
Ja pse krerët e sindikatave të arsimit, duhet të arrestohen dhe të dënohen!


Agim Bajrami
Është e pa tolerueshme që sindikata e arsimit të ju kundërvihet urdhrave ligjore të ministrisë së arsimit.
Shkruan:Agim Bajrami
Sindikata, jep 'urdhra jo ligjore' nëpër shkolla publike të arsimit të Kosovës,duke shënuar; "SKA KOMPENSIM TË MËSIMIT"! Ministria e arsimit kërkon, nga 'shkollat publike' të arsimit në Kosovë, 'të kompensohet mësimi i humbur', të shtunave. 'Drejtorët e shkollave publike' zbatojnë urdhrat jo ligjore të Sindikatës së arsimit, dhe i refuzojnë të zbatojnë instrumentet ligjore, të Ministrisë së arsimit ,ndërsa parat i marrin nga buxhetin i shtetit,edhe për mos zhvillimin e mësimit...???
Kaos i pa parë, në drejtimin dhe funksionimin e sistemit publik të arsimit kosovarë, i cili po pengohet nga Sindikata e arsimit. Për veprimet e tyre të kundër kushtetuese dhe antiligjore nga udhëheqja e sindikatës së arsimit po shkelen vrazhdë të drejtat themelore të nxënësve , Me ç’rast po pengohet zhvillimi i arsimit të Kosovës dhe në këtë mënyrë sindikata e arsimit po bien ndesh me rregullativen ligjore të arsimit dhe të cilët me vetëdije dhe qëllimshëm po dëmtojnë interesin e nxënësve të cilët po privohen nga e drejta e tyre themelore në arsimimin e domosdoshme ,si e drejtë e tyre, e garantuar me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në këtë kuptim ,udhëheqësit e Sindikatës së arsimit,drejtorët e drejtorive komunale, dhe të atyre nëpër shkolla publike,mësimdhënësit me veprimet e tyre të kundërligjshme po kryejnë vepër penale, për të cilat duhet të jenë përgjegjës,për çka organet e zbatimit të ligjit duhet t'i arrestojnë dhe t'i dënojnë në pajtim me ligjin kompetent, nga gjykatat kompetente. Prandaj,në kuptim të asaj që u shtjelluar më lartë, të gjithë të apostrofuarit e më sipër ,të dërgohen para organeve të drejtësisë, për veprat e kryera penale, duke u'a shqiptuar dënimin i merituar në pajtim me rregullat e udhëhequra ligjore të një procesi të rregullt gjyqësor. Në drejtësi njihet parimi themelor ligjor,'të gjithë të barabartë para ligji'.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".