Lexoni edhe:
Për një pastrim gjeneral të sistemit të drejtësisë dhe shkëputje të plotë nga ndikimi kriminal i mafio-oligarkisë
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Drejtësia nuk duhet lejuar që të bëj kompromise kundër askujt qe rrezikon shtetin, prandaj tash më është koha kur duhet të merren masa edhe kundër Listës Serbe për shkak të kërcënimeve të hapura ndaj institucioneve të shtetit, sjelljeve destruktive dhe anti ligjore e kundër kushtetuese. Përfundimisht duhet të iniciohet edhe procedurë penale ndaj drejtuesve të listës serbe, madje edhe mundësinë ligjore të ndalesës për veprim politik të kësaj liste, duke e çregjistruar nga lista e partive politike kosovare dhe dënuar për shkak të udhëheqjes së politikës kundër shtetit.
-Qytetarët e Kosovës duhet ti gëzojnë të drejtat kushtetuese të barabarta në Kosovë, prandaj është e pakuptueshme që në një shtet të ketë regjistrime të automjeteve të lloj llojllojshme sikur ato të kohërave të kaluara të shtetit jugosllav që tani më ai shtet nuk ekziston. Prandaj ekzistimi i shumë targave në komunikacion me regjistrime të ndryshme nuk duhet të lejohet më tutje.
Si do të ishte dhe si do të dukej kjo tani, sikur në shtetin e Serbisë, pjesët e banuara me shqiptarë, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja ti bartin targat me regjistrime të Kosovës, prandaj rrjedhat e kohës janë të tilla që duhet ti përshtaten kohës dhe ambientit me ligjet që janë në fuçi të atij shteti ku jetojnë ato bashkësi. Gabimet që i bëjnë partitë që janë duke zhvilluar aktivitet kundër kushtetues të vendit ku jetojnë monitorohen dhe gjykohen, prandaj ka ardhur koha që më në fund të merren masa të ashpra ligjore kundër tyre.
Drejtësia nuk duhet lejuar që të bëj kompromise kundër askujt qe rrezikon shtetin, prandaj tash më është koha kur duhet të merren masa edhe kundër Listës Serbe për shkak të kërcënimeve të hapura ndaj institucioneve të shtetit, sjelljeve destruktive dhe anti ligjore e kundër kushtetuese. Përfundimisht duhet të iniciohet edhe procedurë penale ndaj drejtuesve të listës serbe, madje edhe mundësinë ligjore të ndalesës për veprim politik të kësaj liste, duke e çregjistruar nga lista e partive politike kosovare dhe dënuar për shkak të udhëheqjes së politikës kundër shtetit.
Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me zbatimin e vendimit për targat, ka reaguar Lista Serbe, duke thënë se shqiptimi i parë i gjobës do të jetë shkas për rezistencë të ashpër të serbëve, sepse, sipas tyre, ata janë të vetëdijshëm për qëllimet reale të kryeministrit Kurti. “Duke pasur parasysh planin e Albin Kurtit për të shqiptuar qortime dhe dënime të tjera ndaj serbëve që posedojnë targa legale dhe legjitime të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Serbisë, në emër të popullit serb nga kjo zonë duam t’i themi atij qartë dhe pa mëdyshje se shqiptimi i masës së parë të gjobave do të jetë shkas për reagimin dhe rezistencën e ashpër të popullit serb, sepse jemi të vetëdijshëm për qëllimet e vërteta të pushtetarëve nga Prishtina”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Më tej në reagimin e këtij subjekti politik thuhet se “të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do të shikojë në heshtje heqjen marrjen e të drejtave, heqjen e targave KM, respektivisht lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë, gabojnë rëndë”. Lista serbe thotë se paralajmërimi i Albin Kurtit nuk është gjë tjetër veçse dëshirë për të vazhduar me planin e përndjekjes së serbëve nga vatrat e tyre shekullore. Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim i ri nuk është shtyrje klasike por fillim i zbatimit të përshkallëzuar duke lënë akoma hapësirë për qytetarët që ata ta respektojnë dhe zbatojnë atë edhe përgjatë kësaj periudhe kohore të të qenunit në fuqi të të njëjtit vendim.
Pra, për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë vetëm ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë, sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës, ka shpjeguar kryeministri Kurti. Lista serbe duhet që në praktikë të jetë bashkëpunuese dhe kooperuese për zbatimin e ligjeve të Republikës së Kosovës, sepse edhe votuesit e këtij subjekti politik janë qytetar të barabartë të këtij vendi, dhe duhet ta kuptojnë se edhe Kryeministri i Kosovës është kryeministër i tyre, dhe jo gjithnjë ta kundërshtojnë Kryeministrin Kurti për çfarë do vendimi që të merr në bazë të ligjeve të Kosovës.
Është e kundërligjshme dhe e dënueshme me ligjet dhe kushtetutën e secilit shtet, thirrja për rezistencë qytetare kundër shtetit, sikur që ka vepruar Lista serbe, e që popullata serbe ti kundërshtoj vendimet e shtetit të Kosovës, të shkaktojnë pa dëgjueshmëri dhe kundërshtim të ligjeve. Me të tilla veprime popullata serbe e ndihmuar dhe e përkrahur nga Lista serbe po e kundërshton edhe bashkëjetesën me popullin shqiptare dhe me këtë po e bëjnë të pamundur bashkëjetesën e tyre në Kosovë, dhe po i kontribuojnë mos stabilizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".