Greva e SBASHK-ut një skenar kriminal i dizajnuar kundër Qeverisë Kurti me turp i përfunduar

Greva e SBASHK-ut një skenar kriminal i dizajnuar kundër Qeverisë Kurti me turp i përfunduar

Hajrullah Tërnava

  • 09 October 2022 - 08:51

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Greva e arsimit që zgjati një muaj, dhe mënyra e sajë e organizuar nga Sindikata e arsimit, na lë të nënkuptojmë se ishte një mënyrë e organizimit, që popullata të ngritën në protesta dhe me këto veprime të rrëzohet kjo qeveri e tanishme, meqenëse mënyrë tjetër parlamentare nuk ekziston si mundësi tjetër për rrëzimin e kësaj qeverie, e cila me ligjet që i ka në plan, sidomos Vettingun dhe Ligjin e konfiskimit të pasurive të pajustifikuara, do ti godet të parët të gjithë ata që ishin deri tash në pushtet, që nga skamnor të lodhët janë bërë multi milionerë, por që fatkeqësitë, për fatin e tyre , tani gjenden në opozitë.

 

Është më se e qartë që ish pushtetarët e deridjeshëm i ka rrokë paniku për të ardhmen e tyre se çfarë mund ti pret me vendosjen stabile të shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, prandaj janë dukë bërë çmos për të mos e lejuar këtë qeveri për të funksionuar, qoftë edhe duke krijuar anarki të plotë qytetare për ta rrëzuar, sepse tjetër mundësi të ligjshme kushtetuese me veprime parlamentare nuk kanë për rrëzimin e qeverisë e cila e ka shumicën absolute. Opozitarët tash po veprojnë në mënyra të tjera të mundshme sikur që i dinë ata, ti përfitojnë disa deputet të LVV-së për ta rrëzua këtë qeveri në pushtet. Prandaj tash e tutje mbetet me u pa se a do të ketë suksese ndonjëra variant e rrëzimit të kësaj qeverie nga ana opozitare, prandaj tani po e përdorin partitë politike opozitare, vendimin e Qeverisë së Kosovës për mos procedim të pagave për grevistët punëtor të arsimit, pjesëmarrës në grevën një mujore, si mjetin e fundit për shantazh kundër Qeverisë Kurti dhe mbjellje të përçarjes së brendshme, me pikësynim të programuar për ta destabilizuar dhe eventualisht, krijuar situatë të thellimit të kundërthënieve të brendshme për ta rrëzuar e provokuar zgjedhje të reja të parakohshme. Në këtë lojë llogaritet të futen edhe ata gjashtë deputetët nga Lëvizja Vetëvendosjes që dolën hapur kundër vendimit të Qeverisë Kurti për të mos ju paguar të ardhurat personale punëtorëve të arsimit të cilët ishin përfshirë në grevën njëmujore të organizuar nga SBASHK-u. Ata kanë kërkuar që pagat të procedohen pa vonesë për të gjithë mësimdhënësit pa dallim, ata që kanë punuar dhe për ata që kanë qenë në grevë, kurse orët e humbura gjatë grevës të planifikohen dhe kompensohen deri në fund të vitit shkollor, 2022/2023. Një grup deputetësh të LVV po veprojnë brenda grupit parlamentar, duke dal kundër vendimeve të Qeverisë, si kolonë e pestë e programuar për ta shantazhuar dhe rrëzuar qeverinë sipas marrëveshjes së koordinuar me opozitën, SHIK-un dhe listën serbe. Fillimisht kundër vendimit të Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë dolën dy deputetë të Listës Guxo, Jeta Statovci e Haxhi Avdyli, të cilët janë pasuar më vonë edhe nga katër deputetë të VV-së që kundërshtuan këtë vendim. Deputeti Fatmir Humolli ka theksuar që ai është kundër këtij vendimi, pasi sipas tij Kurti po e do destabilizimin e vendit dhe po merr vendime te tilla. “Ka dyshime që Qeveria dëshiron ta vazhdojnë grevën punëtorët e arsimit, kurrgjë tjetër. Në mënyrë tërthorazi po i thërret punëtorët e arsimit që të ta vazhdojnë, sepse ka nevojë për destabilizim të vendit kaq”, ka theksuar Humolli. Ndalja e pagave për punëtorët grevistë të arsimit, sipas tij është vendim mjaft i gabuar, dhe kjo qeveri po vepron sikur të ishte në mars e jo në Kosovë, ka thënë ai ndër të tjera. Sipas tij, deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë një “mision” para vetës për Qeverinë dhe në rast se nuk iu “dhezë” atëherë ka kërkuar rrëzimin e kësaj qeverie. “Për fat të keq kjo Qeveri po vepron sikur të ishte në mars e jo në Kosovë, nuk po e kupton realitetin qeverisës. Jemi duke bërë përpjekje që deputetët e Kuvendit të Kosovës, ne të Vetëvendosjes ta këndellim këtë Qeveri, në qoftë se nuk mund ta këndellim kjo qeveri duhet të bie sa më shpejt, sepse po e dëmton vendin për teke individuale të individëve të caktuar ose grupeve të caktuara..”, ka thënë ai. Pas tij, edhe deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar të dalin pagat për grevistët. “Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka shkruar ai. Edhe deputeti tjetër i VV-së, Alban Bajrami ka kërkuar që Qeveria të bëjë ekzekutimin e pagave si dhe të gjej alternativë për kompensimin e orëve të humbura gjatë mbajtjes së grevës. Sipas tij, Qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të koordinohen me SBASHK-un që të gjejnë konsensus të përbashkët në mënyrë që të bëhet zgjidhja më e mirë për nxënësit. Kundër partisë së tij, përpos disave që tashmë janë deklaruar, sa u përket pagave ka dalë edhe deputeti Visar Korenica. “Korenica, është pro pagesës së pagave dhe kompensimit të orëve të humbura”, ka thënë Korenica, për Front Online. “Nëse Qeveria nuk merr vendim me iu pagu, përballet me veprime të sindikatave çfarë do qofshin ato”, ka deklaruar ai. Edhe deputeti Haki Abazi, ka njoftuar se në fund të javës, ditën e premte në ora 10, do të mbajë një konferencë lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet e tij për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. Tani në bazë të këtyre deklarimeve të deputetëve të LVV-së e që ka dyshime se ka deputet të tillë që po punojnë si dikur ata që u ndajtën nga LVV, e qe mbetet detyrë e kësaj partie që ti analizon këto sjellje të deputetëve të tyre. Mendoj se greva e deritashme një mujore dhe mos angazhimi-mos puna e arsimtarëve, nëse është e ndaluar me ligj, që mos të paguhen e ka një arsyetim, por është një zgjedhje toleruese që bëhet me mirëkuptim, sikur tu paguhen pagat të gjithë arsimtarëve edhe që ishin në grevë, por një muaj veror të vazhdohet mësimi si vazhdim i kompensimit të kësaj kohe të humbur që e kanë humbur arsimtarët, sepse edhe pushimi dy mujor i verës do i vetëdijeso ata që kanë organizuar këto greva, dhe kur ta kuptojnë arsimtarët që për verë do e kenë vetëm një muaj pushim do ta kenë të qartë se në të ardhmen ndryshe duhet të veprohet, dhe grevat nuk qenkan për askënd të mira,sepse vetëm arsimi nga tjerat institucione shtetërore i kanë nga dy muaj pushime dhe marrin rroga të plotë edhe për këta muaj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".