Modeli gjermano-francez për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin afatgjatë
Blerim Burjani
Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani
-Modeli gjermano-francez, për të cilin po flitet shumë, e rreth të cilit akoma nuk kemi detaje të plota dhe dokument zyrtar të konfirmuar, për qa sa kemi interpretime, është një model i rrezikshëm për paqen herët a vonë, sepse ky është vetëm një modeli i paqes së përkohshme dhe i instalimit të një lloji të konfliktit të ngrirë që nuk siguron zgjidhje të përhershme. Ky model duhet gjithsesi të marr një jo të madhe nga spektri politik dhe institucionet Kosovës. Ky model tejkalon edhe mandatin e OKB-së dhënë BE-së për dialog teknik.
Modeli Gjermano -Francez është i rrezikshëm për Kosovën si nga aspekti kushtetues dhe ai politik. Ky propozim-model nuk është i pastër gjerman por është model hibrid , i përpunuar dhe në vete bart rreziqet. Ky model nuk paraqet zgjidhje por paraqet konflikt të ngrirë me mundësi lufte përsëri, model i rrezikshëm, sepse nuk ofron zgjidhje të përhershme por ofron zgjidhje parciale , tranzitore, më shumë model pro serb për ta lutur Serbinë dhe joshur atë për të mos ia humbur shpresat afatgjata për Kosovën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".