Lexoni edhe:
Pasojat e grevës së SBASHK-ut në arsim të pa përmirësueshme, janë të barabarta me krim
Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri
Më në fund po fillon të shembet edhe piramida mashtruese e mafio-oligarkut Behxhet Pacolli, i maskuar dhe me angazhimin e tij në politikë, i cili me dekada të tëra i dërgon punëkërkuesit nevojtar nëpër republikat e ndryshme të federatës ruse, me premtime për paga marramendëse e përfitime të jashtëzakonshme, duke mos u dhënë pastaj as pagat e veta, nga pesë-gjashtë muaj.
-Ndaj, në realitet, mjerisht krejt këto, punëtorëve të Mabetex po u dalin për hunde, si mashtrime fatale, keqpërdorim i mundit dhe zhvatje e djersës së punëtorit për përfitimet e tij kriminale, duke mbajtur ata peng në kushte mizerabël të punës dhe maltretimit, me pagesa të vonuara me nga 5 -6 muaj dhe duke mos jua lejuar të pendarëve as mundësinë e kthimit! Kështu që të izoluar në Kazakistanin e largët, më në fund punëtorët kosovar të punësuar në kompaninë e ndërtimit Mabetex të Behxhet Pacollit nga atje, kanë denoncuar përmes medies në Kosovë, se ka disa muaj që nuk i kanë marrë pagat, se Pacolli atje i mban, pothuajse të mbyllur më keq se në kushte burgu, me një akomodim tepër të keq, e ushqim të dobët, dhe me vonesa tepër të mëdha të marrjes së pagave që shkojnë deri në 5 e 6 muaj.
Pasojat e grevës së SBASHK-ut në arsim të pa përmirësueshme, janë të barabarta me krimLexoni edhe:
Punëtorët të cilët kanë guxuar të flasin për REL, një agjenci prestigjioze evropiane e lajmeve, kanë deklaruar nën frikë dhe në kushte anonimiteti se atje punojnë në kushte tepër të vështira të cilët ankohen edhe për siç thonë, rregullat strikte deri tek ushqimi që u shërbehet. Sipas medieve në Mabetex-in e Pacollit në Kazakistan gjenden në punë rreth 2.000 shtetas të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët punojnë në qytete të ndryshme të këtij vendi të federatës ruse, në kushte mjerimi. Por nga frika e hakmarrjes, ata janë detyruar që në kushte anonimiteti ose me emra nofka, ti thonë medies se paga e tyre, ju shkon zakonisht me vonesa deri në pesë-gjashtë muaj, edhe pse të ardhurat për ta janë, jashtëzakonisht të rëndësishme për nevojat e familjeve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, varësisht prej nga ata, vijnë.
Madje, për shkak të vonesave të mëdha të marrjes së pagave, duke qenë me paga brenda, deri në gjysmë viti, kanë frikë të ankohen, por tregojnë me gjysmë zëri, se prindërit e tyre në Kosovë dhe vendet tjera detyrohen të huazojnë para nëpër të afërm ose edhe të futen në kredi për të mbijetuar. Përkundër të gjithave sa ndodhin, nëse ne çohemi e bëjmë diçka, [kompania] e Pacollit na dënon me ato paga dhe nuk na i jep fare paratë tona”, citohet të ketë thënë njëri nga të intervistuarit e medies. Për aq më keq, megjithëse sipas marrëveshjes, punëtorët kosovarë në Kazakistan e marrin një pjesë të pagës atje, ndërsa pjesën tjetër -më të madhe -në Kosovë, e keqja më e madhe është se Pacolli e vjedh djersën e tyre. Dhe sipas dëshmive të dhëna për REL-in, ata thonë se vonesat më të shumta ndodhin me mjetet që atyre duhet t’u dalin në Kosovë madje edhe kur i marrin, pagesa u shkon vetëm nga 6 euro për orë.
Prandaj, nuk janë të pakët ata qytetar të Kosovës të cilët për shkak të kushteve të vështira dhe diskriminimit nga kompania e Pacollit, duke i mbajtur peng në vend të huaj, të penduar detyrohen ta lënë punën e kthehen në vendin e tyre sepse edhe për ankesën më të vogël, ju pason dënimi.“Na thonë kështu është këtu, nëse të pëlqen mirë, nëse nuk të pëlqen, rrugën e di”, citohet të ketë thënë për medien e lartcekur, një i punësuar i moshës 25-vjeçare, madje ai shton se problemi me pagat dhe të tjera e kanë shtyrë edhe atë, të bëjë plan ta shtyj deri në verë dhe të ec për Kosovë e kthehet në shtëpi.
Bashkimi Evropian po e shpërblen Qeverinë KurtiLexoni edhe:
Punëtorët në kompaninë e Pacollit ankohen edhe për mungesë të kontratës së punës, të cilët duket se mashtrohen, që në Kosovë dhe dërgohen me premtime në Kazakistan, por kur i kërkojnë kontratat, na kanë thënë se kontrata është në Kosovë, e sa më takon mua, në Kosovë nuk kam nënshkruar as marrë kurrfarë kontrate, citohet njëri nga ata. Mjerisht kjo mënyrë e të bërit biznes nga super mashtruesi dhe oligarku Behxhet Pacolli, flet se shteti duhet ti marrë nën kujdes këta njerëz, madje raportimet serioze për keqtrajtimin e tyre duhet ti shërbejnë edhe Prokurorisë Speciale, për ta hetuar përfundimisht këtë matrapaz që duket se gjithë karrierën e tij, jo vetëm në biznes, por edhe në politik e ka të ndërtuar përmes mashtrimit dhe involvimit të thellë në krim të organizuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".