Dorëheqja e ministrit të shëndetësisë Rifat Latifi pasojë e dështimit të tij në shëndetësi në luftën kundër krimit!

Dorëheqja e ministrit të shëndetësisë Rifat Latifi pasojë e dështimit të tij në shëndetësi në luftën kundër krimit!
Dorëheqja e ministrit të shëndetësisë Rifat Latifi pasojë e dështimit të tij në shëndetësi në luftën kundër krimit!

Dr. Hysni Aliu

  • 08 October 2022 - 08:14

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Ministri i ri i shëndetësisë duhet të jetë nga brenda Kosovës, një njeri që e njeh mirë shëndetësinë, mbi të gjitha duhet të jetë i dinjitetshëm, i pa korruptuar e i pa korruptueshëm, duhet të jetë i guximshëm e i pa shantazhueshëm, largpamës dhe njeri që din të pranoj këshilla, ti filtroj ato dhe të bëj përfundimet e duhura. Z. Kurti e din që në partin e tij ka mjaft njerëz të tillë dhe besoj që duhet të jepet rasti të tregojnë veten ashtu siç e kanë treguar veten më parë në favor të ngritjes së VV- së në një parti që fiton mbi 50% të votave në nivel vendi.

-Dorëheqja e ministrit të shëndetësisë Dr. Rifat Latifi, tek pasi që z. Kurti formoj grupin e posaçëm që merrej me shëndetësinë, dhe si të themi e mori timonin në dorë, është një dorëheqje e poshtërimit, ku Latifi vërejti më në fund që nuk është në vendin e duhur dhe nuk ka guximin për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe të domosdoshme.

Dija nuk mjafton në shumë raste e posaçërisht në rastet e betejave për ndryshime rrënjësore dhe luftën që duhet të bëhet në raport me krimin e organizuar që e kontrollon shëndetësinë e Kosovës.

Unë kam bërë thirrje qe një kohë të gjatë që z . Latifi të jap dorëheqje, sepse kam vërejtur që ai u adaptua në rrethanat e keq qeverisjes, dhe ndryshimet që planifikonte të bënte ishin teorike, ide të mira pore një kulm pa themel.

Tani është detyra e Kurtit që të bëj analizë të thellë se kush duhet të jetë njeriu adekuat për të udhëhequr shëndetësinë. Kurti nuk duhet të bëjë gabimet e mëhershme në lidhje me këtë ministri, ku edhe ish ministri Arben Vitia për një karrige më të mirë la shëndetësinë e Kosovës në baltë dhe hyri në një garë për të parin e kryeqytetit, garë që ishte paraprakisht e marr vesh për tu humbur. Kjo tregon shumë për dinjitetin e tij.

Kthimi i këtij ministri që pati edhe skandale të natyrave tjera, nuk guxon të jetë një alternativë, përndryshe elektorati do ta dënon me votën e vetë pikërisht atë që bënë përzgjedhjen e gabuar.

Emërimi i ministrit të ri, i cili duhet të ketë dijen e krahas saj edhe më shumë guximin për ndryshim do të thotë jetë për mijëra njerëz, shëndet më të mirë, dhe prosperitet për mbarë Kosovën. Do të thotë shuarje e nevojës për të kërkuar lëmoshë nga të sëmurit, do të thotë largim i nevojës për të kërkuar ndihmë në shtetet fqinjë e deri në Beograd, dhe largim i detyrimit për të marr trajtimet e shumë kushtueshme në spitalet private, para të cilat po detyrohet ti paguaj diaspora e Kosovës.

I nderuar z. Kurti,

Emërimi i ministrit të ri të shëndetësisë është përgjegjësia me e madhe që keni pasur deri më tani pas dy dështimeve që patët. Populli nuk do të falë dështimin e tretë sepse do të tregoheshit i papërgjegjshëm nëse sërish gabon me përzgjedhjen. Ministri i gabuar i shëndetësisë do i kushtoj në shëndet secilit që banon në Kosovë por edhe do i kushtonte në para edhe diasporës.

Ministri ri i shëndetësisë duhet të jetë nga brenda Kosovës, një njeri që e njeh mirë shëndetësinë, mbi të gjitha duhet të jetë i dinjitetshëm, i pa korruptuar e i pa korruptueshëm, duhet të jetë i guximshëm e i pa shantazhueshëm, largpamës dhe njeri që din të pranoj këshilla, ti filtroj ato dhe të bëj përfundimet e duhura. Z. Kurti e din që në partin e tij ka mjaft njerëz të tillë dhe besoj që duhet të jepet rasti të tregojnë veten ashtu siç e kanë treguar veten më parë në favor të ngritjes së VV- së në një parti që fiton mbi 50% të votave në nivel vendi.

Unë kam pasur rastin të takoj z Kadri Bytyçin, një farmacist i gjeneratës së parë te farmacistëve të Kosovës, ish kryetar i shoqatave të farmacistëve të Kosovës, magjistër i farmacisë dhe që rrjedh nga një familje me traditë të lashtë atdhetare, të dinjitetshme dhe të guximshme. Ky është vetëm njëri nga emrat që mundet të jenë në krye të kësaj ministrie, por aty duhet të jenë edhe zëvendës po aq të guximshëm dhe këshillëdhënës po aq të aftë sa që do ta ngritnin shëndetësinë e Kosovës, aty ku Z . Kurti dhe VV-ja së bashku me popullin e dëshirojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".