Lexoni edhe:
Lidhje spiunazhi me kabinetin e Aleksandër Vuçiqit dhe në shërbim të nëntokës kriminale e mafies
Shkruan:ANALISTI - Faik Krasniqi
Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk i gëzojnë as të drejtat elementare në Serbi. Shteti serb i ka ç’regjistruar edhe nga regjistrat një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve. Kurse në Medvegjë ka bërë masakër me librat amzë. Serbët në Kosovë gëzojnë super të drejta. Madje kanë të drejta më shumë se ne shumica shqiptare.
- Serbia lufton për serbët në Kosovë. Kuptohet për interesa të saj dhe jo të serbëve që jetojnë këtu. Përmes Listës serbe shantazhon shtetin e Kosovës. U pa me veprimin e fundit. Ne brengosemi për Asociacionin që e kërkon Serbia. Por nuk brengosemi për shqiptarët që jetojnë në atë pjesë që dikur ishte pjesë e Kosovës. Kur Serbia ka të drejtë të luftoj për serbët në Kosovë, pse mos të kemi të drejtë edhe ne të luftojmë për shqiptarët atje.
Dihet çfarë Asociacioni kërkon Serbia. Janë ndërruar shumë Qeveri dhe kryeministra prej se është nënshkruar marrëveshja në Bruksel për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sikur të ishte aq e thjeshtë do e kishin kryer qeveritë e mëhershme, sepse Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 e dha verdiktin e saj për këtë Asociacion. Ai Asociacion ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Ta dimë një gjë. Për Asociacion sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës nuk lufton Serbia. Është në pyetje e ardhmja e Kosovës dhe mos ta luajmë patriotin e tradhtarin, trimin e frikacakun. Do të ishim një shtet gjysmak gjithmonë të shantazhuar nga Serbia nëse pranojmë një Asociacion siç do Serbia. Asociacion vetëm sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".