Kush janë hajnat që po thonë se duhet të rrëzohet Qeveria Kurti?
Reshat Badallaj-Zhuriani
Shkruan: ANALISTI: Reshat Badallaj
Kush janë hajnat që po thonë se duhet të rrëzohet Qeveria Kurti? Ja përse unë them jo dhe jo !
-Shpesh herë po më duhet ta nisi shkrimin, duke treguar paraprakisht se kurrë në jetën time nuk kam qenë anëtar i ndonjë bande politike, sepse po vërshojnë reagimet se kinse unë jam i kësaj ose i asaj bande politike. Jo, unë kam thënë se për mua ekziston vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe asgjë tjetër. Me që, dua të ripërsëris se ekzistojnë vetëm katër epoka të historisë shqiptare dhe ato janë: Epoka e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Epoka e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, epoka e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar dhe epoka e fundit, është epoka e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Epoke tjetër nuk ka dhe kurrë mos u mashtroni pas tellallëve dhe lehaqenëve se ka epoke tjetër. Janë pallavra dhe asgjë tjetër. Por, epokën e fundit, të UÇK-së, kurrë mos e lidhni me kryehajnat që u bënë pas luftës super milioner dhe siguruan pasuri për 20-30 breza. Jo, me ata që para lufte nuk kishin as çorape dhe u bënë oligark. Jo,jo,mos gaboni se dreqi ju ha! E theksova këtë se ditë më parë me ndodhi një budallallëk, një asambliste bile thoshte se ka ndikim në bandën e saj dhe më pyet: " A je ti me PY DY KY? Dhe, merreni me mend në vitin 2022, nuk thotë bile PDK,por PY DY KY dhe nuk ka fije turpi ta kërkon votën. Larg qoftë! Pra, soji i tyre dhe dalin e lehin duke thënë"..ka ardhur koha që filan fisteku të bëhet kryeministër , fjalën e ka për një tyxhar dhe hajn që të kishte shtet dhe ligj do të duhej të paktën 10 vjet burg, tjerët këlysh nga taborri i ish-LKJ, të dalura nga hiri i zezenajes , së kopesë së Beogradit, dhe thonë:"... ka ardhur koha ky filan fistek , edhe pse i lyen flokët sikur t´ia lëpinë lopa, të bëhet kryeministër!!!" Pra, merreni me mend se si pa fije turpi për interesa të tyre, pra të këtyre bandave të ofendohet aq rëndë populli, kinse nuk i njeh. Populli nuk e ha më atë pykë të këtyre mashtruesve që ju ngjajnë atyre zonjave të cilat presin me orë të tëra dritën e “gjelbër” te semafori! Jo, kanë ikur ato kohë dhe nuk jo beson më askush, sepse e kanë bërë Kosovën pifti duke e vjedhur deri në palcë. Aq shumë e kanë vjedhur sa që vështirë e ka të ringjallet. Turp e ditë të bardhe mos pafshin, e mos e gëzofshin sa të jetë jeta, sa të jetë toka e qielli!
Pastaj a ka turp më të madh, kur psikopatët dhe lehaqenët dalin e lehin se do e merr qeverinë banda tjetër politike e AAK-së, ose ata të Fatmir Limajt, të Banjes. Edhe më keq. O Zot; mos i raftë gurit e drurit! Dalin e lehin që e merr qeverinë ajo baushtella i kazakistanit e prirë nga Behgjet Pacolli. Më duket se Behgjet Pacolli,po,po, ay që ka thënë publikisht:"KOSOVA NE MOZHE BEZ SERBIJE". Dhe, me thoni ju a nuk janë këto vepra penale, që vetëm që mendojnë kështu dhe mashtrojnë popullin, e rrejnë,të dënohen me dhjetë vite burg!? Për ndryshe që janë budallenj dhe psikopat nuk do mend dhe se vërtetë është kështu dhe topi nuk e luan, po e bëjmë kështu:Publikisht deklarohem se të shkojnë te psikologu dhe që dalin shëndosh këta tru shpërlarë, shpenzimet janë të miat. Kjo është krejt kollaj të dalin publikisht që e kanë bërë testin se nuk janë hajvan unë i paguaj shpenzimet. Dhe, kur them se i paguaj, i paguaj se jam burrë nga Zhuri i krahinës së Lumës dhe nuk i ha fjalët se hallku t´i lënë haberet te dera. Pra, nuk duhet kërkuar rrëzimin e Qeverise Kurti,por duhet kërkuar bashkërisht ti realizojnë premtimet e tyre që i kanë dhënë para votuesve. Të bëhemi bashkë, të punojmë, se po troket dimri dhe ka shumë probleme të tjera që të mos i përmendi një nga një. Ti lëmë pallavrat dhe ndërsymjet, por të punojmë për një jetë më të mirë dhe se si të vëhemi kundër Serbisë. dhe, jo të vrapojnë për pushtet,për fotele ndonëse pushtetin e hajnin e kanë në gjak. Boll më, bre burra,boll! Dhe, krejt në fund po ju them: mirë, po e rrëzojmë ta zëmë Qeverinë Kurti dhe kush do e merr të shtyj anijen deri në breg. Nuk ka mos e mashtroni veten me lloj-lloj hajna,kusar,tyxhar, repera, mangupa..Mos të humbasim kohë,mbajeni mend këtë shkrim mirë. Komentimet e mëtejme janë të panevojshme për të paluar fjalë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".