Lexoni edhe:
Pasojat e grevës së SBASHK-ut në arsim të pa përmirësueshme, janë të barabarta me krim
Shkruan: ANALISTI: Shefik Shkodra
Nuk ma merr mendja se edhe një vend tjetër demokratik, do të ketë mbyllur shkollat për një muaj e më tepër. Rrahman Jasharaj, sendwiç, sigurisht e ka pasur mendjen e një revolucioni. Sepse, disa lider të partive dhe të tjerë, kanë paralajmëruar se, në shtator do ta rrëzojmë Qeverinë me Albin Kurtin. Mirëpo, pak kujt i ka shkuar ndërmend se, duhet, sipas tyre, t’i sakrifikojnë fëmijët deri te qëllimi i tyre. Kjo ishte domethënia. Kjo ishte ideja e atyre shumë bastarde dhe befasuese. Një çorbë pa kurrfarë shije.
-Një veprim i përfunduar pa kurrfarë rezultati. Shumë bajat. Është e çuditshme se si, askush prej opozitarëve nuk e gjykonte një veprim të tillë të Sindikatës. Sigurisht, ata ishin nxitësit. Ata përpiqeshin për çdo ditë të lansonin ndonjë “barsoletë” lidhur me Qeverinë, gjëja jo efikase, e paaftë, e paguximshme, e të tjera llomotitje pa ndonjë bazë e arsye. Shkurt, kësaj herë vetë shqiptarët për vetveten e deklasojnë rrugën e arsimit shqip. Sikur s’kanë nevojë për të. Ky është shekulli i shqiptarëve, a? Po për çudi, ata u bënë vetë armiqtë e fëmijëve të vet, duke ua humbur të drejtën për vijimin e mësimit në vendin e tyre.
Pasojat e grevës së SBASHK-ut në arsim të pa përmirësueshme, janë të barabarta me krimLexoni edhe:
Kjo është e dhimbshme, dhe e turpshme para botës, kur krahasohet mësimi i viteve të ’90-ta, paralel me atë të fëmijëve serbë, shqiptarët nëpër shtëpia private, në kushte të jashtëzakonshme, pa të ardhura, pa ngrohje lokalesh, pa furnizim me tekste si duhet, në rrezik prej armikut në çdo hap dhe mësimi nuk është ndërprerë. Madje, ka pasur shkolla, të cilat kanë qenë më të suksesshme në ato mundësi se sa sot në disa shkolla, të cilat kushtet i kanë më të mira dhe në liri. Derisa opinioni i disa mësimdhënësve, apologjet të partive në opozitë, përpiqeshin ta arsyetojnë se, greva e SBASHK-ut nuk është politike, por për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të arsimit, do të thotë, tash me dhunë duan të përfitojnë të “drejtën”. E në paraqitjen para shtypit ditor, Rrahmani thërriste edhe strukturat tjera dhe qytetarët, “të bëhemi bashkë të gjithë dhe ta rrëzojmë këtë Qeveri diktatoriale”! A s’është politike kjo thirrje?! Çka ka të bëjë Sindikata me rrëzimin e një Qeverie në vende demokratike.
I kujt është diktati tash te Sindikata? Kush doli diktator, pozita apo opozita? Çfarë diktati ka pasur nga kjo Qeveri, duhet të thuhet. Duhet të nënvizohet krejt çka veprohet e flitet, por jo për dëshirën e grupeve politike të sakrifikohen fëmijët. Kurrfarë perceptimi me ndjenja njerëzore e përjetim dhimbjeje për ata fëmijë as nga opozita e as nga SBASHK-u. As femrat deputete e as meshkujt. As institucionet tjera. Derisa do të duhej me të parin shtator Qeveria të jetë e gatshme për dialog me Serbinë, në të njëjtën kohë të fillojë viti shkollor, SBASHK-u fillon e vijon grevën dhe mbyll dyert e shkollave.
A s’është politikë ky veprim? Pse Sindikatat nuk luftojnë për kontratat, për sektorin privat; për shfrytëzimet e jashtëligjshme të punëtorëve; ku u shkruajnë të drejtat e këtyre punëtorëve të këtij sektori? Pse Sindikatat nuk e ngritën kurrë zërin kundër padrejtësive, qoftë për tepricën teknologjike, qoftë për mospagesat e mësimdhënëse në fund të karrierës, qoftë për zgjedhje të drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve me vulë partiake, të kandidatëve për punësim në arsim si klientelë të një pjese të madhe, madje edhe me shkollë të mesme në shkollat e mesme. Sindikatat kanë pasur dhe kanë mjaft punë për të vënë në rregull e normalizim. Po kjo, ndalesë të fëmijëve në vijim shkolle, mbyllja e dyerve të shkollave, është krim. Është mizori. Është një tollovi për grusht-shtet.
