Lexoni edhe:
Të veprohet urgjentisht për ti pastruar dhe larguar prokurorët që po bashkëjetojnë me krimin e organizuar
Shkruan: ANALISTI: Agim Bajrami
Kjo është një pyetje serioze e cila kërkon përgjigje po ashtu shumë serioze: Pse duhet të paguhen kundërshtarët e shtetit? Nuk njihen rastet në botë ku të shpërblehen kundërshtarët e shtetit nga vetë shteti kundër të cilit luftojnë kundërshtarët. Se politika,shoqëria kosovare si tërësi, nuk ka akoma pjekuri, përgjegjësi e vetëdije shoqërore të shtet ndërtimit, të funksionimit të demokracisë, kjo është më se e qartë.
-Të shikohet në ç'farë niveli të vetëdijes arsimore e të kulturës gjenden deputetët e Kosovës,partitë politike, mësimdhënësit dhe e gjithë shoqëria si tërësi. Për 40 ditë , “mësuesit puçistë” dhe të tjerët qëndruan në grevë, u ekspozuan për të paralizuar sistemin e arsimit, për të bllokuar mësimdhënien ndaj fëmijëve, e për të paralizuar funksionimin e shtetit, dhe demokracisë si tërësi. Dhe pse? Kërkuan rritjen e pagave me patjetër ,edhe kur nuk ka mundësi buxhetore, qoftë edhe për çmimin që të rrëzohet Qeveria legjitime ,se kështu ,se kështu po donë opozita, pasi opozita nuk program politikë tek qytetarët e në zgjedhjet e rregullta pretendon ta fiton besimin për qeverisje, por kësaj radhe përmes anarkisë.
Po e bëjnë këtë sepse frikësohen edhe nga drejtësia për të bërat e tyre kriminale dhe korruptive gjatë qeverisjes së tyre ,se kështu po donë edhe Serbia,sepse me Albin Kurti,nuk po mund ti realizon planet e saja kundër shtetit të Kosovës. Kosova për 40 ditë me mësimdhënësit në grevë, e të udhëhequr nga sindikatat mafioze, e të dirigjuara nga opozita ,nuk gjetën asnjë mbështetje të skenës ndërkombëtare dhe as trupit diplomatik në Kosovë,ngase të gjithë i kishin të qarta motivet e grevës. Ato motive ishin për shkaktimin e trazirave të përgjithshme sociale, për rrëzimin e Qeverisë, e dalë nga zgjedhjet e lira e të ligjshme. Dhe tani 'Grevistët puçistë' po e luajnë rolin e viktimës, kur pagat u janë ndalur nga Qeveria,për mos dalje në punë 40 ditë.
Tani po fillon, seria tjetër e teatrit të koshiencës së ultë shoqërore, po barrikadohen ,duke i paraqitë ''grevistët puqistë" antishtetëror, të dirigjuar nga opozita , si viktima të Qeverisë, dhe shtrohet pyetja: a ka kësi shembulli në ndonjë skaj të botës, që anti shtetërorët dhe anti qeveritarët të shndërrohen në viktimë, e të shpërblehen për veprimet e tyre kundër ligjore?!.Kjo nuk është logjika e funksionimit, avancimit dhe mbrojtjes së shtetit. Kjo është 'mendësia anarkike' kundër shtetit, dhe vetë vetes, dhe kur nuk mund apo nuk dëshirohet të bëhet dallimi i asaj çka është mirë e përgjithshme dhe e cila duhet të mbrohet, dhe ajo që është e keqe dhe e cila duhet të dënohet...Por,jo t'u ndërrohen rolet. Është mendimi i shenjtë amerikan, për shtetin," mos prit çka bënë shteti për Ty, por Ti çka bënë për shtetin", ndërsa në Kosovë mbisundon vetëdija, urraaaa, “të gjithë të bashkuar kundër shteti” dhe pastaj fajin e kanë të tjerët!!!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".