Kjo është tepër e rrezikshme për shtetin, spiunët e BIA-s serbe dhe të Aleksandër Vuçiqit kanë zënë pozita edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës?

Kjo është tepër e rrezikshme për shtetin, spiunët e BIA-s serbe dhe të Aleksandër Vuçiqit kanë zënë pozita edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës?

Gani Qarri

  • 08 November 2022 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Nëse njëmend është e vërtetë krejt ajo që u tha nga ish deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq se hetimet e një institucioni si ato të Prokurorisë Speciale të Kosovës të cilat në vend se të mbesin sekrete, për çasjet e jashtme, e veçanërisht për një shtet ish okupator të Kosovës, si Serbia, brenda pak orësh nëse jo edhe minutash,përfundojnë në duar të Vuçiqit, atëherë shtrohet pyetja më tepër se alarmante se në çfarë situate të rrezikshme gjendet shteti i mjerë i Kosovës nga sekretet e transferuara ilegalisht, prej sekseserve të të ashtuquajturës "Prokurori Spec iale" drejtpërsëdrejti në duart e Vuçiqit, prej njerëzve që populli mendon se punojnë për institucionet më të besueshme të vendit dhe shtetin e Kosovës.

-Është shumë shqetësues fakti i zbuluar nga ish deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, për kontrollin e pakufishëm që Vuçiqi dhe Serbia fashiste, për kohë kaq të gjatë, vazhdojnë ta ushtrojnë brenda përbrenda vet institucioneve më të ndjeshme të Republikës sër Kosovës, përfshirë edhe shtyllën kryesore të funksionimit të ligjit, si Prokurorinë dhe Gjyqësorin e kalbur të vendit. Këtë të dhënë e ka bërë publike së fundi, vet ish deputetja Rada Trajkovic, e intervistuar nga Prokuroria speciale e Kosovës me premtimin dhe marrëveshjen që intervistimi i saj dhe dëshmia lidhur me informacionet që ka rreth vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç, të ruhen konfidencialisht dhe mbeten tërësisht të mbrojtura, një marrëveshje e cila, përveçse nuk ka funksionuar, nga vet Prokuroria edhe u përcoll drejtpërsëdrejti në duart e Vuçiqit në Serbi.

Politikania e serbe e Kosovës Trajkoviç ka treguar se deklaratën qe e ka dhënë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, në vdend se të ruhej dhe mbetej sekrete për shkak të hetimeve, nga Prokurofria Speciale e Kosovës, ka përfunduar menjëherë në duar të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit. Madje deklarata e saj, dhënë Prokurorisë Speciale, "kopi pastë", menjëher të nesërmen është bërë publike nga Presidenti serb Vuçiq në një konference të mbajtur për media ku edhe janë lexuar pjesë origjinakle nga dëshmia e sajë e dhënë para Prokurorisë Speciale në Prishtinë. Dhe ndonëse ishin veprime para hetimore, ato megjithatë, përfunduan në duart e Vuçiqit, gjë që duhet të garantohet sekreti",citohet të ketë deklaruar deputetja Trajkoviç.

Fakt ky shumë shqetësues dhe një arsye tjetër edhe më e fuqishme për të vënë në lëvizje të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës, duke filluar nga hetimi i brendshëm dhe verifikimi i vetë stafit profesional, teknik e logjistik të Prokurorisë Special dhe asaj të shtetit. Me këtë rast flagrant,kërkohet angazhimi i një njësie hetimore dhe verifikuese edhe në radhët e vet policisë vendore, nga një ekip i profesionalizuar i AKI-së, për të kërkuar, hetuar dhe verifikuar cv-n e të gjithë zyrtarëve të punësuar në institucionet e shtetit, ku hetohen rastet e ndjeshme që kanë të bëjnë, sidomos me krimin e organizuar dhe sigurinë e shtetit, ku hartohen, deponohen dhe ruhen dokumente që për një kohë të caktuar konsiderohen të klasifikuara dhe nuk guxojnë të jenë objekt i publikimit, dhe duhet të ruhen nga të gjitha format e keqpërdorimit për çrrënjosjen e krimit. Kështu që, nëse vërtet, krejt ajo që ka thënë ish deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq, për rrjedhjen e hetimeve të një institucioni si Prokuroria Speciale e Kosovës të cilat në vend se të mbesin sekrete, brenda pak orësh nëse jo edhe minutash,përfundojnë në duar të Vuçiqit, atëherë shtrohet pyetja se në çfarë situate të rrezikshme gjendet shteti i Kosovës nga sekretet e transferuara prej sekseserve të të ashtuquajturës "Prokurori Speciale" në Serbi nga njerëz që punojnë brenda institucioneve më të besueshme të shtetit të Kosovës.

Njerërz të dyshimtë që tash e mbi dy dekada nuk e kanë kaluar asnjëherë verifikimin e AKI-së dhe testin e instancave më të besueshme të sigurisë në vend. Vet ky tregim i kësaj deputete është një fakt që flet për të gjitha këto vite se Serbia vërtetë është futur thelle ne sekretet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe i ka të gjitha informatat se çfarë po ndodhë dhe planifikohet nga institucionet e brendshme të ven dit tonë!

Fakt ky që flet shumë për rrezikun e mundësisë së rekrutimit të një kontingjenti tepër të madh të personelit, ku mundë të ketë shumë shqipfolës të shitur neper institucione, të cilët ia kalojnë Serbisë, te dhënat e ndjeshme te institucioneve shtetërore, të dhëna që mundë të kenë pasoja shumë serioze jo vetë politike por edhe strategjike të sigurisë së përgjithshme të Republikës së Kosovës! Shqetësimi i ngritur nga deklarata e deputetes Rada Trajkoviç, është edhe një tjerë argument plus pse brenda për brenda, institucioneve të drejtësisë së kalbur të Kosovës, duhet të futet urgjentisht procesi i Vettingut gjithëpërfshirës, dhe verifikimit të thellë për dekriminalizimin e njëmendtë e rrënjësor të tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".