Lexoni edhe:
Sjelljet kundër kushtetuese dhe kërcënimet e Listës Serbe duhet sanksionuar
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më në fund ka filluar që ta merr timonin në dorë, dhe që nuk ka lejuar që Blerim Isufajt të bëhet kryeprokuror i shtetit. Ajo se çka duhet të bëj tani Presidentja është që vetë ta përzgjedhë personin e duhur që të jetë kryeprokuror i shtetit, e jo ti jep leje KPK-s që ata ta kthejnë këtë proces në piken zero, sepse përsëri mundet me pas manipulime. Prandaj Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria, në bashkëpunim me Presidenten duhet që vet ajo ta sjellin në tavolinë emrin e një personi që s’ka të kaluar kriminale dhe i dënuar brenda 5 viteve.
Është lajm i mirë që më në fund po fillon pastrimi i sistemit të drejtësisë mu nga kupola e sistemit, pasi që Presidentja Vjosa Osmani përfundimisht i ka thënë jo mundësisë për ta dekretuar kandidatin e përzgjedhur nga KPK-ja për kryeprokuror të shteti, pasi që procesi i përzgjedhjes së tij ishte kontestuar jo vetëm nga kundër kandidatët, por edhe nga shoqëria civile dhe ambasadat e QUINT-it, me një proces të pa rregullt dhe të komprometuar.
Sjelljet kundër kushtetuese dhe kërcënimet e Listës Serbe duhet sanksionuarLexoni edhe:
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të drejtë e ka cilësuar si absurd presionin që po i bëhet për dekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror të shtetit, pasi sipas saj procesi po kontestohet edhe në gjykatat e Kosovës. Ajo madje e ka lënë të hapur mundësinë që KPK-ja vetë ta kthen në pikën zero këtë proces, dhe të shpallë konkurs të ri, pasi që kredibiliteti dhe imazhi i të propozuarit Blerim Isufaj është rrënuar tërësisht, sepse bëhet fjalë për luftë të fitimit të rastit nëpër gjykata. Sikur që dihet se Blerim Isufaj ishte personi, kandidati me më së shumti pikë në listë për t’u bërë kryeprokuror, ndërsa Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si të papranueshme ankesën e prokurorëve Shqipdon Fazliu e Armend Hamiti.
Kushtetuesja ka konstatuar se dy prokurorët që janë ankuar, nuk i kanë shterur mundësitë ligjore përpara se rastin ta çojnë në kushtetuese, duke i shpallur kështu kërkesat e tyre të papranueshme mbi baza procedurale. Kundër kandidatët e Shqipdon Fazliut kanë vendosur që të vazhdojnë betejën edhe në gjykatat e rregullta, sipas interpretimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, prandaj Presidentja Osmani e ka cilësuar jo serioz, jo kredibil që ta dekreton një kandidat të tillë i cili po mundohet që betejën për pozitën e kryeprokurorit të shtetit ta fiton përmes gjyqit, derisa nuk ka pasur një proces të rregullt dhe kredibil të vlerësimit në procedurën e konkurimit, intervistimit dhe “notimit” të kandidatëve potencial sipas konkursit.
Prandaj duhet shfrytëzuar në këtë rast të drejtën ligjore dhe kushtetuese, Kuvendi dhe Qeveria, që ti kërkojnë KPK-së, shpalljen nul të konkursit të parë dhe fillimin e procedurës nga pika zero, për të mos vazhduar pozita e kryeprokurorit pa kufi me ushtrues të detyrës, kurse deri në zgjedhjen finale të kenë pjesëmarrjen e tyre të vëzhgimit e monitorimit edhe Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".