Lexoni edhe:
Prapa planit franko gjerman qëndron Amerika - Republika e Kosovës u çlirua për të mos u ndarë e copëtuar nga Serbia
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Gjysmë informatat dhe komentet e paautorizuara të shprehura pa u bazuar në dokument zyrtar, nëpër media, po krijojnë dilema, paqartësi dhe mosbesim tek qytetarët, ndaj shpalimi i propozimit franko-gjerman me publikimin e elementeve bazë të propozimit, do të ndihmonte për vazhdimin më dinamik të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me tema konkrete që përshpejtojnë edhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare, nëse ajo vërtetë në përmbajte dhe interpretim ka edhe kuptimin e njohjes reciproke, si qëllimi kryesor, në mënyrë të shkruar!
-Përderisa sipas interpretimit të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, zgjidhja që ofron propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, është shumë afër me atë çfarë Kosova do dëshironte të shihte, që sipas saj nënkupton edhe njohjen e pavarësisë nga ana e Serbisë, nëse Kosova nuk detyrohet ti referohet asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, përveçse, në rast të formimit të asociacioneve relevante, për të dy komunitetet, si për shqiptarët nën Serbi edhe për minoritetin serb në Kosovë, atëherë ky projekt duhet të bëhet publik edhe për qytetarët e Kosovës, të paktën pjesa thelbësore e tij, që nuk do ta rrezikonte rrugëtimin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare.
Gjysmë informatat dhe komentet e paautorizuara të shprehura pa u bazuar në dokument zyrtar, nëpër media, po krijojnë dilema, paqartësi dhe mosbesim tek qytetarët, ndaj shpalimi i propozimit franko-gjerman me publikimin e elementeve bazë të propozimit, do të ndihmonte për vazhdimin më dinamik të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me tema konkrete që përshpejtojnë edhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare, nëse ajo vërtetë në përmbajte dhe interpretim ka edhe kuptimin e njohjes reciproke, si qëllimi kryesor, në mënyrë të shkruar!
Por përderisa raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi është një kompromis i pranueshëm për dy palët që duhet pa vonesë të diskutohet dhe të pranohet, brengos fakti se ajo deklaron që në marrëveshje, duhet të përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa përmendur shqiptarët, në kuadër të pakos për marrëveshjen finale.
Dhe sado që, po sipas zonjës von Cramon, propozim dokumenti dhe zgjidhja që ofrohet është shumë afër me atë çka Kosova do dëshironte të shihte, që nënkupton njohjen e pavarësisë nga ana e Serbisë, në kërkesën që të dyja palët në dialog, ta pranojnë propozimin franko-gjerman, ajo nuk harron ta cekë përsëri, se gjoja në kuadër të këtij propozimi do, apo do duhej të zgjidhej edhe pengu i Asociacionit, e që unë nuk do t’i referohesha asociacionit si të tillë, por paketës së përgjithshme si kompromis, shton ajo.
Kështu që, përderisa zonja von Cramonë nga sa ka lexuar, thotë se propozimi franko-gjerman është shumë afër me atë që Kosova do të dëshironte të shihte dhe shton se do t’i këshilloja secilit që ta pranonte këtë”, edhe Qeveria e Kosovës duhet të tregohet më e hapur dhe transparente lidhur me propozimin franko-gjerman dhe ta bëjë publik e diskutojë së bashku me ekspertët dhe përfaqësues të spektrit politik, pozitës dhe opozitës, pasi që bëhet fjalë për një moment krucial të vendimmarrjes për inversin historik kombëtar e shtetëror të Republikës së Kosovës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".