjë luftim të korrupsionit. Prokuroria  është  shumë jo efektive, shumë pasive. Ende asnjë ngitje të aktakuzave për korrupsion të nivelit të lartë. Pra nuk ka asgjë të re në jetën e përditshme në këtë  fushë, as institucionet ndërkombëtare nuk po e ndjekin rrugën e izolimit politik të liderëve politik që kanë blerë prona publike me nga 3 euro hektarin, apo e kemi këtë rastin e Hades. Pra ka përplot raste që janë keq menaxhuar dhe janë korruptuar  por gjendja ka mbetur e njëjtë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".