![](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/17/200x200_MOTIIIIII1665988231.jpg)
Lexoni edhe:
Parashikimi i motit për sot
Shkruan:ANALISTI-Sociologu-Fadil Maloku
Me planin e Ahtisarit është paraparë krijimi i Asociacionit të komunave serbe, por jo kompetencat ekzekutive. Asociacioni, sot po ashtu është normë dhe standard i tolerancës evropiane.
Parashikimi i motit për sotLexoni edhe:
Kosova me Projektin e Ahtisarit, ka hy në obligime që ta krijojë një asociacion të komunave ku janë shumicë qytetarët serb. Ama, kërkesa problematizohet në momentin kur këtë normë dhe standard evropian nuk po e kërkojnë serbët lokal, shkaku i nevojave të tyre, por institucionet shtetërore serbe, Presidenti, Kryeministri, ministrat, madje edhe mediet sociale, etj., shkaku i interesave ekonomike e strategjike, që e ka pjesa veriore e Kosovës për Serbinë. Institucionet e Serbisë, nuk do duhej t'i projektonin, e lëre më t'i përfaqësonin interesat e serbëve të Kosovës. Por, meqë ish qeveritë e Kosovës e kanë pranuar Serbinë, si partnere negociuese tani në finalizim të këtyre negociatave ,qeveria aktuale, mendoj unë, do të duhej që të paktën ta "dramatizoj" ekstremisht këtë fakt, edhe shkaku i uljes së pazarit, me argument të fortë negocues. Kjo ngase, Asociacionin, qysh po e kërkon 25% të territorit të kosovës, për 3% serb Serbia, lëre që është anti kushtetues, sepse është në kundërshtim të plotë me parimet themelore të Kushtetutës ahtisariane, por është edhe Antisociologjik, sepse serbët janë minoriteti më i super diskriminuar në botë. Anti etnik, sepse s'ka shoqëri në botë, ku 3% minoritar, ta mbivotojnë shumicën absolute mbi 95%. Anti politik, sepse përveç që e çekuilibron komplet balancin e nivelit vendim marrës të shtetit, ai edhe e bosnjizon Kosovën. Thënë, më thjesht; Asociacioni, me kompetenca ekzekutive përveç që do e bosnjizojë shtetësinë e Kosovës, ai edhe do e vonoj demokratizimin e Shqipërisë, Serbisë, Ballkanit, madje edhe të gjithë kontinentit evropian.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".