Në Berlin vdiq dhe u varros me turp "Ballkani i Hapur" krijesë e spiunit Baton Haxhiu dhe Edvin Kristaq Ramës me pasardhësin e Millosheviqit, Vuçiq!

Në Berlin vdiq dhe u varros me turp
Në Berlin vdiq dhe u varros me turp

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 07 November 2022 - 10:43

Shkruan: ANALISTI - RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Burra, ju kofshi shëndosh se vdiq murtaja e zezë!

"Grobarve-varrmihësve"; Batonit te Jovica Stanishqit,spiunit me libreze zyrtare dhe i dënuar me vdekje nga Shtabi i UÇK-ES, djalit të Fazli Haxhiut, snajperistit dhe tamburashit të kasapit të Evropës,krimineli, Slobodan Milosheviqit, Aleksandër Rankoviqit, dhe pikturashit Edvinit të Kristaq Rames, vetëm qentë do ja vizitojnë varrin. Fati i tradhtarëve është që as rrasa e varrit nuk do t´ia drejtoj kurrizin dhe t´i marrin thasët me veti për t´i mbledhur eshtrat.

-Serbia fashiste dhe gjakatare kishte paguar para me thasë disa shpirtshitur dhe shpirtzinj për ta futur Kosovën, bijën e Shqipërisë nën kthetrat dhe gjirin e një zezenaje që quhet Serbi. Qarqet shoveniste serbiane që e kanë selinë në "Francuska numër 7", në Beligrad, aty ku e kanë strofkullën, Milan Komneniq, Dobrica Qosiq, Vasa Qubriloviq, pra nga kjo kope ku dalin stanet me langoj të tyre që lehin dhe shesin vendin për një asht lëshoi gjahun për të kafshuar hajnisht e helmueshëm Kosovën, pjesën veriore të Nënës Shqipëri, Kosovën. Kjo kope gjarpërinjsh në Ballkan kishte lëshuar jo më pak se 2200 spiun më të rrezikshëm, ndërkaq, në Kosovë 720 spiun, për të cilët kemi shkruar disa herë. Ndër ta me librezë zyrtare edhe spiunin Baton Fazli Haxhiun, që ndër shqiptar njihej si Fazli Qeli. Në, jo më pak se 10 vite kemi shkruar për spiunllëqet dhe demet e tij që ka bërë kundër Kosovës dhe në favor të Serbisë fashiste. Po ashtu, ne kemi (kam) shkruar pareshtur dhe kemi zbardhur të gjitha spiunllëqet e tij që bashkëpunoi me kriminelin, krye-spiunin e Serbisë fashiste që kishte bërë hatanë në Kosovë, Jovica Stanishiqin. Kemi shkruar edhe si Shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kishin (kinse) dënuar me vdekje dhe vendimi u muar në Likoc të Drenicës. Dhe, kurrë ky këlysh nuk morri guximin t´i lidh kijet me mua publikisht të paktën të më demantoj. Nuk guxon se i derdhet mielli dhe nuk guxon të del në sokak. Ky gjithmonë e futi bishtin ndër vegë dhe iku si zagarë i zgjebosur!

Dhe, shih për këtë, disa faqezinj,disa hajna, po këtë spiunë e dekorojnë me Medalje të UÇK-s, po, po, kështu ka ndodhur kur disa qen’ bir qena për interesa të tyre personale e bënë këtë faqe të zezë e kurrë ditë të bardhë mos pafshin, dhe i kam sharë publikisht në rrënjë e në degë. Shovenistët serbian të gjakut që u buron nën dej të Drazh Mihajlit (Dragutin Mihajloviqit), që në Kosove njihet si çetnik Drazha, që kishte thënë se duhet lëshuar kosa e vdekjes në kokat shqiptare, e pollën Balkanin e Hapur dhe zgjodhën Baton Stanishiqin,djalin e Fazli Qelit,tamburashin dhe snajperistin e kasapit të Balkanit dhe të Evropës, Aleksandër Vuçiqin dhe Edvinin e Kristaq Rames, atë pikturashin. Kjo bandë mafioze nuk lanë gur’ e dru pa lëvizur që Kosovën ta fusin nën thikën dhe hanxharin serbian, mirëpo, Kosova nuk e hëngri këtë pykë. Dhe, vulë dhe çekiç i vuri Gjermania e sotme dhe e lavdishme në Berlin se kjo ide me hile nuk shitet dhe se kot e kanë këta varrmihës. Pra, kjo ide tradhtare vdiq dhe vetëm qentë do ia vizitojnë varrin!

Dhe krejt në fund, për mos t´i ra muhabetit rrotull jam tepër i kënaqur që nga fillimi e kemi kundërshtuar me shkrimet e mia këtë murtajën e zezë që doli nga hiri i zezenajes Serbi fashiste. Dhe, nuk na mbetet gjë tjetër pos asaj: Ju kofshi shëndosh se vdiq ideja e Serbisë Fashiste me murtajën e zezë Ballkani i Hapur dhe këtyre tradhtarëve ju them se keni mbetur me gishta në gojë (e byth’) dhe kaq. Kaq kësaj radhe nga unë, Reshat Badallaj-Zhuriani, Zhur, krahina e Lumes, Republika e Shqipërisë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".