Lexoni edhe:
Lista e zezë e SHBA-ve akoma e pa plotësuar më kokat e liderëve politik të Kosovës të përfshirë në lidhje me nëntokën e krimit të organizuar
Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri
Vendosmëria dhe sukseset e pamohueshme të Qeverisë Kurti në luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të rrënjosur për dy dekada nga partitë e inkriminuara në vend, ka bindur plotësisht edhe shtetet më skeptike të BE-së si Franca, Holanda, Belgjika etj, se tanimë, nuk ka ngelur standardë i pa përmbushur plotësisht nga ish Udhërrëfyesi i famshëm për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.
-Konfirmimi i lajmit të gëzuar, nga burimet diplomatike të BE-së në Bruksel, se me 13 tetor, nën udhëheqjen e Presidencës çeke, përfundimisht çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, është futur në rend të ditës, për shqyrtim në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, sikur ka filluar të zbehet ende pa ndodhë realisht liberalizimi, për shkak të çmendurisë së revanshit të hapur shantazues dhe psikiko-kriminalizues të opozitës së inkriminuar, e cila as nga gremina ku e ka dërguar votuesi i këtij vendi, nuk e kanë ndërmend ta lejojnë shtetin e Kosovës, ta bëjë asnjë hap përpara, në rrugëtimin evropian.
Madje pas huçjes epike të grevës me të cilën opozita e inkriminuar shpresonte se, ashtu siç kishte paralajmëruar njëkohësisht me Vuçiqin dhe Listën serbe,që në shtator do ta rrëzonin qeverinë, pas këtij dështimi të madh, tani ka filluar me shantazhe të reja, të cilat tek qytetarët e Kosovës, me të drejtë po ngritin shqetësimin, se orkestrimi i zhvillimeve të fundit opozitare, në Republikën e Kosovës, do të kthehet në pengesë dhe ndikojë për të keq edhe në procesin e vendimmarrjes nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Prandaj, ani pse është konfirmuar edhe zyrtarisht, se liberalizimi tanimë është vendosur për shqyrtim në takimin e grupit punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian, megjithëse kanë ngelur më pak se vetëm dhjetë ditë, nga13 tetori, data vendimtare e diskutimit, çuditërisht zhvillimet brenda Kosovës dhe raportet politike ndërmjet pozitës dhe opozitës nuk kanë qenë asnjëherë më të acaruara e të përçara deri në hasmëri, nga opozita e inkriminuar, me përpjekjet e saj fondamentale të sabotimit dhe kurdisjes së insinuatave më perfide, për ta penguar edhe liberalizimin e vizave, duke e parë edhe pengimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, si luftë kundër Qeverisë Kurti!
E gjithë kjo aventurë e paprecedent e opozitës së inkriminuar deri në palcë, po dëshmon edhe njëherë më tepër se, kjo është kasta më e dyshimtë politike, që ka pasur ndonjëherë Kosova, që nga koha e okupimit të vendit, nga Serbia e Millosheviqit, kur edhe atëherë nga dora e shqiptarëve është votuar heqja e autonomisë.
Kështu që opozita e kriminalizuar, me inskenimet e saj primitive dhe misterioze, për vlerësimin sa më negativ të Kosovës në Këshillin Evropian, po bie edhe njëherë kryengulthi, me theqafje të pariparueshme, nga provimi më i madh, që ka pasur kohët e fundit, duke bërë çdo gjë, që ta pengojë qëllimshëm liberalizimin e vizave për qytetarët e izoluar të Kosovës, para vendimeve më shpresëdhënëse që ka pritur Republika e Kosovës, në mbledhjen vendimtare të Grupit punues, më 13 tetor, për vizat në kuadër Këshillit të BE-së. Dhe në vend të bashkimit të përpjekjeve si dhe daljes me qëndrime unike bashkë me Qeverinë, për lobimin e fundit, tek vendet e rezervuara dhe ende hezituese, opozita e inkriminuar kosovare po zhvillon luftë të pa skrupull, jo për Kosovën dhe avancimin e hapave të saj evropian, por për pengimin e Kosovës dhe rikthimin e vet në pushtet, duke rrezikuar me çdo kusht, të përçojë mesazhe sa më të zeza për shtetin e Kosovës, para vendeve të BE-së, me shpresën se në këtë mënyrë, të dështojë përsëri vendimmarrja për liberalizimin e vizave, dhe procesi i liberalizimit njëjtë si në qeverisjet e tyre të inkriminuara, do të vijojë me pritje për fazat tjera....
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".