Lexoni edhe:
Kërkohet zgjidhje urgjente mbi bazën e ligjit dhe me guxim, stërzgjatja e lojës me kryeprokurorin e shtetit nuk ka justifikim
Shkruan: ANALISTI - RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI
Mungesa e këlyshit të Slobodan Milosheviqit, Aleksandër Vuçiqit në Samitin e Berlinit, tregon se ky nuk ka vend aty dhe është në siklet të madh nga faktori ndërkombëtar. Ky ish snajperit, njëkohësisht edhe tellall i kasapit të Ballkanit dhe të Evropës, gjakziut Slobodan Milosheviqit, e ka hetuar se ja kanë zënë bishtin me derë dhe se e ka hetuar se do ta linin e do ta përbuznin si një qen i zgjebosur.
-Për të mos i ndodhur një turp i madh i izolimit dhe injorimit në samitin e Berlinit, Vuçiq e ka quar atë "burrin" tjetër, përndryshe që quhet Ana Brnabiq, që nuk ja varë askush, gjë që kështu u pa hapur edhe pse mundohej të bie në sy me ca gjeste fëmijërore dhe bile kinse po e injoron kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Aleksandër Vuqiqi, ky ish TAMBURASH, e ka nuhatur larg se përpos injorimit që do ti bëhej, aty do të shihet si dele e zezë, edhe pse e përkrah Rusinë gjakatare dhe cariste, dhe do të mbështetej për muri, prandaj pikërisht atje e dërgoi atë “asistenten” e tij Ana Brnabiq që të nënshkruaj zbatimin e marrëveshjes, që me dëshirë kurrë nuk do ta nënshkruante Serbia fashiste, edhe pse nuk është të themi ndonjë superfuqi.
Mirëpo dorën në zemër i ka pak fajet edhe Evropa sepse Serbinë që moti e ka lazdruar si një fëmijë, por tani sikur më parë e kanë vërejtur se pak e kanë marr më shumë seriozisht dhe e kanë parë friken se do të penalizohej nga Bashkimi Evropian, dhe nuk kishin qare pa vënë "imza" në këto tri marrëveshje. Tani e kanë vënë në sprovë dhe në qoftë se provon Serbia, si e ka zanat dhelpërisht atë do ta godasin fuqishëm dhe me arsye. Aleksandër Vuçiqi , ky këlysh i Putinit e kishte edhe një siklet që të mos shkoj në Samit dhe aty ishte jo për ata burrështetas por edhe për një naiv që sajon lloj-lloj provokimesh në kufi me Kosovën dhe aq më keq se është kuptuar se ky të gjitha ato lëvizje provokative të luftës i bënë me urdhra të Rusisë sa për të turbulluar Ballkanin kur është në teh të thikës dhe humbjes së turpshme në Ukrainë, sepse këta bashkërisht e kishin menduar se Ukraina është kafshatë e lehtë dhe do të gëlltitet për tri-katër ditë, mirëpo kur e panë se do t´i mbetet në fyt që kishin përkrahjen e Evropës dhe Amerikës, nuk i ka mbet gjë tjetër pos këtyre provokimeve primitive.
Prandaj edhe do përballej në Berlin me detyrimin për distancim me Rusinë, mirëpo ata e kanë friken në palcë, se po luajti bisht Serbia, Rusia do e pranonte Kosovën dhe pastaj nuk i mbetet gjë tjetër pos të hapin varrin vetë. Sa i përket "Ballkanit të hapur" në shume shkrime në këtë gazetë liderë, që herët kam thënë se ka vdekur dhe vdiq, po jo vetëm kjo ide tradhtare dhe për interesa të tyre personale që paguheshin para me thasë, por, kanë vdekur edhe varrmihësit e Kosovës. Kjo krejt lehtë mund të vërtetohet se qindra herë e kam thënë, ndoshta ata këlyshët që ishin rrotull varrmihësve, si soji ati këlyshit të Jovica Stanishiqit, Baton Fazli qelit Haxhiut vdiqën me faqe të zezë, por edhe një gjë ju garantoj me kokën time se me vdekjen e Ballkanit të hapur, shume sosh që kanë lehur janë bërë MARAZ.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".