Lexoni edhe:
Blloku A-5 jashtë funksionit, s’po gjenden kompani të “përgjegjshme” për ta kryer remontin
Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri
Pas dy ditë punimesh, Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, përfundimisht ka miratuar raportin për strategjinë e re të zgjerimit, përmes të cilit kërkohet që procesi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në bllokun evropian, si dhe dhënia e fondeve të BE-së për Serbinë, të kushtëzohet me mbështetjen e Beogradit për sanksionet ndaj Rusisë.
- Kërkesa paralajmëruese e Parlamentit Evropian, që Serbia të penalizohet dhe izolohet për shkak të mos vënies së sanksioneve ndaj Rusisë, duket të jetë mjaft serioze, ndaj pikërisht tani është moment i duhur që edhe institucionet e Kosovës të lobojnë sa më fuqishëm tek vendet e BE-së dhe SHBA, që Serbia përfundimisht të penalizohet edhe për krimet e luftës dhe gjenocidin e kryer nga policia dhe ushtria okupatore serbe në Kosovë si parakusht për anëtarësim e saj në BE me normalizim të raporteve me Kosovën! Por përveç ledhatimit ndaj regjimit me të kaluar kriminale të Aleksandër Vuçiqit nga ana e disa prej vendeve më të fuqishme të perëndimit edhe institucionet e Kosovës, Ministria e jashtme etj, ende nuk janë në masën e duhur aktive dhe shihet hapur se nuk po lobojnë sa duhet as me kohë, sidomos tek vendet më të fuqishme të BE-së, të cilat e kanë njohur Kosovën, që Serbia përveç kërkim faljes të kushtëzohet edhe me pranimin e krimeve të luftës në Kosovë, si dhe dëmshpërblimin meritor të të gjitha bëmave të saj kriminalo-gjenocidiale ndaj shqiptarëve të pambrojtur.
Madje në raportin e Parlamentit Evropian, thuhet se përshtatja e vendeve, medoemos duhet të bëhet prioritet në procesin e zgjerimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, dhe negociatat e anëtarësimit me Serbinë të avancojnë vetëm nëse ky vend u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Kurse lidhur me strategjinë e re të zgjerimit kërkohet që ky proces të reformohet, në mënyrë që të shpërblehen ato vendeve të cilat avancojnë në përmbushjen e kritereve, si dhe të sanksionohen, të gjitha ato shtete që shënojnë kthim prapa në procesin e anëtarësimit.
Por habit fakti se në përmbajtjen e raportit të PE-së, nuk ka asnjë fjali të vetme për dhunën dhe gjenocidin që Serbia fashiste ka shkaktuar, ndaj disa vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe Kosovën, çlirimi nga okupimi serb, i të cilës është edhe storja e fundit e shpërbërjes së ish Jugosllavisë me një luftë të përgjakshme në përpjekjet për çlirim dhe luftën për dëbimin nga vendi, të Serbisë okupatore!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".