Lexoni edhe:
Mocioni me " Listën Srpska" për rrëzimin e Qeverise Kurti është shumë i rrezikshëm për opozitën!
Shkruan:Dardan Grapci
Më 13 tetor, kur do të diskutohet për çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët, gjithsesi duhet të jemi optimist sepse priten rezultate pozitive nga Unioni Evropian dhe Komisioni Evropian.
- Është fakt i pa mohueshëm se që nga viti 2018 e këndej Kosovës padrejtësisht ia kanë bllokuar rrugën drejtë liberalizimit të vizave disa nga vendet anëtare të BE-s, siç janë Franca dhe Holanda, duke mos i përjashtuar edhe 5 vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Megjithatë është një sinjal shumë pozitiv për vendin tonë, ku më në fund Kosovës po i mundësohet të ulet dhe të flet me zërin e saj dhe me argumentet konkrete në sallën e Asamblesë së Këshillit Evropian. Duke pasur parasysh këto avantazhe të reja, besoj që pas 13 Tetorit Qeveria e Kosovës duhet të përgatitet për fillimin e mundësisë së lëvizjes së lirë, duke e ditur që Këshilli Evropian më në fund do t'ia jep Kosovës dritën e gjelbër ku qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm, brenda BE-s pa viza.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".