Lexoni edhe:
Këta liderët politik që janë të korruptuar vazhdojnë e shëtisin akoma të pa ndëshkuar
Shkruan: ANALISTI: Arsim Aziri
Vendimi i BE-së për të ja transferuar Qeverisë Kurti mbi 5 milionë euro në buxhetin e Kosovës, dëshmon më së miri se këto dy vite mandat të kaluar, është vlerësuar një qeverisje e mirë, pozitive, me pakon e reformave në sistemin e drejtësisë që është filluar, për ndërtimin e një sistemi të drejtësisë të pa varur e të pa korruptuar.
-Duke e vlerësuar pozitivisht qeverisjen për këto dy vite mandat, mbështetja e BE-së për Qeverinë Kurti vjen me një goditje tjetër serioze për ish qeveritarët e korruptuar, të mbetur e të mbledhur në opozitë, të ndëshkuar nga populli për dy dekada qeverisje të dështuar e të inkriminuar, të cilët nga lakmia për pushtet po bëjnë gjithçka kundër Qeverisë legale, për ta shantazhuar dhe penguar për aq sa munden, për ta zbatuar programin qeverisës me të cilin dhe për të cilin qytetarët e kanë votuar.
Këta liderët politik që janë të korruptuar vazhdojnë e shëtisin akoma të pa ndëshkuarLexoni edhe:
Tani më është bërë publike dhe zyrtare, sipas njoftimit zyrtar të Zyrës së BE-së në Prishtinë, se Komisioni Evropian i ka transferuar në buxhetin e Kosovës edhe 5.25 milionë euro të tjera për ta ndihmuar atë në zbutjen e ndikimit të pandemisë COVID-19 dhe rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Transferi i fundit sjell mbështetjen e drejtpërdrejtë të BE-së për buxhetin e Kosovës në kuadër të kontratës së qëndrueshmërisë të nënshkruar në vitin 2020, në një total prej gati 26 milionë euro. Nga zyra e BE-së kanë konfirmuar se mbështetja buxhetore është një formë e mbështetjes së BE-së, ku BE-ja shpërblen qeveritë për progresin që bëjnë në zbatimin e strategjive të tyre dhe në arritjen e objektivave që i kanë vendosur vetes.
Në këtë rrafsh, Qeveria Kurti top prioritet i ka vendosur reformat në sistemin e drejtësisë dhe përpjekjen maksimale në luftën kundër korrupsionit, me çka po veprohet e dëshmohet nga dita në ditë, me aksionet që nuk kanë të ndaluar në zbulimin dhe kapjen e grupeve të krimit të organizuar. Pagesa e mëparshme e BE-së në lidhje me kontratën e qëndrueshmërisë ishte 20.5 milionë euro, e disbursuar qysh në dhjetor të vitit 2020.
Ndryshe , nga zyra e BE-së theksojnë se BE-ja inkurajon qeverinë e Kosovës që të adresojë dobësitë në sistemin e asistencës sociale për të targetuar më edhe mirë familjet e varfra, disa prej të cilave aktualisht nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga ky sistem. Meqenëse të ardhurat e disponueshme zvogëlohen veçanërisht për grupet e cenueshme, alokimet buxhetore për sistemin e asistencës sociale duhet të jenë të orientuara mirë dhe në mënyrë transparente.
“Përderisa më e keqja e krizës pandemike është pas nesh, Kosova dhe BE-ja janë prekur nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Përmes kësaj pagese të mbështetjes buxhetore ne ndihmojmë likuiditetin financiar të Kosovës për veprimet e ndërmarra për të mbështetur bizneset e vogla, bujqësinë dhe grupet e cenueshme, të përballen me vështirësitë financiare në gjendjen aktuale”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së lidhur me këtë mbështetje buxhetore me qëllim të përballimit më të lehtë të situatës së krizës së imponuar nga zhvillimet e faktorëve global.
Ky besim që vjen me shpërblim për punë e mbarë të filluar dhe të kaluar për dy vjet mandat të kësaj qeverie, të cilën qytetarët e kanë votuar me zotimin dhe premtimin se është qeveri që do ta sjell ndryshimin, duke luftuar krimin, do ta forcon akoma më shumë partneritetin e bashkëpunimin dhe thellimit të besimit në mes të BE-së dhe Republikës së Kosovës. Ky “donacion” milionësh gjithsesi që di ti shërben Qeverisë Kurti për ta intensifikuar akoma më shumë angazhimin për finalizimin e reformës në drejtësi, për ta luftuar akoma më shumë dhe çrrënjosur korrupsionin e krimin e organizuar, për të pasur akoma më shumë përkrahje dhe besim nga BE dhe miqtë ndërkombëtar të cilët janë vënë në pozitë të sinqertë për ta ndihmuar, falë besimit që e kanë fituar për këto dy vite mandat të kaluar dhe të monitoruar së afërmi për çka edhe është vlerësuar dhe me meritë e besim të plotë është vendosur për tu ndihmuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".