Kosova dikur koloni serbe, sot e pavarur dhe sovrane
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Barometri diplomatik
Shkruan: Porf.Dr.Mehdi HYSENI
*** Sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, kjo është baza e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes Beogradit dhe Prishtinës në kuadrin e Dialogut të Brukselit, ndëshkimi i kolonializmit shekullor serb dhe shpërblimi i Kosovës si shtet i dekolonizuar sovran dhe i pavarur, që urgjentisht OKB-ja është e obliguar ta pranojë si anëtare me të drejta dhe detyrime të plota në radhët e saj. Kjo do të ishte drejtësia ndërkombëtare, jo ndonjë zgjidhje paliative e përkohshme, sepse ajo nuk do të pajtonte serbët me shqiptarët, por do të stimulonte padrejtësinë e deritashme të kolonializmit serb në Kosovë.
*** Ne nuk duam luftë me Serbinë, as me serbët, por duam paqe dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, duke punuar për drejtësi, mbase as bashkëpunimi, as politika, as historia, as drejtësia nuk kanë kanë kuptim, nëse shërbehemi me gënjeshtra dhe me falsifikime serbëdha të historisë së kolonializmit 100-vjeçar serb në Kosovë; nëse nuk e mbrojmë të VËRTETËN, se Kosova dikur ishte vetëm një koloni e Serbisë (1912-1999), e pushtuar dhe e kolonizuar me shpatë, me armë dhe me gjenocid klasik. Kjo e vërtetë historike dhe politike , duhet t’u tregohet brezave të rinj serbë, në mënyrë që të mos flijojnë jetët e tyre për një koloni të humbur shqiptare-Kosovën, e cila deri më 1912 ishte nën zotërimin 500-vjeçar të Perandorisë Osmane. –Kosova kurrë nuk ka qenë pronë legale e Serbisë, pavarësisht nga historia e falsifikuar e Kishës Ortodokse Serbe dhe e shtetit serb në vazhdimësinë historike të tyre të derisotme.
Pra, ne nuk duam kurrfarë lufte me serbët, por nëse ata na e imponojnë luftën gjenocidale sikurse Slobodan Milosheviqi (1989-1999), atëherë, ata do të jenë fajtorë dhe përgjegjës për luftën e shkaktuar në Kosovë, ashtu sikurse që ishte Serbia e Slobodan MIkosheviqit, e cila u bombardua nga NATO-ja (24 mars-10 qershor 1999).
*** Në “Media centar” të Beogradit më 4 tetor 2022 u mbajt një konferencë nga përfaqësuesit e partive parlamentare ultranacionaliste serbe siç janë “Dveri”, “Zavetnici”, “Nada” dhe “Narodna stranka”, të cilat e shpaluan të ashtuquajturën platformën e tyre për “ Riintegrimin e Kosovës në Serbi” me moton “„Proglas za okupljanje u odbrani Kosova i Metohije….” (https://standard.rs/2022/09/28/dveri-zavetnici-nada-i-narodna-stranka-podrzali-proglas-o-kosmetu/).
*** Pavarësisht nga “Deklarata e 50 akademikëve dhe e deputetëve opozitarë në Parlamenin e Serbisë (Dveri”, “Zavetnici”, “Nada” dhe “Narodna stranka”), serbët nuk duhet të mashtrohen dhe të mobilizohen, që të marshojnë në kurrfarë lufte të re në Kosovë, sepse kjo është e shqiptarëve dhe e të gjithë atyre që jetojnë aty. Këtë e thonë botërisht edhe akademikët dhe intelektualët më të njohur të Beogradit, se “Kosova është e humbur” si rrjedhim i kaputillimit të Serbisë në luftën e saj pushtuese gjenoidale në Kosovë (1999).
