Fjalimi i Edi Ramës në Këshillin e Evropës që e turpëroj Kosovën!...
Ismail Muçiqi
Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi
politik me emrin dhe mbiemrin Edi Rama me vetëdije apo pa të duke u munduar të promovohet si babë i kombit dhe si liderë mbi Ballkanin fjalimi i tij me plotë epitete demagogjike dhe fraza të tejkaluara për politikën e kohës ishte dështimi më i madh i karrierës së tij në politikë. Retorika dhe arroganca me gjestikulacion me sintoma patologjike duke aktruar para shikuesve të ndonjë teatri amatoresk ngjalli reagime të shumta nga deputetët e Këshillit të Evropës. Kjo u vërtetua edhe me rastin e bojkotimit në darkën e përgaditurë nga Edi Rama, e të cilën e injoruan shumë delegacione të kësaj asambleje Evropiane.
Se deri kur pseudo analistat, pseudo gazetarët dhe opinionistët do të binden se Edi Rama është një ndër shkatërruesit më të mëdhenj që po i dëmton Shqiptarët dhe po e përqan politikën gjithandej ku jetojnë Shqiptarët. Për idealet e kombit dhe për bashkimin e trojeve Shqiptare gjatë historisë u flijuan gjeneratat e tëra të burrave dhe grave që mbetën të pa vdekshëm në faqen e bardhë të historisë tonë. Vite me radhë Edi Rama përmes formave më të ndryshme ka ndërhyrë në politikën brendshme të Kosovës duke u rreshtuar pas individëve të caktuar të cilët opinioni Kosovarë me kohë i ka bojkotuar.
Kështu tani kur Kosova po punon për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës pas një pune shumë të gjatë diplomatike Edi Rama në foltoren e Strazburgut para Parlamentareve të Këshillit të Evropës me metodat e diktatit të ish sistemit komunistë ju kërcënua deputeteve kinse për ta pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës. Kjo jo që i ndihmoj përmirësimit të klimës por nuk ka dyshim se fjalimi i tij do të ndikoj negativisht tek disa shtete të cilat ishin në prag të përkrahjes të Republikës së Kosovës. Arroganca dhe prepotenca e tij tani në raport me Kosovën po dëshmon se ky njeri ka kohë qe e ka humbur rrugën e vërtetë duke hy thellë në konspiracionet e dëmshme me Aleksander Vuqiqin. Ky ishte ai i cili e përkrahu idenë për shkëmbimin e territoreve me serbin. Ide kjo e cila është në kundërshtim të plotë me vullnetin politikë të Kosovës dhe me kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe Sovranitetin e Republikës së Kosovës. Iniciativa denigruese për Ballkanin e Hapur të cilën e promovojë Edi Rama me Aleksander Vuqiqin duke e izoluar Shtetin e Kosovës dhe interesin e dy milionë Shqiptareve është argument i pamohueshëm se ky njeri është rreshtuar kundër interesave të Kombit Shqiptarë.
Diskutimi i tij në Parlamentin e Këshillit të Evropës pa dyshim se e dëmtoj edhe Shtetin e Kosovës duke filluar nga prolongimi i [vizave] për lëvizje të lirë të qytetareve të Kosovës i cili po zgjatë me vite. Duhet theksuar se Edi Rama përmes satelitëve [këshilltareve] të cilët i mbanë rreth kabinetit Qeveritar, ka kohë që është përpjekur të ndërhyjë në institucionet e Shtetit të Kosovës duke punuar kundër Qeverisë aktuale dhe Presidentes të Republikës. Prandaj sa më shpejt që opinioni i gjerë të vedisohet për veprimet dhe dëmet politike të Edi Ramës e ardhmja e Shqiptareve do të jetë më e mirë dhe më e mbarë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".