Lexoni edhe:
Dembelia dhe papërgjegjësia në prokurori dhe gjykata nuk duhet të tolerohet!
Shkruan:ANALISTI - Skënder Mulliqi
K a ardhur koha në Kosovë, që budallenjtë e politikës të cilët shumë folën e pak punuan të heshtën, të largohen përgjithmonë nga skena publike e politike. Me vite të tëra truri i mençur po heshtë, e budallenjve kurrë nuk ju pushojë goja. Sot, është koha e fundit që intelektualet të zgjohen nga gjumi, së moti kanë preferuar heshtjen para sfidave shoqërore dhe politike të Kosovës.
Republika e Kosovës gjendet para një momenti të kthesës historike. A e dëshirojmë një Kosovë të gjunjëzuar , apo e dëshirojmë një Kosovë të prosperuar? Sigurisht se e dëshirojmë këtë të dytën. E dëshirojmë një Kosovë më institucione të forta, më ekonomi të prosperuar, dhe një vend me standard të jetës shumë më të lartë . Pushtetet 20 vjeçare i kanë shkaktuar vendit dëme të pa parashikuara në planin politik dhe në planin e përgjithshëm zhvillimor. Sigurisht se tash nevojitet shumë kohë që nga kjo rënie të ngritemi, për ti sanuar të gjitha destrukcionet.
Dembelia dhe papërgjegjësia në prokurori dhe gjykata nuk duhet të tolerohet!Lexoni edhe:
Bukur rrallë njeriu mund të sheh se si u rrënuan dhe u banalizuan ligjet dhe kushtetuta e vendit . Është shkallë e lartë e dëmit dhe sadizmit ndaj shtetit, të formës psiko-patologjike. Politikat jo të suksesshme e sollën ekonominë por edhe politikën para kolapsit. Dominuan ekstremet politike. Kosova e bë eldorado e keqbërësve të politikës dhe të biznesit .Kosova u bë pre e pasurimeve të pafundme jo ligjore. Na befasuan politikat e përfituese e zhvatëse. Nuk u kuptua së kush më kënd është. Na u ngatërruan punët , na u ngatërruan sistemet. Shumë pak u ruajt ndershmëria dhe dinjiteti .U demontuan proceset demokratike. Kosovën e sunduan dadiljet politike. Është vështirë të jetohet në një shoqëri të çrregulluar. U luhaten seriozisht interesat shtetërore , dhe u luhatë edhe identiteti nacional!
Ka ardhur koha në Kosovë, që budallenjtë e politikës të cilët shumë folën e pak punuan të heshtën, të largohen përgjithmonë nga skena publike e politike. Me vite të tëra truri i mençur po heshtë, e budallenjve kurrë nuk ju pushojë goja. Sot, është koha e fundit që intelektualet të zgjohen nga gjumi, së moti kanë preferuar heshtjen para sfidave shoqërore dhe politike të Kosovës. Mos të flasim për Akademin tonë më ndonjë përjashtim , e cila do të duhet të ishte prijetarja e të gjitha proceseve, e shumë pak po bënë punë të mira për Kosovën .Nuk folën as kur u formuan qeveritë, dhe nuk folën as pas formimit të tyre, nuk folën as për bisedimet maratonike politike Kosovë –Serbi, sikur po jetojnë krejt në një botë tjetër.
Vetting-u tash edhe me përkrahje nga BE-jaLexoni edhe:
Shtetin duhet ta udhëheqin njerëzit e mendjendritur , njerëzit më biografi të pastër, njerëzit më reputacion, të pa korruptuar, që nuk merren më ndërskamca e banalitete. Kosova që shumë kohë është ngulfatur në akrobacione politike, të cilat na kanë lëne shumë mbrapa. Sikur i kemi vu veti sanksione për të mos ecur ne hap më kohën. Një rreshtim i ri shoqëror dhe politikë, i duhet më shumë së kurrë këtij vendi!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".