Lexoni edhe:
Nuk ka zgjidhje tjetër përveç Ligjit Vetting, për ta pastruar drejtësinë e kapur në bashkëjetesë me krimin e organizuar
Shkruan:ANALISTI - Rexhep Shahu
Nëse vërtetë ekziston një projekt franko-gjerman për normalizim final te marrëdhënieve Kosove-Serbi, nëse vërtetë ky projekt ka kaluar dhe është miratuar e certifikuar nga Amerika, garantuesja e vetme e Kosovës, mendoj se nuk duhet vonuar asnjë ore qe te shpallet dakortesia nga Kuvendi i Kosovës dhe jo nga qeveria apo kryeministri apo nga liderët politike por vetëm nga Kuvendi i Kosovës.
Tifoz spekulantë e patriot të vonuar që kërcënojnë, nxisin, këshillojnë Qeverinë e politiken, këta më nuk duhen dëgjuar sepse këta janë trima pas lufte e urtarë pas kuvendi. Ata që nxisin qeverinë të tregohet trime në Veri të Kosovës në kundërshtim me atë që thotë Amerika, ata nuk kanë shkrehë kurrë një pushkë kundër serbëve dhe nuk kanë bërë kurrë një veprim trimëror dhe mungesën e tyre të trenmierisë duan t'ua kompensojë qeveria.
Nuk ka zgjidhje tjetër përveç Ligjit Vetting, për ta pastruar drejtësinë e kapur në bashkëjetesë me krimin e organizuar
Unë mendoj se nuk duhet bërë asnjë veprim pa konsultim, këshillim e miratim amerikan dhe të jenë të gjithë aktorët të bindur se askush nuk ka më shumë kontribut për lirinë e pavarësinë e Kosovës se Amerika e cila ushtarakisht ka dëbuar Serbinë prej Kosovës. Nëse Amerikanët ia thonë troç e qartë Kosovës që ta miratojnë draftin franko-gjerman, Kosova nuk duhet të vonoj asnjë orë që ta miratoj, ndryshe pa miratim e këshillim amerikan, askush në Kosovë nuk mundet e as duhet të bëjë aventura politike në marrëdhëniet me Serbinë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".