Ky është realiteti, që duhet pranuar serbët në Ballkan, në mënyrë që përgjithmonë të mos ushqehen me recidiva toksikologjikë antishqiptar, antievropian dhe antiamerikan, me gënjeshtra dhe me shpifje shekullore të Kishës politike retrograde serbe, të Akademisë serbe, të regjimeve të ndryshme, si dhe të propagandës mediale subversive serbe, se gjoja “Kosova është Serbi”. Kështu e thotë historia falsifikatore e shtetit dhe kishës serbe, por e VËRTETA është kjo: Kosova ishte vetëm një koloni e Serbisë, që nga viti 1912 e deri më 1999. Kjo e vërtetë, duhet t’u thuhet të të gjithë serbëve dhe mbarë opinionit evropian dhe botëror. Kjo e vërtetë nuk duhet të jetë më “temë tabu” as për popullin serb, as për historinë, as për drejtësinë, as për politikën e as për diplomacinë kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Vetëm mbi këtë bazë të shëndoshë të realpolitikës, duhet të kërkohet kompromosi mes palëve negociuese serbo-kosovare në Dialogun e Brukselit (2011-2022) ose në OKB për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane-Serbisë dhe Kosovës. Ndryshe, çdo opsion tjetër që Kosovën ta “riintegrojë” në Serbinë kolonialiste, është i gjykuar të dështojë, ashtu sikurse Serbia e Slobodan Milosheviqit me luftërat e saj gjenocidale imperialiste kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).
Deklaratë fashiste dhe anticivilizuese e “50 akademikëve” serbë për ripushtimin dhe për rikolonizimin e Kosovës, e kanë hedhur poshtë disa akademikë të moderuar serbë të Beogradit
Edhe sipas konstatimeve vlerësuese të realpolitikës së intelektualëve akademikë serbë të Beogradit: Dushan Teodoroviq, Milan St. Protiq, Nenad Çanak, Sonja Biserko, Natasha Kandiq, Çedomir Jovanoviq, Vuk Drashkoviq, Dubravka Stojanoviq…etj. “Serbia e ka humbur Kosovën”.
*** Milan Sr. Protiq : “KOSOVO JE IZGUBLJENO” !
“ Deklarata e atyre akademikëve, është një letër boshe, një hiqgjë. Nëse atë e kanë shkruar akademiët dhe përfaqësueist e atyre partive, më mirë të mos e kishin shkruar fare. Nuk pajtohem me tezën e tyre…, sepse KOSOVA ËSHTË HUMBUR”
Prandaj, është momenti hsitorik, që kjo e vërtetë, të mos jetë më “temë tabu” për gjithë popullin serb. Lidhur me këtë “temë tabu” historiani dhe diplomati Milan St. Protiq, thotë : “ Mjaft më me rrena dhe me mashtrime se jemi më të mirët. Tash disa paskanë (u referohet “50 akdemikëve” të theksuar) dalë me “proglas”(proklamatë), që t’i dërgojnë serbët në luftë në Kosovë. Dhe, çfarë do të ndodhë, pas humbjes së asaj lufte?
–Po, a pak luftëra kemi humbur deri tash? Pse nuk flitet për këtë temë tabu?
– Sepse askush nuk guxon të flasë, pse nuk guxon të flasë, kur kjo është e VËRTETË.
Në vend se nga këto pësime të nxjerrim mësime, sepse të gjitha ato luftëra që janë zhvilluar nga Slobodan Milosheviqi gjatë viteve ’90 kanë përfunduar me humbje, duke përfshirë edhe luftën e tij në Kosovë. Çfarë t’i thuhet atij mentaliteti disfatist, kur shumica dërrmuese e këtij populli është e frustruar, sepse vazhdimisht jemi ndërlidhur me objektivat disfatiste, siç ishin: Jugosllavia e Titos, e dështuar, më nuk ekziston; socializmi i dështuar, ikën, më nuk ekziston, si dhe KOSOVA ËSHTË E HUMBUR. “(Protić: Dosta je bilo laganja - bolesni smo kao narod i izumiremo biološki).
