
Lexoni edhe:
Skender Hyseni: Përmes Lumir Abdixhikut, Albin Kurti dikton politikat e LDK-së
Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri
Vetëm gjatë muajve të fundit janë realizuar dhjetëra aksione të organeve të rendit, kundër korrupsionit kontrabandës e krimit të organizuar, ndërsa në orët e pasdites së të mërkurës së kësaj jave, pas një hetimi disa mujor, Policia dhe Inspektorati Policor me autorizim të Prokurorisë Themelore dhe Gjykatës Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit.
Skender Hyseni: Përmes Lumir Abdixhikut, Albin Kurti dikton politikat e LDK-sëLexoni edhe:
Në fakt, sipas të gjitha paralajmërimeve, kësaj radhe flitet me siguri, paksa më të madhe, se sa herëve të kaluara, kur si "popull" ftoheshim ti bashkohemi në mënyrë të verbër, dollisë së gënjeshtërt për kinse "liberalizimin e vizave" nga ana e politikanëve të PRONTO-PANI-isë, ndaj dhe ekziston një lloj entuziazmi më i përafërt me të vërtetën, se deri në fund të këtij viti, apo fillimin e vitit të ardhshëm edhe qytetarët e Kosovës, përfundimisht do të shpërblehen me liberalizim të vizave. Për aq më tepër, së fundi Komision Evropian iu është drejtuar vendeve të BE-së edhe me një kërkesë zyrtare, për vendim pozitiv të liberalizimit të vizave për Kosovën. Edhe masat e Qeverisë së re të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe kompetencave ligjore e kushtetuese, për reformimin e plotë të sistemit të drejtësisë, do të jenë tejet ndikuese dhe pozitive në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të hiqet kjo temë nga rendi i ditës së BE-së dhe përfundimisht të lëvizin lirshëm edhe qytetarët e Kosovës. Se liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të ndodhë, mbështet edhe në faktin që Komisioni Evropian ka gjetur gjuhë të përbashkët dhe u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Këshill një dokument të detajuar teknik ku konfirmohet edhe në mënyrë zyrtare, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe mbetet në fuqi propozimi që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën. Ky dokument nuk është më vetëm raport formal siç ishte bërë më herët, por dokument bazë për diskutimin e grupit punues për vizat në Këshillin Evropian më 13 tetor në Bruksel, i cili është dërguar si një rifreskim i të dhënave për të informuar në detaje vendet anëtare të BE-së për implementimin e udhërrëfyesit, ku përmenden në detaje shembujt që dëshmojnë se Kosova edhe pas vitit 2018, kur Komisioni kishte konfirmuar përmbushjen e kritereve, ka vazhduar të bëjë progres në të gjitha fushat e përfshira në udhërrëfyesin për vizat. “Kosova ka vendosur një kornizë të fuqishme ligjore dhe operacionale për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe për t’u përballur me rreziqet e sigurisë dhe ato nga migracioni, thuhet mes tjerash, dokument në të cilin konfirmohet se Kosova ka vazhduar të konsolidojë progresin në fushat kyçe të identifikuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Akt që ishte konfirmuar edhe përmes raporteve vjetore të Komisionit në kuadër të paketës së zgjerimit”, në konkluzat e dokumentit që u është dërguar vendeve anëtare. Madje sipas ekspertëve të Komisionit Evropian, Kosova në vitet e fundit ka forcuar edhe kornizën ligjore dhe institucionale në fushat si siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufijve dhe migracionit, rendit publik dhe sigurisë, të drejtat themelore të lidhura me lirinë e lëvizjes, duke i afruar ato me standardet e BE-së. Në raport konfirmohet, po ashtu se Ministria e Brendshme e Kosovës ka siguruar se pasaportat dhe të gjitha dokumentet e udhëtimit, janë biometrike e në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ato të Bashkimit Evropian. Sipas këtij raporti Kosova ka përshtatur edhe më shumë legjislacionin me BE-në edhe në fushën e menaxhimit të koordinuar të kufijve, si dhe ka bërë progres domethënës në funksionimin e sistemit gjyqësor, përfshirë edhe efikasitetin, profesionalizmin, përgjegjësinë dhe integritetin. Aty thuhet se Kosova ka arritur përparim edhe në hetimin dhe dënimin e rasteve të krimit të organizuar, si dhe i ka përmbushur edhe kushtet për riatdhesimin e shtetasve të saj, të cilët kanë kërkuar azil në BE dhe kanë marrë vendim për t’u larguar. Komisioni Evropian konstaton trend pozitiv edhe në numrin e refuzimit të dhënies së vizave për qytetarët e Kosovës nga vendet e BE-së, si dhe rënien e numrit të azilkërkuesve të rrejshëm. Të gjitha këto të dhëna që janë përmendur në dokumentin që e ka dërguar Komisioni Evropian, do të shërbejnë për Këshillin e BE-së, i cili më 13 tetor nis procedurën që ka për qëllim finalizimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në këto dy vite mandat të qeverisë së re, përveç pakos së re ligjore të reformimit të drejtësisë, në fokus të institucioneve të rendit dhe ligjit është lufta kundër krimit të organizuar, kontrabandës ndërkufitare, luftës kundër trafikimit me narkotik, droga, armë e trafikim të njerëzve. Vetëm gjatë muajve të fundit janë realizuar dhjetëra aksione të organeve të rendit, kundër korrupsionit kontrabandës e krimit të organizuar, ndërsa në orët e pasdites së të mërkurës së kësaj jave, pas një hetimi disa mujor, Policia dhe Inspektorati Policor me autorizim të Prokurorisë Themelore dhe Gjykatës Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit. Operacioni i lartcekur kishte për qëllim zbatimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren për arrestimin e personave të dyshuar (përfshirë edhe një zyrtar policor) dhe kontrollin e disa lokacioneve (Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë) . Sipas një komunikate të Inspektoratit, hetimi është duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimit se nga të dyshuarit në këtë rast janë kryer vepra penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale e të Bixhozit të Paligjshëm”, operacion i cili ka rezultuar me 13 të arrestuar dhe mbi 55 mijë euro të konfiskuara.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".