Lexoni edhe:
Zbulimi i ri i dallavereve me subvencione në MB, një goditje tjetër e rëndë kundër qeverisjes së korruptuar gjatë mandatit të kaluar
Shkruan:ANALISTI: Agim Bajrami
Opozita kosovare është tërësisht e ç'akorduar në orientimin e vetë prandaj me të drejtë mundë të shtrohet pyetja se a mundë dhe pse nuk mund të rrëzohet qeveria nga kjo “forcë” politika rivale e mazhorancës?! Pika e parë e dobët është se opozita është minore, Qeveria ka 61 vota në Kuvend.
-Qeveria është dukshëm, e sidomos Kryeministri, më i përkushtuar në linjat e përgjegjësisë shtetërore dhe kombëtare, e të pa krahasuar, me qeverisjet e kaluara që drejtoheshin nga opozita e sotme. Opozita e provoj, kur edhe dështoi, që në koordinata me Serbinë, e duke i keqpërdorur, grevat e mësimdhënësve dhe të tjerëve, e duke manipuluar me fëmijët,me synimin,të nxisë trazira të përgjithshme shoqërore, për të detyruar, që Qeveria, të dorëhiqet. Edhe Raporti i progresit i Komisionit Evropian argumenton duke listuar, ndër tjera, dhe më kryesoren, dështimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në aktivitetin e tyre parlamentar, e sidomos të opozitës për rolin e tyre destruktiv në bërjen e opozitarizmit parlamentar e në veçanti, pjesëmarrja në seancat e shqyrtimit konstruktiv dhe votimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës. Dhe për rrjedhojë, e me qasje të tillë, shtrohet pyetja se kush mundë ta zëvendëson Qeverinë aktuale? A mundë ta bëjë këtë Lista serbe me klanin pronto? -Dhe mbi të gjitha ,qeverisja e vendit arrihet, përmes programit të mirëfilltë nga vota e qytetarëve në zgjedhjet e lira demokratike, përmes pjesëmarrjes në garën zgjedhore të partive politike, individëve të pavarur,dhe jo përmes formave puçiste e anti ligjore. Dhe nga e gjithë kjo, Qeveria, do të sigurohej të qeverisë, edhe për një mandat tjetër pa asnjë problem,ngase nuk ka opozitë që ofron qeverisje më të mirë. Prandaj të gjithë atyre që pretendojnë apo thërrasin për ta rrëzuar Qeverinë aktuale të Kosovës lirishtë mundë të ju themi: harrone rrëzimin e qeverisë aktuale nga mendësia e kësaj opozite!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".