![Katër vite larg POLITIKËS!](/uploads/kosova-sot/images/2024/October/29/200x200_Nijazi_Halili1730187337.jpg)
Mocioni me " Listën Srpska" për rrëzimin e Qeverise Kurti është shumë i rrezikshëm për opozitën!
![Mocioni me](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/11/auto_srpska-lista-fb-predali-listu-kandidata-za-izbore1665487009.jpg)
![Mocioni me](/uploads/author/2019/March/27/auth_Muhamed-Kelmendi1-380x2331553671612.jpg)
Muhamet Kelmendi
Shkruan: Muhamet Kelmendi
LDK, PDK dhe AAK sikur t' i kishin votat në Kuvendin e Kosovës, me siguri do të paraqitshin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti! Numrin për paraqitjen e kërkesës të deputetëve në Kuvend e kanë. Mbetet të sigurohen votat në Kuvendin e Kosovës që të rrëzohet qeveria e Kosovës. Këtu i duhen mocionistëve edhe votat e "Listës Srbska" dhe të minoriteteve tjera.
Rrëzimi i qeverisë kështu është kundër produktiv për çdo parti opozitare që bashkëpunon me "Listën Srbska" për rrëzimin e qeverisë. Këto i dinë LDK,PDK e AAK. Ndërsa, kërkesa e Isa Mustafes ka për qëllim që të futë opozitën, kryesisht LDK-në, në një krizë të thellë dhe kështu të shkohet në rizgjedhje. Fundi i opozitës është i rrezikshëm. Mocioni ka sukses dhe opozita fiton vetëm nëse i kanë votat e parlamentarëve shqiptare dhe të minoriteteve jo serbe. Këndej kërkohet të punon opozita.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".