Lexoni edhe:
Një Gjovani Falcone i guximshëm për veprim kundër krimit kërkohet edhe në Kosovë
Shkruan: Hajrullah Tërnava
Dihet ashiqare së shumica e ish pushtetarëve të kaluar janë pasuruar duke qenë në lidhje me krimin e organizuar, dhe në mënyra të ndryshme e kanë kriminalizuar skajshmërisht edhe shtetin tonë. Ata kishin të vetmin qëllim, që të pasurohen. Në këtë pikë edhe ia kanë arritur qëllimit të tyre, dhe ky shkak tani po e shqetëson opozitën, sepse këto ligje do ti përfshijnë ata vepër kryes të cilët me aktakuza të ndryshme që do të përfshihen e do të jenë të akuzuarit kryesor, si të dyshuar për shumë vepra kriminale, dhe do të komprometohen para opinionit.
-Qeveria në pushtet me mënyrën e qeverisjes së sajë e ka trazua në themel opozitën, meqenëse ajo i ka votat absolute që kurrsesi nuk munden për ta rrëzua nga pushteti, kur kjo qeveri është duke e përgatitur miratimin dhe zbatimin e ligjit Vetting dhe atë të konfiskimit të pasurisë së pa justifikuar, e kur dihet se opozita që e ka qeverisur kohë të gjatë këtë vend do të jetë në shënjestër të piketimit, njdkjes për të bërat në të kaluarën e saj dhe të ndëshkimit.
Një Gjovani Falcone i guximshëm për veprim kundër krimit kërkohet edhe në KosovëLexoni edhe:
Askush nuk do të mundë ti shpëton ligjin, nga një drejtësi e pa varur, e reformuar dhe profesionalizuar, kushdo qoftë që gjatë qeverisjes së kaluar ka abuzuar dhe me veprime të kundërligjshme është pasuruar. Dihet ashiqare së shumica e ish pushtetarëve të kaluar janë pasuruar duke qenë në lidhje me krimin e organizuar, dhe në mënyra të ndryshme e kanë kriminalizuar skajshmërisht edhe shtetin tonë. Ata kishin të vetmin qëllim, që të pasurohen. Në këtë pikë edhe ia kanë arritur qëllimit të tyre, dhe ky shkak tani po e shqetëson opozitën, sepse këto ligje do ti përfshijnë ata vepër kryes të cilët me aktakuza të ndryshme që do të përfshihen e do të jenë të akuzuarit kryesor, si të dyshuar për shumë vepra kriminale, dhe do të komprometohen para opinionit.
Duke u zbuluar lidhja e tyre me krimin e organizuar, nuk do të ju vlen më ajo lëvdata se „na e kemi çliruar Kosovën“ dhe ajo pasuri e pajustifikuar do të ju konfiskohet dhe do ti takoj shtetit. Prandaj këto janë disa nga ato shqetësimet që po fshihet pas shpeshtimit të kërkesave nga subjektet politike opozitare për dorëheqjen, siç thonë ata urgjente dhe pa kushte të Qeverisë Kurti.
Këto kërkesa tani janë të ndërlidhura me ofrimin e kohës për përfundimin e reformës në sistemin e drejtësisë, Miratimin e ligjit Vetting dhe atë për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme, ligje nga të cilat do të goditeshin të parët ish pushtetarët nga aspekti i dështimit të arsyetimit të pasurive të tyre, kurse me Ligjin Vetting do të goditet drejtësia e kriminalizuar e lidhur me nëntokën e krimit të organizuar, me të cilën është në lidhje prej dekadash që kanë bashkëjetuar.
Pas zgjidhjes së problemit me grevat nga punëtorët e arsimit, duke se opozitës nuk i ka mbetur ndonjë shkas tjetër për tu acaruar dhe kritikuar qeverinë Kurti kështu qe kërkesa e vetme për dorëheqje është mjet i fundit të cilin tash e kanë aktivizuar, duke qenë të vetëdijshëm se nuk kanë vota të mjaftueshme për ta rrëzuar me mocion. Opozitarët po e kritikojnë qeverinë Kurti siç thonë ata për dështime në ndryshim dhe zhvillim, duke harruar se ishin po ata të cilët plotë dy dekada ishin në pushtet, dhe këtë shtet e kanë mbajtur peng, e kanë zhvatur dhe degraduar, për të ja lënë trashëgim të rëndë e patate të nxehtë për ta menaxhuar kjo qeveri e re e cila mandatin e ke filluar në një kohë të pa kohë të kohës së pandemisë globale, por edhe të krizës akoma më të gjerë të sigurisë nga konflikti, lufta pushtuese kundër Ukrainës e filluar nga ana e Rusisë.
Nëse arrin kjo qeveri ti jetësoj ligjet në fjalë, dhe ti zbardhë krimet e tëra që iu kanë bërë këtij vendi që nga paslufta e deri më tani, atëherë kjo qeveri do të kujtohet në të ardhmen si qeveria më e suksesshme, dhe populli do e mirëpret edhe në zgjedhje të tjera, dhe do e shpërblej prapë me vota që ta qeverisë këtë vend edhe në të ardhmen. Edhe faktori ndërkombëtar do e përkrah në këtë pikëpamje dhe pas këtyre jetësimeve të këtyre ligjeve, Kosovës do ti hapen rrugët drejtë OKB-së dhe institucioneve tjera ndërkombëtare sikur që janë NATO, INTERPOl etj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".