Lexoni edhe:
Këta super hajnat që sunduan dy dekada e kapën shtetin, harruan tërësisht krimet e Serbisë duke u vërsulur për ta zhvatur shtetin
Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Kosova kërkohet ta ruan me çdo kusht karakterin unitar të shtetit. Plani franko-gjerman përcakton një baza ta platformës mbi të cilin kërkohet të bisedohet me shtetin serb. Nuk ka të dhëna se çka përmban plani. Të dhënat zyrtare mungojnë. Kemi vetëm deklarime jo të kompetentëve mbi planin. Megjithatë,po themi se parashikohet një marrëveshje pa njohje reciproke në bazë.
- Këtu nuk ka shumë se çka mendohet! Marrëveshja pa njohje nuk ka ndonjë vlerë nëse nuk ka zgjidhje të raporteve me shtetin serb. Marrëveshja pa bazën e njohjes së shtetit nuk dihet se çka rregullon? Në fakt, këso marrëveshje të veçanta me shtetin serb të Kosovës kemi që nga viti 2011. Janë mbi 30 marrëveshje të nënshkruara dhe asgjë nuk kemi të rregulluar në mes Serbisë dhe Kosovës. Konfliktet janë gjithë ditën prezent. Anëtarësimi i Kosovës në OKB bëhet në dy mënyra: Së para, kur nuk ka veto në KS të OKB-së dhe së dyti,me 2/3 e votave në Ansamblenë e Përgjithshme të OKB-së. A mjafton marrëveshja, pa njohje me shtetin serb, për të u anëtarësuar Kosova në OKB, nuk ka të dhëna se si shtetet me të drejtën e vetos do të vendosin.
Fjala është këtu për Rusinë dhe Kinën. Plani de-fakto i shtetit të Kosovës pa e njohur de-jure nuk ka të dhëna se si do të veprohet në mekanizmat ndërkombëtar. Kjo do të fillon me njohje të shtetit të Kosovës nga 5-ja e UE, me anëtarësim në Këshillin e Evropës, në UNESKO dhe në Interpol. Anëtarësimi në OKB është akti më i rëndësishëm i veprimtarisë së Kosovës në botë. Kështu duket se planifikon plani franko-gjerman! Megjithatë, nuk dihet saktësisht se si dhe çka përcakton? Një zgjidhje e tillë, edhe pa njohje, me anëtarësim ne OKB, është pozitive në themel. Çdo gjë varet se si dhe çka me asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Një asociacion i tillë i një etnie dhe me pushtet ekzekutiv, dëmton në themel shtetin unitar të Kosovës. Me atë organizim de-jure të këtyre komunave ndahet Republika. Këtë asociacion të komunave me shumicë serbe dhe me këto mënyra të organizimit e të kompetencave kurrë nuk duhet pranuar. Kosova nuk funksionon me një Republikë serbe brenda saj. Një - etnia është kundër çdo norme të organizimit të vendit. Edhe me vetë Kushtetutën e Kosovës kjo ndalohet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".