Propozimi franko-gjerman dhe pozicionimi i palës kosovare
Gani Asllani
Shkruan: Gani Asllani
Është bërë e ditur tani se Franca dhe Gjermania në kordinim me njëra tjetrën kan sjellur një propozim për zgjidhjen përfundimtare të qështjes së Kosovës. Me sa kuptohet, Parisi e Berlini zyrtarë kan kërkuar të punojnë me "letra të mbyllura" ku propozimi i tyre është përfundimtarë duke mos lejuar që palët të mund ta hedhin ndonjë pikë propozimi në debat publik as për të humbur kohë por as për ta ndryshuar në favor të njërës apo tjetrës palë.
Nga ato lajme që kan rrjedhur në media ndërkaq vërehet se propozimi në fjalë përmban:
1) Përshpejtimin e rrugës së Serbisë për antarësim në Bashimin Europian.
2) Pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara pa kundërshtimin e Serbisë.
3) Krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.
Sipërfaqësisht kjo zgjidhje duket e mirë kur kihet parasyshë pozita e dobësuar serbe në diplmacinë globale kur aleati i sajê Rusia nuk shihet favorshëm pas pushtimit të Ukraines, por secila nga këto pika ka gjëmbat e veta të cilat kan pasoja të kushtueshme.
Pika e parë është posaqerisht shqetësuese për një të ardhme të afërt për Kosovën.
Arsyeja pse Franca e Gjermania po lidhin qështjen e Kosovës me hyrjen e Serbisë ( bashk me Malin e Zi) me 2025 në Bashimin Europian është momenti historik që Parisi e Berlini mendojnë se ka ardhur për ta shkoqur Serbinë nga Rusia, tani që lufta e Ukraines e ka bërë Moskën aleat jo fort të dëshiruar. Duke e futur në një kornizë diplmatike qështjen e Kosovës, Parisi e Berlini po shfrytëzojnë momentin ta tërheqin Serbinë drejt vehtes. Por kjo është një qështje shum problematike për Kosovën dhe të gjitha shtetet e Ballkanit që synojnë të hyjnë në Bashimin Europian, sepse Serbia do ti përdor të gjitha mekanizmat bllokues të bllokut që të kërkoj gjëra të pa realizueshme nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnia e Hercegovina e veqanarisht Kosova kur ato ti ofrohen antarsimit. Historia e zgjerimit të Bashkimit Europian është mbushur përplot me pengesa të tilla. Shembulli i Bulgarisë së fundmi duke kërkuar gjëra po thuaj se të pa mundura përpara se Maqedonia Veriore të niste negociatat me Bashimin Europian është dëshmia më e frikshme se sa destruktike mund të jet Serbia kur të antarësohet përpara shteteve të tjera në Union.
Pika e dytë është edhe më shqetësuese. Hyrja e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara pa e njohur Serbia as Rusia, Kina e shum vënde tjera mbart shum probleme. Modeli i dy Gjermanive që përmendet është model i dështuar sepse siq na tregon historia nga dy u bë një Gjermani dhe ideja e barabarsisë mes shteteve u fundos. Duke mos e njohur shtetësinë e Kosovës fqinji verior do të mbaj situaten vazhdueshëm të tensionuar, do të vazhdoj të manipuloj serbët e Kosovës për politiken e vet ditore dhe mbi të gjitha do të vazhdoj të pretendoj Kosovën si pjesë të Serbisë.
Dhe qështja e tretë: Bashkësia e Komunave Serbe apo kanceri politik në trupin e shtetit të Kosovës është burimi i pa shterrshëm i pengesës për zhvillim të vëndit. Në propozimin gjerman raportuar ditët e fundit në media këti trupi politik i ipet e drejta e asocimit me shtete tjera në aspektin politk, ekonomik, kulturorë e shëndetsorë duke e shkëputur përgjithmonë këtë territor nga Kosova për shkak të ndikimit serbo-rus mbi të. Mjerisht, propozimi askund nuk përmend Shqipëtaret e luginës së Preshevës duke zyrtarizuar në heshtje asimilimin e tyre që Beogradi ka kohë që e zbaton. Kështu pasi të kuptohet prapavija e këti plani institucionet e shtetit të Kosovës duhet të këmbëngulin që ti ndryshojnë këto pika si më poshtë:
1)Kosova e Serbia së bashku të antarësohen në Bashimin Europian.
2) Pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kur të bëhet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane, dhe
3) Bashkësia e Komunave Serbe të ket rol monitorues të punës së komunave të pakicês serbe në Kosovë për tu siguruar që ato zbatojnë ligjet dhe kushtetutën e shtetit të Kosovës. Qështjen e bashkëpuniminit me vënde tjera ta rregulloj Kuvendi i Kosovës për tu siguruar se nuk cenohet sovraniteti në asnjë pëllëmbë të shtetit të Kosovës. Vetëm kështu Kosovës dhe Ballkanit i sigrohet paqe e qëndrueshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".