Protić: Dosta je bilo laganja - bolesni smo kao narod i izumiremo biološki
Me plot arsye Prof.Dr. Milan St.Protiq ka pyetur se kush janë ata 50 akademikë, që po duakanë t’i dërgojnë serbët për të luftuar në Kosovë, me qëllim të “riintegrimit” të saj nën Serbi?!
Këtë logjikë të sëmurë psikopatologjike, raciste dhe fashiste të atyre “50 akademikëve” ultranacionalistë sharlatanë serbomëdhenj, Milan St.Protiq e kritikoi ashpër me argumente dhe me fakte, duke e hedhur poshtë injorancën, verbërinë, manipuimin, shpifjen dhe mashtrimet e tyre në emër të patritotizmit të rremë serb për Kosovën, se gjoja paska ardhur momenti historik, që me një luftë të re gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, ta “riintegrojnë” brenda Serbisë!?
Kush janë ata “50 akademikë” serbomëdhenj antidemokratë, antishqiptarë, antievropianoperëndimorë dhe anti-Amerikanë, që po apelojnë për një luftë të re fatale në Kosovë, kur dihet se Kosova është në mbrojtjen e çelikt të NATO-s dhe të Amerikës!
-Çfarë akademikësh janë ata, kur ende nuk e kanë të qartë faktin historik se, asnjë koloni në botë nuk është e përjetshme, pavarësisht nga fuqia dhe brutaliteti i kolonizuesve të ndryshëm, në kohë të ndryshme të epokave të derisotme historike. Në këtë kontekst, duhet rikujutuar “50 akademikët” serbë, se Kosova kurrë nuk ka qenë pronë legale e Serbisë, as e jugosllavive të ndryshme, por vetëm një PLAÇKË KOLONIALE e Serbisë pushtuese, e cila me terror dhe me gjenocid e ka aneksuar dhe koloizuar Kosovën në vjeshtën e vitit 1912 të shekullit XX, nën sloganin: “ U ime boga, kralja i otadzbine”! Kjo është rrena dhe falsifikati i bërë nga priftërinjtë serbë dhe nga Kisha e tyre ortodokse, se gjoja “Kosova është serbe”, dhe duhej spastruar nga elementi autokton shqiptar nga territoret e tyre pellazgo-ilire-shqiptare brenda kufijve natyralë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike. Ky program strategjik nacionalshovinist dhe fashist serb për shfarosjen e shqiptarëve dhe të kolonizimit të tokave të tyre, ekziston që nga viti 1844, kur Ilija Garashanini publikoi “Platformën” e tij me titull “Naçertanije”.
Kur Amerika, BE-ja dhe NATO-ja po bëjnë përpjekjet maksimale për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme të statusit të Kosovës në kuadrin e Dialogut të Brukselit mes Aleksandaër Vuçiqit (president) i Serbisë dhe Albin Kurtit (kryeministër) i Kosovës, në Beograd vampirizohet “garda” fashiste e Slobodan Milosheviqit, e cila numëron “50 akademikë” serbë me akademikun Mateja Beçkoviq në krye ,ideolog dhe mbështetës i politikës vrastare dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, gjatë viteve ’90 të shekullit XX.
Serbët ta pranojmë realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, jo më koloni e Serbisë gjenoidale
Prandaj, ata “50 akademikë së bashku me ato parti politike ultranacionaliste opozitare, të “bunkerizuara” në Parlamenin e Serbisë (Dveri”, “Zavetnici”, “Nada” dhe “Narodna stranka”), mund të organizojnë referendum (sikurse Vladimir Putini në Donjetsk, Kuhansk, Zaporozhje, Jerson të Ukrainës, por nuk do të njihen nga OKB-ja), mund të nxjerrin çfarëdo proklamate, deklarate, memorandumi apo rezolute etj., por nuk kanë më asnjë gjasë reale, që ta rikolonizojnë Kosovën, duke qenë se e kanë humbur koloninë e tyre të dikurshme (1912-1999), për shkak të kryerjes së gjenocidit të fundit ndaj shqiptarëve (1989-1999), ku me të drejtë Amerika dhe NATO-ja e bombarduan Serbinë dhe Malin e Zi (RFJ-në e Slobodan Milosheviqit), me ç’rast i shpëtuan mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga gjenocidi serb, si dhe bënë të mundur që Kosova të shkëputej përgjithmonë nga varësia e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale. Kjo ishte fitorja e UÇK-së, kjo ishte fitorja e NATO-s dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me presidentin historik Bill Clinton në krye të saj.
