Shpëtimi i Kosovës dhe gjithë Evropës nga kurthet e rrezikshme sllave në dorën e Amerikës

Shpëtimi i Kosovës dhe gjithë Evropës nga kurthet e rrezikshme sllave në dorën e Amerikës
Shpëtimi i Kosovës dhe gjithë Evropës nga kurthet e rrezikshme sllave në dorën e Amerikës

Gurakuç Kuçi

  • 15 October 2022 - 08:03

Shkruan:Dr. Gurakuç Kuçi

Tani BE me në krye Francën, Kosovën është duke e bërë pjesë edhe te politikave, balancave dhe kompromiseve që i ka me Rusinë dhe Serbinë.

-Nëse do ketë një trajektore të re apo një zgrip të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këtë është duke e mundësuar Bashkimi Evropian. Këta të fundit i kanë dhënë gjithçka Serbisë dhe nuk e kanë ndëshkuar për asgjë e madje as për aktin e fundit që Serbia nuk i vë sanksione Rusisë. BE-ja ka pesë vende anëtare që nuk e njohin Kosovën, nuk ia jep liberalizimin e vizave Kosovës dhe vazhdon të mos e njohë shtetin e Kosovës duke mbajtur qëndrim neutral. Tani BE me në krye Francën, Kosovën është duke e bërë pjesë edhe te politikave, balancave dhe kompromiseve që i ka me Rusinë dhe Serbinë.

Pra, përderisa Serbia është fajtor për luftën në Kosovë dhe luftërat tjera në Ballkanin Perëndimor dhe vazhdon të mos i pranoj krimet e saj e përkundër kësaj BE-ja i jep benifite atëherë përse duhet që Serbia të bëjë diçka pozitive në dialog me Kosovën, shtoja faktin këtu që Serbia tolerohet dhe vetëm me fjalë kundërshtohet qëndrimi i saj pro-Rusisë e për më shumë së fundi raporti i KE-së tregon progres për Serbinë.

Ky raport tregon njëanësinë dhe padrejtësinë e raportit të BE-së me Kosovën dhe Serbinë. Të gjitha raportet ndërkombëtare flasin për regres të Serbisë në çdo sferë, të tilla si Freedom House, economic unit intelligence, etj. Pra, si duket duhet prapë SHBA-ja ta shpëtojë Evropën nga kurthet sllave ku e kanë futur edhe Kosovën, ashtu sikur që SHBA-ja e shpëtoi Evropën në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".