Bashkimi Evropian po e shpërblen Qeverinë KurtiLexoni edhe:
Është urrejtje e armiqësi pa nevojë në mes veti. Tentim për shkatërrim e Republikës së Kosovës. Eh, ka menduar dikush, që nëpërmes këtij farë krimi të përgjithshëm do të rehabilitohet, do të kthehet në institucione, si më parë. Të restaurohet krimi dhe korrupsioni se pa këto dikush s’po bën, po falimentojnë. Sërish gjykatat dhe ligjin ta personifikojë. Në anën tjetër të propagandojë, se duhet të falet, të jepet sërish tokë shqiptare sikur është dhënë, të ruhet “thesari” i atyre që e kanë tubuar kaherë. T’i iki përgjegjësisë si i kanë ikur pa ndërprerë. Prej një (1) shtator e deri në tetor, është një muaj i plotë grevë në mësimin parauniversitar. Duke pasur parasysh humbjet e orëve mësimore dhe mos nxënia normale e e suksesshme për shkak të Covid-19,që kjo ka ndodhur në krejt botën dhe jo vetëm në Kosovë, atëherë çfarë kërkohet prej një qeverie, cilado qoftë ajo?! Çfarë mund të bëjë Qeveria në humbjen e këtij hapi në arsim dhe në veprimtari tjera? A ka mundësi t’u jepen para kesh nga buxheti sa herë oligarkët bien poshtë.
Ligji për pagat është i gatshëm, është thënë, dhe veçse duhet të aprovohet në Kuvend. Madje, me një përqindje shumë më të mirë se që kërkohej 100 euro deri në aprovimin e këtij ligji. Ndoshta mos është pritur që të intervenojë dikush prej superfuqive apo organizatave tjera botërore, sikur është UNICEF, që t’u kërkojë Sindikatave tona lirimin e hapjes së dyerve të shkollave. Të drejtën e fëmijëve tanë për të filluar vitin shkollor ta dërgojë në KB.
Nëse Rrahman Jasharaj ka qenë ndonjë herë mësimdhënës, nuk ma merr mendja se, ai shkon deri në atë pikë ekstreme, duke mos pasur kurrfarë ndjenje për vitin shkollor. Por, sa është vërejtur, ky ishte vetëm një Kalë Troje. Nuk besoj se ishte dëshira e tij që të neglizhohet mësimi i fëmijëve. Ky tipi ka punuar me urdhër dhe me një ndjellje për ndonjë të “mirë” të premtuar. Dhe prandaj ka bërë një gabim të madh. E i ka lodhur edhe mësimdhënësit dhe të tjerët me nxënës.
S’mund të mos e përmendi edhe njëherë reagimin e disa tipave: “mbaruam. Na i ka mbyllur dyert kjo qeveri. Kjo është me plotë rrugaçë”, etj. etj. Qe çfarë zori kanë këta tipat e nderuar: secili prej atyre zërave, ka shpresuar diçka të përfitojë. Dhe në qoftë se nuk i kryhet një punë dikujt, qoftë pa ligj e mundësi, menjëherë, këta janë të keq. Përfitimin pak a shumë e kanë pasur me këto partitë në opozitë. Kush me mito. Kush me fajde. Kush me drogë. Kush tregti ilegale me serbët. Kush me plaçkë (të vogël apo të madhe) dhe kanë mbetur të llastuar. Ky është problemi dhe esenca. Jo shteti. As ai grupi prej mësimdhënësve nuk ka pranuar të jetë kundër grevës. Natyrisht, anëtar i ndonjërës prej atyre partive në opozitë. Që nesër të mendojë për një vend të ri, apo për ndonjë lehtësim veprimi jashtë ligjit. Shumë e qartë, ndihmesë e shkurtër për rrëzimin e Qeverisë. Sepse, për profilet e “llastuara” në kriminalitet nuk ka “bukë” me këtë Qeveri dhe duhet të prapohet çdo gjë. Me cilën vegël të veprohet, kjo është menduar kaherë, me SBASHK-un. Kush do t’i prijë? Rrahman Jasharaj, një ish mësues (po thonë) dhe aktivist. Herë- herë, njeriut i vjen gjynah, ku e kanë futur opozitarët këtë njeri. Sindikata e arsimit nuk guxon në të ardhmen të veprojë më në këtë mënyrë.
Sindikata nuk ka dhënë asnjëherë asgjë për punëtorët e arsimit. Ajo ka mbledhur kontributet prej punëtorëve të arsimit, po për kryesinë e tyre. Kurrë njëherë nuk e kanë ndihmuar punëtorin e arsimit të sëmur. Arsimi nuk është me luajt kush si të dojë. Madje duhet të kërkohet përgjegjësi për këtë kohë të ndërprerjes së mësimit. Humbjen e orëve. Humbjen e kohës...Gazi i botës. Sikur nuk e dinë ç’është arsimi. Tash është parë se, edhe opozita edhe Sindikata sikur janë analfabetë dhe nuk dinë ç’është arsimi. Kështu këta nuk e kanë çmuar qe njëzet vite. Qeveria arsimin duhet ta ketë gjithmonë parasysh. Mësimdhënësit duhet të jenë të stimuluar përherë. S’kanë nevojë për Sindikata. Ata janë të punësuar te Qeveria. Dhe mësimi nuk mund të ndërpritet për interesa politike e për asgjë. Po Qeveria duhet t’i mbikëqyrë, nëpërmes kuadrove si Entet pedagogjike të dikurshme t’i hospitojnë në orë mësimi dhe t’i verifikojnë në punën e tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".