Konfliktet në Ballkan janë të thella dhe mundë të shpërthejnë në çdo kohë
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Në Kosovë dhe më gjerë, në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Maqedoninë Veriore, e në Serbi - Kroaci, kudo ka çështje të pazgjidhura nacionale, përveç problemeve që janë ekonomike e sociale. Më pak në rrezik nuk është as çështja në Egje, midis Turqisë dhe Greqisë. As raportet midis Kroacisë dhe Serbisë nuk janë të mira. Ka konflikte të mëdha. Në kuadër të këtyre konflikteve të mëdha interesat e Fuqive të Mëdha janë rritur. Rusia qëndron e patundur prapa interesave serbo-sllave.
Ndërsa, BE dhe SHBA janë për zgjidhjen e çështjeve mbi bazën aktuale të kufijve shtetëror. Shtetet janë armatosur shumë. Nga,armatimi prijnë,Turqia, Greqia dhe Serbia. Prapa po përpiqen të mos mbesin as shtetet tjera në Ballkan. Shikuar së këtejmi janë konfliktet ushtarake të programuara. Ato mundë të shpërthejnë në Bosnje e Hercegovinë,në mes Kosovës dhe Serbisë, në mes Greqisë dhe Turqisë. Edhe midis Kroacisë dhe Serbisë ka konflikte dhe kërcënime. Konflikti ushtarak ekziston midis Turqisë e Greqisë. Mirëpo, konflikte luftarak me i përgjakshmi mund të bëhet në Maqedoninë Veriore.
Ky shtet është artificial dhe çdo konflikt dërgon te ndarja dhe kinfliktet ushtarake serbo-bullgare-shqiptare e turko-greke. Shpërthimi mund të implikoj edhe forcat e mëdha botërore. Këtu është fjala për Francën, Anglinë, Turqinë, Rusinë, SHBA-të etj. Mbi këtë bazë deklaratat që vijnë nga NATO, për Ballkanin janë alarmante. Udhëheqës të ndryshëm nga SHBA-të, nga UE, si dhe shumë analiste dhe ushtarak në pension bëjnë prognozime luftarake. Analizat e tyre janë alarmante për këtë pjesë të Evropës. Këto fërkime dërgojmë te fakti se rreziku për lufte në Ballkan është i lartë dhe kurdo mund të shpërthej në përmasa të gjera. Fakte ka mjaftë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".