Me këtë rast, Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit pati humbur luftën e tyre pushtuese në Kosovë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe nga NATO-ja. Këtë e dokumentojnë edhe “Marrëveshja e Kumanovës, 9 qershor 1999”, edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (10 qershor 1999).
Këtë kapitullim të Serbisë gjenocidale në Kosovë, tani e dokumentoi edhe akademiku serb Dushan Teodoroviq , duke pohuar se “Kosovën e kemi hubur më 1999, të cilën e patëm fituar me luftë më 1912”. Po, kjo është e vërtetë, se Serbia përfundimisht e ka humbur Kosovën më 1999, si rrjedhim i kryerjes së krimeve të gjenocidit të saj ndaj shqiptarëve (masakroi mbi 11.800 shqiptarë; zhduku mbi “1647” sish, që edhe sot/2022/ evidencohen si të pagjetur; dhunoi mbi “22000 gra shqiptare” dhe dëboi mbi “1 milion shqiptarë” nga Kosova, si dhe plaçkiti pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke djegur e shkrumuar anebanë Kosovën).
Edhe akademiku Dushan Teodoroviq kundër Deklaratës së “50 akademikëve ultranacionalistë” të Beogradit, që Kosova të riintegrohet nën Serbi” !
Këtë deklaratë anticivilizuese dhe fare realiste, e ka hedhuur poshtë, edhe akademiku Teodoroviq, duke nxjerrë konkluzionin e qëndrueshëm historiko-politik, se : (1) Serbia me luftë e ka fituar Kosovën në vitin 1912 dhe, (2) Serbia ka humbur luftën në Kosovë në vitin 1999 nga UÇK-ja dhe nga NATO-ja.
Mirëpo, akademiku Dushan Teodoroviq nuk e ka thënë konkluzionin e plotë dhe të saktë, kur në vitin 1912, “Serbia me luftë e ka fituar Kosovën”. –Po, me “luftë”, por me luftë pushtuese, aneksuese dhe gjenocidale, me ç’rast pati vrarë, masakruar me qindra e mijëra shqiptarë, duke i dëbuar masovikisht në Turqi etj. Pra, gjatë luftërave pushtuese aneksuese ballkanike (1912-1913) ushtritë dhe komitet (paramilitarët) serbë dhe malazezë kanë vrarë dhe masakruar jo më pak se “150.000 shqiptarë”, duke djegur shkrum e hi shtëpitë dhe pasuritë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme. ( SHE:1944:41).
Së më sipër, krahas lidershipit shtetëtor të Serbisë me presidentin Aleksandër Vuçiq, edhe Akademia e Shkencave Serbe, si dhe Kisha Ortodkse Serbe, do të duhej të pajtoheshin dhe të pranonin realitetin e krijuar-Kosovën e pavarur dhe sovrane, ashtu sikurse një duzinë akademikësh intelektualë serbë me vizion demokratik dhe paqësor, siç janë Dushan Teodoroviq, Milan S.Protiq, Nenad Çanak, Vesna Peshiq, Sonja Biserko, Natasha Kandiq, Dubravka Stojanoviq….etj., se Kosova është e humbur për Serbinë, mbase është në turallin autokton pellazgo-ilir të Shqipërisë Etnike, jo të “Velika Serbisë”!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".