Prokuroria Speciale e Kosovës urgjentisht të lëshoj urdhër arrest kundër qeveritarëve dhe deputetëve të "Listës Serbe" që po e spiunojnë shtetin e Kosovës!
Muhamet Kelmendi
Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Qeveritarët dhe deputetët e"Listës Serbe"duhet të dënohen për vepër penale të spiunazhit sipas nenit 131 , pika 1-5 të Kodit Penal të Kosovës. Nga Prokuroria Speciale e Kosovës kërkohet që urgjentisht të hapi kallëzim penal dhe të lëshoj urdhër arrest kundër qeveritarëve dhe deputetëve të "Listës Serbe" në Kosovë në bazë të veprës penale të spiunazhit.
Qeveritarët dhe deputet e "Listes Serbe" deklaruan se japin llogari, informojnë dhe pastaj për ta vendoset në Beograd. Vetë ky fakt i plotëson kushtet ligjore sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Kodit Penal të Kosovës. Në Kodin Penal të Kosovës, neni 131, paragrafët 1-5 përcaktojnë dënimet deri në 12 vjet burgim për shpiunazh. Neni 131, par. 1-5 i Kodit Penal të Kosovës sanksionojnë sekretin e shtetit, komunikimin a dorëzimin e informatave shteteve të huaja; organizimin e shërbimit të huaj në vend; hyrjen në shërbim të huaj; mbledhje të dhënave dhe të dokumenteve në llogari të shtetit të huaj, duke ia komunikuar dhe dorëzuar atij shteti,organizatave a shërbimeve të huaja, në vepër penale. Dënimi është prej 5 vjet deri në 12 vjet burgim.
Deputetët dhe qeveritarët e "Listës Serbe"në Kosovë e pranuan vetë bashkëpunimin dhe koordinimin e tyre me qeverinë në Beograd, drejtpërdrejtë me Vuçiqin,të cilit i raportojnë dhe nga ai marrin urdhra. Fakte më te qarta për spiunazh se këto nuk ka. Lidhur me këtë kërkohet që Prokuroria Speciale t' i kapi dhe t' i arrestoj të gjithë mbi bazën e nenit 131, paragrafit 1-5 të Kodit Penal të Kosovës. Ndaj tyre rëndon bashkëpunimi me shtetin fqinjë, dhënie e informatave dhe dëshmive, si dhe vënie në shërbim të interesave të shtetit tjetër, ndaj Serbisë, të informatave dhe te vetvetes si spiun të shtetit të Kosovës te ai i Serbisë. Vepra e tillë e rrezikon integritetin dhe sovranitetin e vendit sipas nenit 2 , paragrafit 1, 2 dhe 3 të Kushtetutës së Kosovës.
Të lidhura me këto dy vepra, si dhe me rrezikimin e pasurisë së Kosovës, të sanksionuar me nenin122, paragrafi 2 të Kushtetutës së Kosovës, përmbushen elementet që dënimi të kalon mbi 12 vjet burg, deri me burgim të përjetshëm, sipas neneve 123 dhe 125 të KP të Kosovës. Pra, si qeveritarët, ashtu edhe deputetët serb nga "Lista Serbe" kanë kryer në vazhdimësi vepër penale të sanksionuar me KP të Kosovës. Ata duhet të hetohen dhe për të gjithë ata të lëshohet fletë arresti për vepër të rëndë penale të spiunazhit dhe kundër rendit politik e juridik kushtetues. Duke kryer këtë punë ruhet shteti dhe kriminelëve iu pamundësohet veprimtaria antikushtetuese. Rrugë tjetër nuk ka shteti ynë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".