Lexoni edhe:
Filozofia politike e klasikëve
Shkruan:ANALISTI - Reshat Badallaj
Gjithsesi, pas deklarimit përfundimisht refuzues nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kundër dekretimit për kryeprokuror të shtetit, të kandidaturës së kontestuar të Blerim Isufajt, i cili është shtyrë përpara me inercion dhe dallavere nga strukturat e nëntokës kriminale, mafiooligarkija dhe krimi i organizuar, dhe caktimit të Besim Kelmendit për ushtrues detyre, i cili as nuk e kishte marr guximin për të konkurruar për kryeprokuror, do të ishte zgjidhje e duhur e përkohshme që nga vetë Presidentja të propozohet për ushtrues detyre i dyti kandidatë në listën kandiduese me rezultat të votuar nga KPK-ja që ka qenë Prokurori i Prokurorisë Speciale Shqipdon Fazliu, madje i vlerësuar ndër kandidatët me cv. më të pastër dhe i pa ndikuar nga krimi i Organizuar.
- Tani më dihet botërisht se Blerim Isufaj është refuzuar dhe kontestuar për shkak të parregullsive në proces të cilat i kanë hetuar organizatat monitoruese nga shoqëria civile por ka pasur reagime edhe nga ana e ambasadave të shteteve më me ndikim, sikur kanë qenë ambasada amerikane, gjermane, britaneze, pra të gjitha ambasadat e QUINT-it.
Filozofia politike e klasikëve Lexoni edhe:
-Kjo nuk do mend dhe as që bëhet fjalë të jetë një prokuror ose gjyqtar që është i lidhur me bandat kriminale të nëntokës. S´do mend se për të qenë drejtësia si duhet, politika nuk duhet fare të përzihet në gjyqësi. Mirëpo, mjerisht te ne ka ndodhur që kur bandat më kriminale të nëntokës të lidhur me krimin i ulen qëllimisht në këtë kupolë të kalbur të drejtësisë njerëzit e tyre dhe kjo nuk është për tu habitur se përse ky sistem i drejtësisë na bëri horë para botës së qytetëruar. Për të mbuluar krimet, hajninë e kontrabandën një grup mafiozësh e kapen për fyti drejtësinë e dhe i vunë aty njerëzit e tyre dhe as që qanin kokën se këta pikërisht ishin argat të dëshmuar të kasapit të Ballkanit e të Evropës , Slobodan Millosheviqit.
Me rëndësi për këtë bandë kriminale është që ata të jenë njerëzit e tyre që të vjedhin dhe që të mos guxojnë fare ti burgosin, as ti trazojnë, por t´i kenë duart e lira. Dhe, merreni me men se sa kohë ne humbin për një prokuror kur dihet botërisht që janë vegël e bandave më kriminale të nëntokës në tërë Ballkanin se të mos flasim për në Kosovë. Pra, ky prokuror i thënçin nuk veproj sipas ligjeve dhe Kushtetutës së vendit,por veproj sipas krye banditëve dhe krye vagabondëve të bandave politike që mjerisht me besoni këtyre bandave kriminale po ju thonë parti politike.
Po a e dini se çka do të thotë kur një prokuror i shtetit se çka do të thotë të mbron interesat e qytetarit ose interesat shtetërore dhe jo të vepron jashtë ligjit dhe të vepron si i thonë ata krye hajnat, kryebanditët e bandave politike që e kishin për interesat e tyre personale, vidh sa të mundesh, bëhu super milioner me hajni, vidh djersën e qytetarit, vidh buxhetin e shtetit, vidh taksapaguesit dhe të mos burgoset askush dhe si mund t´i thuash prokuror që mbron interesat shtetërore dhe kombëtare, dhe jo që duhet zgjedhur, por urgjentisht duhet burgosur ky soj sorollopi, po kjo te ne nuk ndodhë sepse bandat politike e kanë drejtuar drejtësinë dhe jo ligji ose kushtetuta e vendit. Prandaj jemi në këtë pikë ku jemi.
Megjithatë nuk do të ishte vonë, për të vurë drejtësinë në binar dhe të përgjigjen të gjithë ata që kanë vepruar sipas urdhrave të bandës kriminale të nëntokës, personalisht jam për të zbardhur të gjitha planet e krimeve dhe hajnisë,sepse si ka mundësi kur një leckaman i deridjeshëm të bëhet super milioner dhe të siguroj pasuri për 30 breza. Dhe lëre që nuk burgoset po as që i´a prishin tymin e duhanit sepse kjo i bie që janë të gjithë të kapur në vallen e hajnisë dhe në vallen e krimit të organizuar, ndryshe nuk ka si shpjegohet kjo.
Duhet të ndalemi e të shikojmë sepse nuk di nëse opinioni e ka vënë re se si këtë krim akoma mundohen ta arsyetojnë dhe ta mbrojnë duke harruar se ka vdekur koha e tyre, ata kanë dhënë shpirt dhe janë vetëm xhenaze të gjalla e asgjë më shumë. Në këtë pozitë të rëndësishme do të ishte mirë që të zgjidhet njeriu qe do të vepron vetëm sipas ligjit, sipas Kushtetutës së vendit, pa ndikime të krye banditëve të bandave kriminale të nëntokës atëherë do vihej drejtësia në vend dhe do të pushonin edhe zërat e faktorit ndërkombëtar që deri më tani pareshtur kanë thënë dhe atë me shumë të drejtë se duhet të luftohet krimi. Ç´është e vërteta kanë filluar të shihen xixat e para se do burgosen të gjithë ata që kanë tradhtuar Kushtetutën e vendit dhe kanë vepruar jo sipas ligjeve, por sipas krye banditeve të bandave kriminale të nëntokës që herët a vonë do të zbardhen veprat kriminal të hajnave që vodhën shtetin dhe qytetarin. Të që e kanë vjedhur haram e paçin për jetë e mot, e mos e gëzofshin!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".