Lexoni edhe:
Politika serbe urgjentisht duhet të sanksionohet dhe izolohet, BE-ja sikur po harron që luftërat e karakterit lokal po zhvillohen në tokën e saj
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Shumë nga zyrtarët që janë pranuar pas luftës në marrëdhënie pune, e që janë instaluar nga ish-SHIK-u ilegal në poste të rëndësishme nëpër institucionet e shtetit, sikur gjykatës, prokuror, epror të lartë policie etj, praktika e ka dëshmuar se ata janë pranuar pa kritere dhe janë emëruar në poste të rëndësishme që nuk janë për nivelin e tyre. Në pothuajse të gjitha rastet, ku kemi emërime jo profesionale në institucionet e shtetit, ata shumë shpejtë kanë ra në konflikt me ligjet e institucioneve, duke i pas parasysh qëllimet e tyre për tu pasuruar dhe duke ua kryer detyrat që ua kanë dhënë „ shefat e mëdhenj“te sih-SHIKut që i kanë emërua në ato poste.
- Tani qytetarët po presin me padurim që të miratohet ligji i Vettingut, dhe njëherë e përgjithmonë këto institucione të spastrohen nga ata njerëz te kriminalizuar në pushtet që e kanë pru në këtë gjendje këtë Kosovë, që dikur sa ishim nën okupim mendonim se nëse çlirohemi nga serbët, Kosova shumë shpejtë do ti arrij shtetet e zhvilluara të BE-së. Tani kur po dëshmohet e kundërta, çdo qytetari i ka humb shpresa për të jetuar në Kosovë, dhe lirisht mund të thuhet se ky është kulmi i absurdit dhe dëshmia e lidhjes së fuqishme të njerëzve të ndryshëm në sistemin e drejtësisë me krimin.
Nuk ka më banale dhe më të tmerrshme se kur në sistem të drejtësisë vendosen e instalohen qellimisht njerëzit që ja bëjnë shërbimin Mafio-politikes dhe Mafio-Oligarkise. Prandaj nuk është befasi derisa të tillët marrin guximin dhe deklarohen se nuk e paskan ditur që edhe armëmbajtja pa leje është vepër penale. Kështu ka deklaruar bashkëshortja e gjykatësit Sali Berisha, Zylfije Thaçi-Berisha, e cila është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj bashkëshortit të saj, e ku ka thënë se nuk e di që mbajtja në pronësi e armës pa leje, përbën vepër penale. Në këtë rast, bashkëshorti i saj, gjykatësi Sali Berisha po akuzohet për marrjen e 2 mijë eurove ryshfet dhe posedim të revoles pa leje me dhjetë fishekë! Gjatë bastisjes së banesës së tyre, të realizuar më 19 shtator 2019, është gjetur një revole e tipit “Zaza Mini” së bashku me 10 fishekë , si dhe shuma prej 10 mijë euro.
Sipas aktakuzës së ngritur më 5 shkurt 2020, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i pandehuri Sali Berisha, gjyqtar në Departamentin për Krime të rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, akuzohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë kishte kërkuar dhe kishte pranuar përfitim në mënyrë që të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.
Siç thuhet në aktakuzë, më 19 shtator 2019, i pandehuri Berisha ishte takuar me dëshmitarin F.Z, prej të cilit kishte pranuar shumën prej 2 mijë euro, e të cilët ishin akorduar që në një rast ku për dy vepra penale “Kontrabandimi me emigrantë” ishte i akuzuar vëllai i dëshmitarit F.Z, i pandehuri Berisha, si kryetar i trupit gjykues, të shqiptojë dënim të favorshëm, ku për këto vepra kishte shpallur dënim prej tre viteve, me kusht që brenda dy viteve të mos kryejë vepër tjetër penale.
Për këtë, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” sipas nenit 421, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 12 vjet. Përpos kësaj, gjykatësi Berisha, është duke u akuzuar se deri më 19 shtator 2019, ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Zaza Mini”, të kalibrit 8 mm, së bashku edhe me 10 fishekë, e cila i ishte sekuestruar me rastin e bastisjes në banesën e tij në Pejë. Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në një mbledhje të jashtëzakonshme, më 20 shtator 2019, e kishte pezulluar gjykatësin Sali Berisha, pas arrestimit të tij, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale të korrupsionit.
Rastet e tillë të zbutjes së dënimit për vepra të rënda penale flasin mjaft, për krim e korrupsion, për lidhjen e fuqishme të prokurorëve dhe gjyqtarëve me strukturat serioze të krimit. Ky rast, por edhe shumë raste të tjera të ditura por të pa denoncuara e të pa zbuluara, është argument shtesë pse duhet nxituar për ta miratuar Ligjin Vetting, që është duke u vonuar, mjet i vetëm efikas për ta pastruar sistemin e drejtësisë dhe shkëputur nga ndikimi i grupeve kriminale të interesit, dhe shërbimi në mbrojtje nda formave të ndryshme të veprimit te mafies.
Sa me pare te miratohet ligji i Vettingut dhe jetësimit te tij neper institucionet e Kosovës, si dhe ligjit te konfiskimeve te pasurive te pajustifikueshme, do te filloj të ju kthehet shpresa legjitime e qytetarëve të Kosovës, që janë në pritje të gjatë, dhe me këto ligje do të shërohen institucionet e shtetit që ishin të infektuara nga krimi i organizuar, dhe qytetarëve do të ju kthehet shpresa për të jetuar në shtetin e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".