Lexoni edhe:
Kthimi i kursit të politikës serbe pro-Rusisë dhe kundër perëndimit paraqet rrezik për një luftë të re
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Gjyqtarët dhe prokurorët momental duhet që të gjithë të largohen nga puna, të ja lënë drejtësinë në dorë edhe njëherë vetëm misionit të EULEXIT, derisa të krijohen nga zero gjeneratat e reja me prokurorë e gjyqtar të rinj të pa sprovuar dhe pa infektuar nga krimi i organizuar.
-Mendoj qe drejtësia kosovare ka mbet peng i se kaluarës, qe ish-pushtetarët e kane krijuar për përfitimet e tyre personale dhe duke manovruar me ligjin qysh kane pas qejf. Prandaj mendimi është duhet drejtësia kosovare te ri-krijohet dhe të votohet nga populli e jo në Kuvendin e Kosovës.
Për atë arsye kemi mangësi ne zbatimin e ligjit, për atë arsye kriminelet po dalin te pafajshëm, kurse viktima po terrorizohet edhe me shume prej ligjit. Gjyqtaret dhe prokurorët momental duhet që të gjithë të largohen nga puna, të ja lënë drejtësinë në dorë edhe njëherë vetëm misionit të EULEXIT, derisa të krijohen nga zero gjeneratat e reja me prokurorë e gjyqtar të rinj të pa sprovuar dhe pa infektuar nga krimi i organizuar.
Gjithashtu duhet të rishikohen të gjitha ligjet e sistemit të drejtësisë për vepra penale, të rishikohet edhe Kushtetuta, ku duhet të parashihet një kod i veçantë akoma më i ashpër për politikanët, mjekët, policët, ushtarët, avokatët, e jo vetëm për qytetarët. Më një reformë të tillë legjislative të parashihet që kushdo që i shkel ligjet dhe kushtetutë, apo e nënçmon peshën e tyre të dënohet sipas peshës që përcaktohet me ligj.
Po ashtu duhet ashpërsuar edhe masën tjetër të përgjegjësisë në mënyrë që kushdo që hetohet e zbulohet se qëllimisht po mundohet ta shkeli ligjin, të përjashtohet pa paralajmërim nga pozita apo puna dhe për të njëjtën vepër edhe të dënohet, të burgoset. Vetëm me këto ndryshime Kosova mund të ecë përpara dhe të bëhet e para në Ballkan që ka treguar rezultate në fushën e fuqizimit të zbatimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".